Spring naar inhoud
Urgjencë

Projektet SEI në Shqipëri

TAP do të mbështesë një gamë të gjerë projektesh për komunitetet nëpër të cilat kalon gazsjellësi.

Programi i Investimit Social dhe Mjedisor (SEI) i TAP-it, e tejkalon shumën prej 14 milion €. Projektet do të përqendrohen në:

  • Cilësinë e jetesës së komuniteteve vendase, duke e vënë theksin në rehabilitimin e shkollave.
  • Zhvillimin e kapaciteteve që kanë lidhje me komunitetet nëpër të cilat kalon TAP
  • Mjetet e jetesës, duke e vënë theksin në nismat në bujqësi
  • Donacionet dhe përballimin e emergjencave

Përfaqësues të TAP-it janë në dialog të vazhdueshëm me komunitetet vendase  dhe me çdo nivel qeverisës për të vënë në zbatim projektet SEI për të cilat është rënë dakord në mënyrë reciproke e që mbështesin përparësitë e vetë komuniteteve për zhvillim.

Zbuloni disa nga projektet SEI të zbatuara në Shqipëri.

Salla e Koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë, e restauruar nga TAP dhe Ministria e Kulturës hap dyert për publikun

Si pjesë e programit të investimeve Social Mjedisore (SEI), gazsjellësi Trans- Adriatik (TAP- AG), së bashku me Ministrinë e Kulturës bashkë financuan restaurimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e sallës së koncerteve në Universitetin e Arteve në Tiranë (UAT).
Ndërtesa, e cila gëzon statusin e monumentit të kulturës së kategorisë II. Hapi dyert për publikun në 20 tetor 2023 me një mbrëmje Gala, të organizuar në “Ditën e Artistëve”.

Lexo më shumë