Spring naar inhoud
Urgjencë

Të zbulojmë dhe të reagojmë ndaj rrjedhjeve të gazit

Pronarët e tokave, kontraktorët dhe bizneset vendore duhet të jenë në dijeni të risqeve që lidhen me tubacionet me presion të madh, si të zbulojnë rrjedhjet e mundshme të gazit dhe çfarë të bëjnë nëse e dallojnë një të tillë.

TAP-i operon duke u fokusuar absolutisht në cilësi, shëndet, siguri dhe mjedis, dhe në përputhje me standardet e rangut botëror të parapërgatitjes. Për këtë qëllim, TAP-i ka një qasje proaktive dhe përdor teknologjinë më të përditësuar për të mbështetur inspektimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të veta.

Qendra e kontrollit e TAP-it në Itali monitoron të gjithë sistemin e transportit për treguesit e këtij presioni, për furnizimin me energji, temperaturën dhe rrjedhën e gazit, ndërsa sistemi SCADA siguron informacion në kohë reale përmes fibrës optike, 365 ditë të vitit.

Për më tepër, në secilën zonë dhe në secilin vend pritës zbatohet një program dhe plan gjithëpërfshirës trajnimi për emergjencat.

Megjithatë, në raste të dëmtimeve madhore në tubacionin e gazit me presion të lartë, mund të ketë rrjedhje ose çarje. Kjo mund të rezultojë në çlirimin e gazit natyror nën presion, çka mund të sjellë disa rreziqe të caktuara, përfshirë:

  • krijimin e një krateri në pikën e dështimit
  • nxjerrjen e mbetjeve nga krateri
  • goditje me trysni zhvendosëse
  • spërkatje me gaz me shpejtësi të lartë
  • zhvendosje të oksigjenit që mund të shkaktojë asfiksi

Gazi natyror merr flakë shumë shpejt dhe mund të ndizet nga burimet e ndezjes, si nxehtësia, shkëndijat, rrufetë, etj. Në skenarin ekstrem të rrjedhjes së gazit që nuk identifikohet dhe vihet nën kontroll menjëherë nga ekipet e operacioneve dhe përgjigjes së TAP-it, dhe nëse gazi që rrjedh ndizet, ai mund të shkaktojë zjarr.

Si të zbulojmë rrjedhjen në tubacion

Një rrjedhje gazi natyror mund të identifikohet me shikim, nga zhurma ose me nuhatje.

  • Shikimi: zjarri nga toka ose mbi tokë, bimësia që ka humbur ngjyrë, uji që bulëzohet, tokë e thatë dhe e çarë, re në që duken si avull, mbetje që dalin nga një vrimë në tokë, ose dëmtime mekanike të tubacionit.
  • Zhurma: një fishkëllimë e lartë ose zhurmë buçitëse
  • Aroma: gazi natyror i thatë i transportuar nga TAP-i nuk ka erë. Kështu që, nëse në ajër ka aromë “vezësh të prishura” atëherë ka gjasa që rrjedhja të vijë nga një shoqëri e shpërndarjes së gazit aty pranë.

Përgjigja ndaj një rrjedhjeje gazi

Nëse dyshohet për rrjedhje të tubacionit, është jetike që të gjitha veprimet e ndërmarra, si ato të përgjigjes urgjente (qoftë nga shërbimet e emergjencave, operatori i tubacionit, apo nënkontraktorët) të sigurojnë që një zonën përreth rrjedhjes të mos futet ASNJË burim i mundshëm ndezjeje, duke qenë se gazi natyror ndizet shumë lehtë.

Në rast incidenti, duhet të ruhet një distancë minimale fillestare evakuimi: më shumë se 250 metra për rrjedhje që është ndezur dhe rreth 550 metra për rrjedhje që nuk është ndezur. Kjo distancë duhet të ruhet në çdo moment, derisa një ekspert kompetent i TAP-it të jetë i pranishëm në vend dhe të konfirmojë përmasat dhe presionin e rrjedhjes.

Çfarë të BËJMË nëse dyshojmë për një rrjedhje

  • LARGOHUNI menjëherë nga zona më këmbë.
  • ZHVENDOSUNI nga tubacioni i ndikuar në një distancë sigurie (550+ metra) dhe në drejtim të kundërt me erën.
  • SIGUROHUNI që në zonë të mos përdoret asnjë burim i mundshëm ndezjeje, përfshirë telefona të lëvizshëm, pajisje radio, cigare, çakmakë, shkrepëse dhe mjete motorike.
  • NJOFTONI njerëzit aty pranë dhe mundohuni t’i largoni nga zona.
  • Kur të jeni në distancë të sigurt,NJOFTONI numrat e emergjencës së TAP-it

Çfarë të MOS BËJMË nëse dyshojmë për një rrjedhje

  • MOS u mundoni të gjeni burimin e rrjedhjes.
  • MOS ndizni mjete motorike apo makineri në zonë.
  • MOS shkaktoni zjarre të hapura apo burime të tjera të mundshme ndezjeje, si furnizim me energji elektrike, ndezjen e një shkrepëse, pirje duhani, etj.
  • MOS u afroni më shumë se distanca minimale e evakuimit (më shumë se 250 metra nëse gazi është ndezur dhe të paktën 550 metra nëse rrjedhja nuk është ndezur).
  • MOS përdorni telefona, pajisje elektrike nëse nuk jeni në distancë të sigurt.
  • MOS u përpiqni të fikni zjarrin e gazit natyror. Prisni shërbimin e zjarrfikësve dhe profesionistë të tjerë të emergjencave.
  • MOS qëndroni në drejtimin e fryrjes së erës në lidhje rrjedhjen.

Puna me shërbimet vendore të emergjencës

Pas njoftimit lidhur me një incident apo rrjedhje të mundshme, TAP-i do të mobilizojë menjëherë personelin e trajnuar për të izoluar tubacionin, për të ndaluar rrjedhjen dhe për të ndihmuar zyrtarët publikë dhe ata të emergjencave.

TAP-i po punon ngushtë me shërbimet vendore të emergjencave në vendet e veta pritëse. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, zyrtarët vendorë kryejnë ushtrime periodike për emergjencat, për të ndihmuar në parandalimin e incidenteve dhe për të siguruar që janë të përgatitur për këto emergjenca.

Telefononi përpara se të gërmoni!

Punimet e paautorizuara të kryera në zonën e pronësisë së kufizuar të Gazsjellësit Trans Adriatik ose në afërsi të objekteve të tij mund të cenojnë sigurinë e operacioneve të gazsjellësit. Mos anashkaloni asnjë incident. Ju lutemi raportoni në kohë.
Lexo më shumë