Reagimi në rast emergjence
TAP-i disponon sistemet, resurset dhe personelin e trajnuar që nevojiten për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive emergjencave dhe për të mbrojtur njerëzit, mjedisin, asetet tona dhe komunitetet ku operojmë.
TAP-i bashkëpunon me shërbimet kombëtare dhe vendore të emergjencave, autoritetet kompetente, kontraktorët tanë për operimin dhe mirëmbajtjen, si dhe organizata të tjera relevante për të patur një përgatitje të përshtatshme për reagim ndaj emergjencave.
Reagimi ndaj krizave dhe emergjencave
Ne zbatojmë qasjen e ‘një aseti të vetëm’ në rast të krizave dhe emergjencave. Një Plan i Përbashkët për reagimin ndaj Krizave dhe Emergjencave zbatohet në të gjithë strukturat e TAP-it dhe mbështetet nga plane reagimi specifike sipas vendit dhe objektit. Këto struktura mbulojnë seksionin detar dhe tokësor të tubacionit TAP, stacionet e kompresorëve, Terminalin Pritës të Tubacionit dhe objekte të tjera operative në Greqi, Shqipëri dhe Itali.
Struktura e TAP-it për reagimin ndaj krizave dhe emergjencave është e organizuar në dy nivele:
- Niveli 1- Nivel Emergjencë: reagimi operacional menaxhohet nga Ekipi i Reagimit në rast Emergjence në ose pranë vendit të incidentit. Ekipi koordinon reagimin e menjëhershëm, vlerëson situatën, mbështet ndërhyrjen në terren dhe bashkëpunon me shërbimet e jashtme të emergjencës sipas nevojës.
- Niveli 2- Nivel Krizë: menaxhimi strategjik dhe taktik kryhet nga Ekipi i Menaxhimit të Krizave. Ekipi vendos prioritetet dhe drejtimin e përgjithshëm, koordinon reagimin në të gjithë kompaninë dhe menaxhon implikimet e ngjarjes më gjerësisht në veprimtarinë e biznesi, te grupet e interesit dhe reputacionin e kompanisë.
Kontrolli në rast emergjence dhe monitorimi i tubacionit mbështeten nga strukturat e integruara të monitorimit të TAP dhe Qendra Mbikëqyrëse e Kontrollit në Itali. TAP gjithashtu disponon Ekipet e Reagimit ndaj Emergjencave brenda organeve të menaxhimit të aseteve në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Rolet e tyre, përgjegjësitë, procedurat e njoftimit dhe protokollet e ndërveprimit të tyre me shërbimet e jashtme në rast emergjence përcaktohen në planin përkatës të reagimit të objektit.
Kontraktorët e TAP- it për operimin dhe mirëmbajtjen sigurojnë personelin specialist dhe burimet e nevojshme për ndërhyrje në terren. Në varësi të vendndodhjes dhe natyrës së emergjencës, ekipet e TAP gjithashtu koordinohen me shërbimet kombëtare dhe lokale të mbrojtjes ndaj emergjencave dhe autoritetet e tjera kompetente.
Trajnimet, ushtrimet e simuluara dhe përmirësimi i vazhdueshëm
TAP zhvillon periodikisht trajnime për reagimin ndaj emergjencave, stërvitje dhe ushtrime të simuluara për të testuar planet, strukturat e komunikimit, procesin e vendimmarrjes, mobilizimin dhe koordinimin ndërmjet Ekipit të Reagimit ndaj Emergjencave, Ekipit të Menaxhimit të Krizave, dispeçerëve, kontraktorëve dhe shërbimeve të jashtme të mbrojtjes ndaj emergjencës.
Mësimet e identifikuara gjatë ushtrime të simuluara dhe ngjarjeve reale regjistrohen dhe përdoren për të forcuar planet, procedurat, trajnimin dhe strukturat e reagimit. ushtrimet e simuluara mund të përfshijnë gjithashtu struktura të jashtme ose vëzhgues të pavarur për të mbështetur sigurinë dhe përmirësimin e vazhdueshëm. Procedurat aktuale të reagimit ndaj emergjencave vazhdojnë të testohen përmes ushtrime të simuluara në rang vendi dhe objekti, duke përfshirë evakuimin e planifikuar dhe stërvitjet e bazuara në skenarë.