Pyetje të Shpeshta
Çështjet tregtare
-
Për shkak të kufizimeve të Covid-19, TAP-i ka vendosur të pranojë marrjen në mënyrë elektronike të kopjeve të skanuara të dokumenteve, të nënshkruara rregullisht nga nënshkruesi/ët e autorizuar, siç kërkohet për regjistrimin. Kopjet fizike të dokumenteve origjinale të nënshkruara duhet të dorëzohen dhe të shkëmbehen kur t’a lejojnë rrethanat ose siç mund të kërkohet ndryshe nga TAP-i.
Për sa i takon marrëveshjes për ruajtjen e konfidencialitetit, ajo duhet të nënshkruhet dhe ekzekutohet si pjesë e procesit të regjistrimit. Prandaj, TAP-i kërkon që palët e interesuara të respektojnë sa vijon:
- Lutemi të merrni masa që një nënshkrues i autorizuar (me tagra përfaqësimi të shoqërisë) të nënshkruajë marrëveshjen për ruajtjen e konfidencialitetit. Marrëveshja për ruajtjen e konfidencialitetit duhet të lihet pa datë.
- Lutemi të dërgoni një kopje të skanuar të marrëveshjes për ruajtjen e konfidencialitetit (të gjitha faqet, por pa datë) tek TAP-i, në adresën commercial@tap-ag.com, së bashku me konfirmimet e mëposhtme me shkrim/postë elektronike nga nënshkruesi i autorizuar:
- versioni elektronik i marrëveshjes së nënshkruar për ruajtjen e konfidencialitetit i bëhet për dijeni TAP-it pa kushte;
- me nënshkrimin e faqes së nënshkrimeve nga ana e TAP-it, TAP-i lejohet të shtojë faqen e nënshkrimit të TAP-it në një kopje të printuar të kopjes elektronike të nënshkruar nga pala dhe më pas të vendosë datën dhe të ekzekutojë marrëveshjen si një akt i vetëm ligjërisht i detyrueshëm; dhe
- që TAP-i të ekzekutojë dokumentet në përputhje me sa më sipër, nuk kërkohen miratime të mëtejshme nga pala.
- Më pas, TAP-i ekzekuton dokumentet elektronike në përputhje me sa më sipër dhe i dërgon palës një kopje të skanuar të marrëveshjes për ruajtjen e konfidencialitetit të nënshkruar.
-
Sipas Kodit të Rrjetit të TAP-it, komunikimet operative mes TAP-it dhe transportuesve do të kryhen përmes kanalit kryesor Edig@s, standardi për shkëmbimin e mesazheve elektronike, i zhvilluar nga Shoqata Evropiane për Përmirësimin e Shkëmbimit të Energjisë - Gazit (EASEE-gas). Për këtë qëllim, pas shkëmbimit të parametrave teknike dhe konfigurimit të ndërfaqes, do të kryhet një testim teknik i lidhjes, si dhe një testim funksional i mesazheve të paracaktuara Edig@s.
Testi i komunikimit do të kryhet pas marrjes së njoftimit për realizimin e konfigurimit.
-
Cili është dallimi mes përfaqësuesit të autorizuar (pika 1.3 e formularit të regjistrimit) dhe përfaqësuesit ligjor të shoqërisë (pika 1.8 e formularit të regjistrimit)?
Përfaqësuesi i autorizuar është zakonisht një individ i autorizuar për të përfaqësuar dhe vepruar në emër të shoqërisë mbi bazën e dokumenteve të përfaqësimit, p.sh. prokurë, autorizim, etj.
Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë zakonisht nënkupton dikë të autorizuar për të përfaqësuar dhe vepruar në emër të shoqërisë mbi bazën e pozicionit të tij drejtues në shoqëri, si p.sh. Drejtori, DPE, etj.
Sipas këtyre përshkrimeve, përfaqësuesi i autorizuar që duhet të shënohet në pikën 1.3 të formularit të regjistrimit, ndërsa përfaqësuesi ligjor i shoqërisë që kërkohet në pikën 1.8 të formularit të regjistrimit mund të jenë i njëjti person.
-
Pagesa duhet të kryhet para dorëzimit të aplikimit. Lutemi të kryeni pagesën vetëm pak kohë përpara dorëzimit të formularit të regjistrimit, për t'i dhënë mundësi departamentit të kontabilitetit të TAP-it që të lidhë pagesën me detajet e formularit fillestar të pjesëmarrjes.
Karriera
-
Ju lutemi të përdorni me faqen e rekrutimit në internet për të kontrolluar dhe aplikuar për vende të lira pune.
Kur të gjeni një vend të lirë pune me interes, do t’ju duhet të regjistroheni në internet dhe të hapni një Profil Kandidati, ku mund të ngarkoni një CV, një letër aplikimi dhe dokumente të tjera me rëndësi.
N nuk pranojmë aplikime të dërguara me mënyra të tjera, si: posta, e-mail apo faks
-
Ju lutemi kontrolloni sa vijon:
a) A keni përfunduar hapjen e llogarisë tuaj të kandidatit? Shikoni "Si të aplikoj për një vend punë me TAP-in?".
b) A është lidhja juaj e internetit e qëndrueshme?
c) A e rifreskuat faqen web pas një sesioni të gjatë dhe provuat sërish të ngarkoni CV-në tuaj?
d) A keni plotësuar të gjitha fushat e detyrueshme para se të dorëzoni aplikimin tuaj?
e) A e keni dorëzuar CV-në tuaj për një aplikim tjetër? Ju mund të gjeni konfirmimin tuaj në dosjen SPAM.Në rast se keni nevojë për mbështetje të mëtejshme teknike, ju lutemi dërgoni një email tek ekipi i rekrutimit të TAP në recruiting@tap-ag.com
-
Ju lutemi t’i dërgoni një e-mail ekipit të Burimeve Njerëzore të TAP-it në recruiting@tap-ag.com
-
a) Ju lutemi kontrolloni dosjen SPAM dhe çdo opsion tjetër të sigurisë që mund të parandalojë adresat e panjohura të dërguesit nga dërgimi i e-maileve ndaj adresës suaj.
b) Ju lutemi kyçuni në llogarinë tuaj të kandidatit dhe kontrolloni statusin e aplikimit tuaj. Njoftimi mund të ketë mbërritur në këtë llogari.Në rast se keni nevojë për mbështetje të mëtejshme teknike, ju lutemi dërgoni një email tek ekipi i rekrutimit të TAP në recruiting@tap-ag.com
-
Pasi të keni dorëzuar aplikimin tuaj përmes faqes tonë të rekrutimit në internet, ju do të merrni një njoftim automatik me e-mail që konfirmon marrjen e aplikimit tuaj.
Kandidatët që bëhen pjesë e listës së shkurtër, do të ftohen për një intervistë. Ne synojmë të bëjmë diçka të tillë brenda një periudhe dy ose tre javore nga marrja e aplikimit tuaj. Megjithatë, në varësi të vendit të lirë dhe të numrit të aplikimeve, mund të nevojitet më shumë kohë për t’ju kontaktuar.
Fatkeqësisht, si rrjedhojë e numrit të madh të aplikimeve që ne marrim çdo ditë, nuk kemi mundësi të korrespondojmë me çdo aplikant dhe nuk mund të komentojmë lidhur me statusin e aplikimit apo të shpjegojmë arsyet për mospranim.
-
Po, pasi të keni hapur një Profil Kandidatinë faqen tonë të rekrutimit në internet, ju mund të regjistroheni në bazën tonë të të dhënave të aplikantëve. Nëse nuk shihni një pozicion që përputhet me qëllimet tuaja për karrierë tani, ju mund të krijoni një alarm dhe të njoftoheni kur vendet me interes të publikohen në të ardhmen.
-
Ne ruajmë Profilin e Kandidatit në bazën tonë të të dhënave për 12 muaj. Ju do të njoftoheni para kohës së përfundimit të afatit të profilit tuaj. Ju mund ta përditësoni ose ta fshini Profilin tuaj të Kandidatit në çdo moment.
-
Nëse doni të aplikoni për një vend të ri të lirë pune, ne sugjerojmë që ju të dorëzoni aplikimin për pozicionin e përzgjedhur me një kërkesë të re aplikimi që shpjegon interesin tuaj për këtë pozicion. Të dhënat ekzistuese nga Profili juaj i Kandidatit si dhe CV-ja juaj ekzistuese do të përfshihen automatikisht në formularin e aplikimit.
-
Po, pasi të keni hapur Profilin e Kandidatit në faqen tonë të rekrutimit në internet ju do të keni mundësinë të aplikoni për çdo vend të lirë pune për të cilin keni interes.
-
TAP-i planifikon të ofrojë disa mundësi praktikash të shkurtra për të diplomuarit e talentuar, entuziastë dhe të shkathët. Kjo do t’i lejojë praktikantët të marrin njohuri praktike dhe teorike në fushën e tyre të specialitetit. Këto pozicione do të publikohen në faqen e rekrutimit në internet.
-
Ne po kërkojmë shumë profesionistë me përvojë në fushën e naftës dhe gazit, të cilët flasin anglisht, për punë me kontratat tona në Greqi, Shqipëri dhe Itali, si dhe në zyrat tona qendrore në Zvicër.
-
Shumica e mundësive të drejtpërdrejta ose jo, për punësim në Greqi, Shqipëri dhe Itali do të krijohen nga kontraktorët dhe nënkontraktorët tanë. Këto kompani do të punësojnë shumë specialistë për t’i ofruar shërbimet e tyre TAP-it. Ne rekomandojmë që personat e interesuar të monitorojnë nga afër tregjet vendore të punës, për mundësi të lidhura me TAP-in në vendet e tyre. Si udhëzim, ju mund të vizitoni rregullisht faqen tonë Mundësitë e Projektit > Për Kompanitë për të parë se cilat kompani kanë marrë kontrata nga TAP-i