Mbrojtja mjedisore, sociale dhe e trashëgimisë kulturore (MMSHTK)
Një pjesë thelbësore e qeverisjes së TAP-it dhe SM CSHSM, janë parimet e shmangies dhe minimizimit të ndikimeve në MMSHTK dhe zbatimin e proceseve të lehtësimit, administrimit dhe rehabilitimit. Këto parime integrojnë qëndrueshmërinë në punën tonë dhe janë në qendër të operacioneve tona dhe proceseve të administrimit të MMSHTK-së.
Sistemi jonë i menaxhimit të MMSHTK i certifikuar sipas ISO 14001 është në përputhje me standardet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare, kushtet e lejes dhe politikat e institucioneve financiare huadhënëse të projektit. Ai siguron një kuadër gjithëpërfshirës kontrolli dhe monitorimi performance për të integruar standardet e MMSHTK në të gjitha operacionet tona.
Administrimi i performancës së MMSHTK bazohet në një proces dinamik vlerësimi, planifikimi veprimtarish, menaxhimi, lehtësimi dhe monitorimi, që përdor kuadrin e sistemit të menaxhimit ISO 14001 për:
- planifikimin
- zbatimin
- kontrollin/veprimet korrigjuese
- shqyrtimin e menaxhimit.