Spring naar inhoud
Urgjencë

Njoftim i Privatësisë

  • 1.Hyrje

    Trans Adriatic Pipeline AG (më poshtë “TAP” ose “ne” ose “neve” ose “Shoqëria”) është pala përgjegjëse për përpunimin e të dhënave personale të mbledhura përmes faqes së internetit www.tap-ag.com  (më poshtë “Faqja e Internetit”), për operimin e Sigurisë së Informacionit & zgjidhje për Monitorimin e Eventeve (më poshtë “SIEM“) dhe për instrumentin e Shërbimeve të Manaxhimit të HSE, sipas ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, veçanërisht Aktit Federal të rishikuar të Zvicrës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPA) dhe, nëse gjen zbatim për të dhënat tuaja personale, Rregulloren e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave, Rregulloren BE 2016/679 (GDPR) dhe në legjislacionin analog mbi mbrojtjen e të dhënave në Itali (Dekreti Ligjor no. 196/2003 i perditësuar dhe i plotësuar), dhe Greqi (Ligji 4624/2019) dhe në ligjin shqiptar nr, 9987 më date 10.03.2008 “Mbi mbrojtjen e të dhënave personale”. Selia jonë e është e regjistruar në adresën Lindenstrasse 2, 6340 Baar, Zvicër. Për çdo informacion lidhur me përdorimin e të dhënave tuaja personale, mund të na kontaktoni me shkrim, telefon në numrin (+41 41 747 3400), faks (+41 41 747 3401) ose postë elektronike në adresën DPO@tap-ag.com.

  • 2.Informacion I Përgjithshëm Mbi Mënyrën E Përpunimit Të Të Dhënave Tuaja Personale

    2.1.Fushëveprimi

    Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm nëse është e nevojshme gjatë veprimtarisë sonë, si për shembull, nëse përpunimi është i nevojshëm për ofrimin e një faqeje funksionale interneti për t’ju ofruar përmbajtje dhe informacion mbi veprimtaritë tona, ose për të trajtuar një kërkesë apo aplikim përkatës të dorëzuar nga ju. Përpunimi i të dhënave personale ndodh vetëm pas marrjes së pëlqimit tuaj paraprak, ose kur përpunimi i të dhënave tuaja personale është i lejuar me ligj.

    Të dhënat tuaja janë të mbrojtura nga aksesi i paautorizuar, sipas standardeve të përshtatshme të teknologjisë dhe përmes një koncepti mbi rolin dhe autorizimin.

    2.2.Baza Ligjore për Përpunimin

    Ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale bazuar në një kuadër të caktuar ligjor, të përshkruar më poshtë. Nëse një pjesë e legjislacionit bazuar në të cilin ne përpunojmë të dhënat tuaja personale nuk është më në fuqi, ne do të ndërpresim përpunimin e të dhënave tuaja personale. Nëse kjo bazë ndryshon dhe nëse kërkohet me ligj, ne do t’ju njoftojmë lidhur me ndryshimin dhe bazën e re ligjore që përcakton vazhdimësinë e përpunimit të informacionit tuaj nga ana jonë. Ne kemi detajuar bazën përkatëse ligjore për secilën veprimtari përpunimi në pjesët përkatëse më poshtë.

    ​2.3.Kohëzgjatja e Përpunimit

    Kohëzgjatja e përpunimit varet nga veprimtaria specifike e përpunimit. Përgjithësisht, ne vetëm ruajmë të dhënat personale për sa kohë është e nevojshme dhe për sa i kohë i shërbejnë qëllimit për të cilin përpunohen, dhe më pas i fshijmë të dhënat personale sapo qëllimi për të cilin përpunohen pushon së ekzistuari. Periudhat e ruajtjes për veprimtaritë e veçanta të përpunimit janë përcaktuar më poshtë. Për më tepër, të dhënat personale mund të ruhen nëse kjo është e përcaktuar në legjislacionin në fuqi (për shembull, për qëllime të mbajtjes së regjistrave dhe qëllimet e detyrueshme të arshivimit). Të dhënat do të fshihen edhe nëse periudha e ruajtjes përshkruar në legjislacionin në fuqi mbaron, në rast se nuk ka nevojë të mëtejshme për ruajtjen e të dhënave.

  • 3.Aksesi në Faqe Interneti dhe Dokumentacioni i Regjistrimit

    3.1.Përshkrimi i Përpunimit

    Sa herë që vizitoni faqen tonë të internetit, sistemi ynë automatikisht mbledh të dhëna dhe informacion të sistemit kompjuterik që keni përdorur për të hyrë në faqen tonë.

    Mblidhen të dhënat e mëposhtme:

    1. Informacion për programin e lundrimit (lloji dhe versioni)
    2. Sistemi operativ
    3. Ofruesi juaj i Shërbimit të Internetit
    4. Adresa juaj IP
    5. Data dhe ora e hyrjes
    6. Faqet e internetit prej të cilave sistemi juaj mbërrin në faqen tonë të internetit
    7. Faqet e internetit të aksesuara nga përdoruesi i sistemit përmes faqes tonë

    Të dhënat ruhen edhe në dokumentacionin e regjistrimit të sistemit tonë. Të dhënat nuk ruhen së bashku me asnjë të dhënë tjetër personale tuajën që ju mund ta mundësoni vullnetarisht në pjesë të tjera të faqes sonë të internetit siç përshkruhet më poshtë.

    3.2.Baza ligjore për përpunimin

    Përpunimi i të dhënave të mbledhura kur vizitohet faqja jonë kryhet bazuar në interesin tonë legjitim për të ofruar dhe mirëmbajtur një faqe interneti që funksionon mirë dhe është miqësore për përdoruesin, dhe që përfshin informacion mbi TAP.

    3.3.Qëllimi i Përpunimit

    Të dhënat ruhen në dokumente regjistrimi për të siguruar funksionalitetin e faqes së internetit. Për më tepër, të dhënat na shërbejnë për të përmirësuar faqen e internetit dhe për të siguruar sigurimin e sistemeve tona të teknologjisë së informacionit. Në këtë kontekst nuk ndërmerret një vlerësim i të dhënave për qëllime marketingu.

    ​3.4.Kohëzgjatja e Përpunimit

    Të dhënat do të fshihen sapo ato të mos jenë më të nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin u mblodhën. Në rastin e mbledhjes të të dhënave për ofrimin e faqes së internetit, ky rast përfundon me mbylljen e seancës së vizitës përkatëse. Nëse të dhënat janë të ruajtura në dokumente regjistrimi, fshirja kryhet maksimumi pas 28 ditësh.

  • 4.Grimcat e Informacionit

    4.1.Informacion i Përgjithshëm

    Faqja jonë e internetit përdor grimca informacioni. Grimcat e informacionit janë dokumente tekstore që ruhet në programin për lundrimin në Internet ose nga programi i lundrimit në Internet në sistemin kompjuterik të përdoruesit. Nëse një përdorues viziton një faqe interneti, një grimcë informacioni mund të ruhet në sistemin operativ të përdoruesit. Kjo grimcë përmban një rresht me karaktere karakteristike që mundësojnë identifikimin unik të programit të lundrimit kur faqja e internetit aksesohet përsëri.

    Ne i përdorim grimcat e informacionit për ta bërë faqen tonë më miqësore për përdoruesin. Disa elemente të faqes sonë kërkojnë që programi i lundrimit që kërkon të hyjë në faqe të identifikohet edhe pas një ndryshimi në faqe. Ne përdorim grimca për ta bërë faqen tonë më lehtë të përdorueshme dhe për të mundësuar një analizë të sjelljes tuaj naviguese. Ju lutem, për më shumë informacione klikoni këtu.

  • 5.Abonimi për Njoftimet për Shtyp

    Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale kur ju abonoheni për të marrë njoftimet për shtyp të nxjerra nga ne. Kur regjistroheni për njoftime për shtyp, të dhënat nga formulari na transmetohen. Juve ju kërkohet të jepni të dhënat në vijim kur regjistroheni për njoftimet tona për shtyp.

    • Titulli
    • Emër
    • Mbiemër
    • Adresë poste elektronike
    • Shoqëria
    • Pozicioni (opsional)
    • Shteti (opsional)

    Këto të dhëna i përdorim për t’ju ofruar njoftimet tona për shtyp.

    5.1.Baza ligjore për përpunimin

    Përpunimi i të dhënave tuaja për abonimin dhe marrjen e njoftimit për shtyp kryhet bazuar në pëlqimin tuaj për të pasur kontakte të përditësuara lidhur me lajmet mbi shoqërinë tonë. Gjatë procesit të regjistrimit, merret pëlqimi juaj për përpunimin e të dhënave dhe në këtë moment i referohemi këtij Njoftimi të Privatësisë. Të dhënat përdoren vetëm për dërgimin e njoftimeve për shtyp.

    Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj lidhur me përpunimin e të dhënave të sipërpërmendura në çdo moment. Ju mund të ndërprisni abonimin tuaj për njoftimet për shtyp në çdo moment. Për këtë qëllim, ka një adresë përkatëse për ndërprerjen e abonimit (unsubscribe) në çdo njoftim për shtyp. Pas ndërprerjes së abonimit tuaj, ne do të fshijmë të dhënat tuaja personale brenda 7 ditësh nga ndërprerja juaj e abonimit dhe nuk do t’ju dërgojmë më njoftime për shtyp.

    5.2.Qëllimi i përpunimit

    Mbledhja e këtyre të dhënave personale si pjesë e procesit të regjistrimit shërben për mirëmbajtjen e skedarëve të personave të interesuar në lajmet tona dhe për përditësimin e tyre përkatës, si dhe për të parandaluar keqpërdorimin e shërbimeve apo adresës së postës elektronike të përdorur. Nëse ofrohen, disa nga informacionet jo të detyrueshme, janë të dobishme për ne në disa situata të caktuara urgjente ose për të kuptuar historikun e marrëdhënies tuaj me ne.

    5.3.Kohëzgjatja e përpunimit

    Të dhënat tuaja do të fshihen sapo ato të mos jenë më të nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin u mblodhën. Të dhënat tuaja do të ruhen për sa kohë që abonimi juaj për njoftimet për shtyp është aktiv.

    Përveç kësaj, duke klikuar kutinë, ju jeni dakord për dorëzimin nga ne të të dhënave tuaja personale për çdo palë të tretë të nevojshme për përpunimin sipas qëllimit të caktuar për të adresuar kërkesën tuaj për të marrë njoftimet tona për shtyp.

  • 6.Instrumenti Elektronik i Rekrutimit

    Të gjitha të dhënat personale të hedhura në platformën tonë elektronike të rekrutimit (më poshtë “Instrumenti i E-Rekrutimit”) dhe Llogaria e Aplikantit e krijuar po përpunohen sipas ligjit. Për më tepër detaje mbi mënyrën se si të dhënat personale p♪7rpunohen, ju lutemi t’i referoheni njoftimit të privatësisë I disponueshëm pasi të keni krijuar këtu një llogari Aplikanti.

  • 7.Mekanizmi/ Instrumenti i Ankesave

    Të gjitha të dhënat personale me rëndësi për ankesën tuaj të veçantë, që ju i hidhni në sistem kur dorëzoni një njoftim për ankesë me TAP-in duke përdorur instrumentin tonë të njoftimit të ankesave (më poshtë “Instrumentin i Ankesave”) dhe duke plotësuar formularin përkatës të ankesës në internet ose kur njoftoni një ankesë nëpërmjet një e-mail apo telefonate, përdoren vetëm në lidhje me përpunimin e njoftimit të ankesës suaj dhe përpunohen në përputhje me ligjin që aplikohet.

    Gjatë përdorimit të Mekanizmit/ Instrumentit të Ankesave, disa të dhëna personale mund të përpunohen nga TAP, si për shembull:

    • Të dhëna identifikuese, si emri, mbiemri, gjinia, mosha, profesioni, adresa IP;
    • Të dhënat e kontaktit, si adresa e banimit, email/ adresa postare, numri i telefonit/fax;
    • Të dhënat e pronës, si statusi si pronar apo qiramarrës i pronës, të dhëna për identifikimin e pronës;
    • Çdo informacion tjetër apo detaj i pronësisë, evenimente dhe data, të cilat ju i plotësoni në formularin e ankesave, së bashku me dokumentacionin mbështetës ose gjatë ndonjë takimi me Kompaninë;

    7.1.Baza ligjore për përpunimin

    Greqi dhe Shqipëri

    TAP ka detyrimin të krijojë mekanizma lokalë të pavarur për zgjidhjen e ankesave dhe të adresojë ankesat në kohë, në mënyrë të paanshme dhe transparente në bazë të Marrëveshjeve përkatëse të Qeverisë Pritëse (HGA) të nënshkruara me vendet pritëse të TAP dhe të ratifikuara me ligjet përkatëse (Ligji 4217/2013 HGA midis Republikës së Greqisë dhe TAP AG, dhe ligji nr. 116/2013, datë 15 prill 2013 për miratimin e HGA-së së Shqipërisë). Ndaj, sipas parashikimit të nenit 6 (1c) të GDPR, përpunimi është i nevojshëm për përmbushjen e detyrimit ligjor të sipërpërmendur të cilit i nënshtrohet TAP.

    Gjatë procesit të dorëzimit të ankesës, i referohet këtij Njoftimi të Privatësisë. Ju mund ta tërhiqni ankesën tuaj në çdo kohë, kështu në rast se ne marrim një kërkesë me shkrim për anulimin e ankesës nga ju, ne do t'i fshijmë të dhënat tuaja personale dhe do të pushojmë hetimin dhe zgjidhjen e mundshme të ankesës suaj. 

    Itali

    Kur përdorni Instrumentin e Ankesave, ju jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja që plotësoni nga TAP. Gjatë procesit të paraqitjes së ankesave, merret pëlqimi juaj për përpunimin e të dhënave. Veçanërisht, mund të gjeni formularin përkatës për dhënine e pëlqimit në njoftimin specifik të privatësisë për Instrumentin e Ankesave. Ju mund të tërhiqni pëlqimin dhe ankesën tuaj në çdo kohë, rast në të cilin ne do t'i fshijmë të dhënat tuaja dhe do të ndërpresim hetimin dhe zgjidhjen e mundshme të ankesës suaj

    7.2.Qëllimi i përpunimit

    Kompania përpunon të dhënat tuaja personale (si të përshkruara në vijim) me qëllim dokumentimin, hetimin, përgjigjen dhe zgjidhjen e mundshme të ankesës së paraqitur nga ju ose në emrin tuaj ("Qëllimet e Ankesave")

    Çdo refuzim për të dhënë të dhëna të tilla personale për qëllime të tilla mund të rezultojë në dështimin e plotë ose të pjesshëm të ofrimit të shërbimeve të kërkuara.

    7.3.Kohëzgjatja e përpunimit

    Të dhënat personale do të ruhen vetëm për kohën e nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat janë mbledhur siç është përcaktuar më sipër dhe, më konkretisht - në lidhje me:

    • Ankesa dhe Qëllimet e Interesit Legjitim, Kompania do të mbledhë, ruajë dhe përpunojë të dhënat tuaja për aq kohë sa kjo është e nevojshme për hetimin e ankesës dhe për një periudhë të mëtejshme prej 10 vjetësh. Nëse në përfundim të periudhës së mësipërme, ka një mosmarrëveshje gjyqësore në pritje, të dhënat do të mblidhen, ruhen dhe përpunohen deri në përfundimin e mosmarrëveshjes me një vendim gjyqësor të formës së prerë. Nëse ligjet dhe rregulloret në fuqi kërkojnë që Kompania të ruajë të dhënat përkatëse më gjatë, do të zbatohet afati më i gjatë i parashikuar nga ligji dhe/ose rregullorja përkatëse;

    Qëllime Ligjore, për kohëzgjatjen e rekomanduar për çdo lloj të dhënash personale nga ligjet përkatëse;

  • 8.Kontaktimi

    Ju mund të na kontaktoni përmes adresave të postës elektronike dhe numrave të telefonit/faksit të bërë publikë në faqen tonë të internetit. Në këtë rast, të gjitha të dhënat personale të transmetuara përmes postës suaj elektronike do të përpunohen siç duhet në përputhje me ligjin në fuqi. Të dhënat tuaja personale nuk do t’i transmetohen asnjë pale të tretë pa pëlqimin tuaj paraprak.

    8.1.Baza ligjore për përpunimin

    Baza ligjore për përpunimin është interesi ligjor i kompanisë sonë për të krijuar dhe mbajtur kontakte, për të vazhduar biznesin si zakonisht dhe për t'iu përgjigjur pyetjeve hyrëse. Ju mund të kërkoni që të dhënat tuaja të fshihen në çdo kohë.

    8.2.Qëllimi i përpunimit

    Përpunimi i të dhënave personale i shërben qëllimit të vendosjes dhe mbajtjes së kontaktit si dhe drejtimit të biznesit si zakonisht. Të dhënat e tjera personale të përpunuara gjatë procesit të dërgimit shërbejnë për të parandaluar keqpërdorimin e adresave të e-mail dhe për të siguruar sigurinë e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

    ​8.3.Kohëzgjatja e përpunimit

    Në do të fshijmë të dhënat tuaja personale sapo ato të mos jenë më të nevojshme për këto qëllime. Ju mund të na kërkoni në çdo moment me postë elektronike ose letër që të mos përdorim më këto të dhëna personale dhe të kërkoni fshirjen e tyre.

  • 9.Sistemi i Menaxhimit të Tokës (LMS)

    Personat e Prekur nga Projekti / personat e përfshirë në çështjet e tokës dhe palët e interesit të përfshira

    Gjatë ndërtimit dhe operimit të Gazsjellësit Trans Adriatik, shoqëria Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG) ka blerë / blen të Drejtat Përkatëse mbi Tokën e Projektit që është e nevojshme për zbatimin e Veprimtarive të Projektit (fjalët me shkronjë të parë të madhe janë të përkufizuara në ligjin grek 4217/2013, që ratifikon Marrëveshjen me Vendin Pritës midis Republikës së Greqisë dhe Trans Adriatic Pipeline AG).

    Gjatë përpilimit të bazës përkatëse të të dhënave të personave të prekur nga Projekti (kryesisht lidhur me çështje të tokës), dhe përpara hyrjes në fuqi të GDPR-së, TAP AG ngriti Sistemin e Menaxhimit të Ndikimit të Projektit (PAMS) dhe Sistemin e Menaxhimit të Tokës (LMS). Këto sisteme ruajnë të gjithë informacionin gjeografik të parcelave të prekura dhe të gjithë informacionin për të drejtat e lidhura me tokën (p.sh. pronësia), kompensimet për të drejtën mbi tokën, pagesat e kryera dhe detajet e kontaktit (adresat e faturimit, adresat e email-it dhe numrat e telefonit) të Personave të Prekur nga Projekti (PAP).

    Ky ekstrakt i Njoftimit të Privatësisë përfshin informacion për përpunimin e këtyre të dhënave pas hyrjes në fuqi të GDPR-së.

    TAP AG mbledh të dhëna personale, kur ato jepen nga PAP-ët, në disa mënyra, si përmes telefonit (me gojë), në një formular shkresor aplikimi (format shkresor), ose nga burime të të dhënave publike (p.sh., nga qeveria greke).Të dhënat tuaja janë të përfshira në PAMS dhe LMS, dhe përdoren në raste të veçanta në përputhje me qëllimet e përcaktuara në këtë dokument dhe ruhen në PAMS dhe LMS për qëllime të ardhshme, sipas përshkrimit këtu.

    Të dhënat tuaja personale mund të mblidhen edhe nga kontraktorët tanë Makedoniki S.A., KMOP Qendra e Familjes dhe e Kujdesit të Fëmijës, ose të ndahen me:

    • Firmën e avokatisë ENY, BONATTI J&P AVAX S.R.L.), GAIA Epicheirein S.A., DESFA S.A., TreeFERT J/V MTC MAKEDONIKI- EVANGELOS GKLAVAKIS me qëllim përpunimin e çështjeve të tokës në përputhje me veprimtaritë e TAP AG ose për çështjet/projektet e mbështetjes së tranzicionit, të zbatuara nga TAP AG, ose
    • nënkontraktorë të tjerë të TAP AG-së, si shoqëritë e komunikimit, me qëllim shpërndarjen e informacionit të lidhur me operimin e Gazsjellësit Trans Adriatik. 

    Të dhënat personale të përfshira në PAMS dhe LMS dhe të përpunuara në përputhje me ekstraktin e Njoftimit të Privatësisë: Të dhënat e PAP-ëve (Lloji i PAP-it (pronar apo përdorues), Gjinia, Emri, Mbiemri, Atësia, Adresa, Datëlindja, Numër Telefoni, adresë email-i, adresë postare, llogari bankare, etj.). 

    9.1.Baza ligjore dhe qëllimi i përpunimit

    Instalimi i tubacionit për zbatimin e projektit TAP si dhe operimi dhe mirëmbajtja i tij kërkon akses në tokën përkatëse. Është në interesin legjitim të TAP AG-së të mbledhë dhe të mbajë regjistrat me detajet mbi tokën dhe personat përkatës të përfshirë (si PAP-ët). Kjo është e nevojshme për të kryer dhe përmbushur në mënyrë të efektshme procesin e aksesit në tokë, që është i nevojshëm për instalimin e tubacionit dhe zbatimin e projektit TAP, duke përfshirë operimin e sigurt dhe me siguri të tij.

    Me PAP-ët është vendosur kontakt (përpara hyrjes në fuqi të GDPR-së) për qëllimet d e blerjes së të drejtave të tokës, në përputhje me detyrimet ligjore të Shoqërisë: në veçanti ligjit grek 4001/2011 “Për funksionimin e tregjeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror për kërkimin, prodhimin dhe rrjetet e transmetimit të hidrokarbureve, si dhe dispozita të tjera”. Ky ligj, së bashku me lejet e përftuara nga TAP AG si një Sistem i Pavarur i Gazit Natyror, me Ligjin grek 4217/2013, që ratifikon Marrëveshjen me Vendin Pritës midis Republikës së Greqisë dhe Gazsjellësit Trans Adriatik TAP-AG, Legjislacioni shqiptar 116/2013, I cili ratifikon Marrëveshjen e Qeverisë Pritëse midis Republikës së Shqipërisë dhe Gazsjellësit Trans Adriatik TAP-AG si dhe dispozita të tjera specifike ligjore, përcaktojnë procedurën për aksesin në tokë për qëllimet e instalimit të tubacionit në kuadrin e zhvillimit dhe përfundimit të projektit TAP, një projekt me rëndësi kombëtare dhe në interesin kombëtar dhe publik të Republikës së Greqisë. Theksohet gjithashtu se një sërë PAP-ësh kanë nënshkruar marrëveshjet përkatëse me TAP AG, në kuadrin e procedurës së negocimit të TAP AG për blerjen e të drejtave të tokës, sipas detyrimeve të TAP AG që lindin nga legjislacioni në fuqi.

    Për sa më lart, TAP AG, në cilësinë e Operatorit të vendosur dhe të licencuar të Sistemit të Transmetimit të Gazsjellësit Trans Adriatik, është përgjegjës për ndërtimin dhe operimin e Gazsjellësit Trans Adriatik dhe në veçanti për operimin e sigurt dhe me siguri të tubacionit, duke pasur si rrjedhojë interes legjitim lidhur me ndarjen e informacionit bazë mbi operimin e tubacionit me komunitetin vendas, me ata që jetojnë ose kanë në pronësi toka në afërsi të zonave ku kalon tubacioni, ose palët e interesit / personat përkatës që duhet të informohen, kur kjo shihet si e nevojshme nga TAP AG, për shkak të afërsisë me / lidhjes me tubacionin.

    Për më tepër, TAP AG mund të përdorë të dhënat e përmendura në këtë ekstrakt të Njoftimit të Privatësisë për qëllime të ndryshme të lidhura me çështjet e tokës, si për mbështetjen e komunitetit vendas, për rifillimin e veprimtarive të bujqësisë / kultivimit, pas përfundimit të ndërtimit dhe kthimit në gjendje fillestare. Kjo mund të realizohet në kuadrin e Programit të Asistencës së Jetesës dhe Mbështetjen Tranzitore (LATS) ose jashtë tij, në ato raste kur është në interesin legjitim të TAP AG-së që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për personat e prekur nga ndërtimi i tubacionit, për sa i përket kthimit të tokës në gjendje fillestare dhe tranzicionit drejt operimit të Gazsjellësit Trans Adriatik.

    Për më tepër, të dhënat e përshkruara në këtë ekstrakt të Njoftimit të Privatësisë vijojnë të përdoren për çështje të lidhura me tokën në ato zona, ku ndërtimi nuk ka përfunduar ende, ose në raste ku çështjet e tokës nuk janë mbyllur ende. Kjo përfshin rastet e vendndodhjeve me ndërtime aktive, hartimit dhe nënshkrimit të protokolleve të daljes nga toka, përshpejtimit të njohjes gjyqësore për përfituesit, ose koordinimit / komunikimit për aksesin (e Kontraktorit të TAP AG-së) në parcelat e tokës gjatë fazës së operimit të Gazjellësit Trans Adriatik për nevoja të monitorimit, inspektimit, riparimit, dhe qëllime të tjera të ngjashme.

    9.2.Kohëzgjatja e përpunimit

    TAP AG do të mbledhë, ruajë dhe përpunojë të dhënat tuaja gjatë ndërtimit dhe funksionimit të gazsjellësit. Nëse në përfundim të periudhës të përmendur më lart, ka ende mosmarrëveshje të pazgjidhura juridike, të dhënat do të mblidhen, ruhen dhe përpunohen deri në zgjidhje të mosmarrëveshjes me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • 10. Veprimtaritë Tregtare

    TAP-i do të përpunojë të dhënat personale që ju jepni për zhvillimin e veprimtarive të veta tregtare dhe në lidhje me Kodin e Rrjetit të TAP-it, testimin e tregut dhe procesin e regjistrimit për t’u bërë palë e regjistruar në sistemin e transportit të TAP-it, forumet e palëve të interesit dhe në lidhje me Marrëveshjen tip të Transportit të Gazit (MTG).

    Të dhënat personale që ju jepni përfshijnë emrin tuaj, adresën e postës elektronike, adresën postare, numrin e telefonit dhe faksit, emrin e shoqërisë, emrin e pozicionit të punës dhe nënshkrimin, ashtu siç i keni dhënë në përgjigje të konsultimeve publike të TAP në lidhje me amendimet e propozuara në Kodin e Rrjetit të TAP-it, në formularët e regjistrimit per ҫdo testim të tregut, dhe në formularin e regjistrimit të bashkëngjitur Kodit të Rrjetit të TAP-it (palë e regjistruar në sistemin e transportit të TAP-it) dhe pjesë e MTG-së tip.

    10.1. Baza ligjore për përpunimin

    Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale mbi bazën e interesave legjitimë të TAP-it për të zhvilluar aktivitetin e tij . Më konkretisht, kjo i mundëson TAP-it:

    • të krijojë dhe zhvillojë forume me rëndësi të palëve të interesit, seanca me pyetje dhe përgjigje dhe t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve gjatë këtyre seancave; 
    • të jetë në përputhje me (i) kuadrin rregullator përkatës (mbi bazat e të cilit janë hartuar Kodi i Rrjetit i TAP-it dhe procesi i regjistrimit), si dhe (ii) Kodin e Rrjetit të TAP-it (¶ 22(7) dhe formularin e regjistrimit të bashkëngjitur Kodit të Rrjetit të TAP-it - të bëhesh palë e regjistruar në sistemin e transportit të TAP-it dhe palë e MTG tip); dhe
    • të jetë në përputhje me kërkesat rregullatore për organizimin dhe kryerjen e konsultimeve publike në lidhje me amendimet e propozuara në Kodin e Rrjetit të TAP.

    10.2. Qëllimi i përpunimit

    Ne i përpunojmë këto të dhëna personale për të vendosur dhe mbajtur kontakt me të gjitha palët e interesit që:

    (i) regjistrohen për të marrë pjesë në seancat e pyetjeve dhe përgjigjeve të organizuara nga TAP-i lidhur me Kodin e Rrjetit të TAP-it, dhe ku trajtohen kërkesa për sqarim drejtuar TAP-it lidhur me Kodin e Rrjetit të TAP-it dhe me procesin e regjistrimit gjatë këtyre seancave;

    (ii) marrin pjesë në testimin e tregut për një zgjerim të planifikuar në sistemin e transportit TAP-it, siç përcaktohet në shtojcën e informacionit të mbrojtjes së të dhënave të siguruar për pjesëmarrësit në testimin e tregut (botuar në faqen e internetit të TAP-it në seksionin e testimit të tregut);

    (iii) janë të interesuar të bëhen anëtarë të forumeve të TAP-it me palët e interesit; 

    (iv) janë të interesuar të bëhen palë të regjistruara dhe transportues në sistemin e transportit të TAP-it, për qëllimet e Kodit të Rrjetit të TAP-it dhe MTG-në tip dhe

    (v)  janë të interesuar të marrin pjesë dhe të japin përgjigje në konsultimet publike në lidhje me ndryshimet e propozuara në Kodin e Rrjetit të TAP.

    10.3. Kohëzgjatja e përpunimit

    Në do të fshijmë të dhënat tuaja personale sapo ato të mos jenë më të nevojshme për këto qëllime. Ju mund të na kërkoni në çdo moment me postë elektronike ose letër të ndalojmë përpunimin e këtyre të dhënave personale dhe të kërkoni fshirjen e tyre.

  • 11.Zgjidhja e Informacionit të Sigurimit dhe Monitorimit të Ngjarjeve (SIEM)

    Zgjidhja SIEM është një instrument për monitorimin e stabilitetit dhe sigurisë kibernetike të infrastrukturës së TI-së, pajisjeve dhe burimeve të TAP-it për të zbuluar dhe trajtuar incidentet e sigurisë kibernetike dhe për të mbrojtur fshehtësinë e informacionit konfidencial dhe me ndjeshmëri tregtare të TAP-it nga aksesi ose publikimi i paautorizuar.

    Zgjidhja SIEM përdoret vetëm për monitorimin e ngjarjeve të sigurisë në rrjetin e TAP-it dhe nuk përdoret në asnjë mënyrë për monitorimin e sjelljes së punonjësve dhe/ose palëve të treta, përveç rasteve kur kjo sjellje shkakton një incident sigurie duke vënë në rrezik infrastrukturën e TAP-it.

    Qasja në informacion që mblidhet nga SIEM është tejet e kufizuar dhe monitorohet nga Specialisti i Sigurisë Kibernetike i TAP-it. Personeli i autorizuar i qendrës së operacioneve të sigurisë të InfoGuard AG, ofruesi i SIEM i TAP-it ka qasje në informacionin e alarmeve të sigurisë të përpunuara nga SIEM-i, por mund të ketë qasje në informacionin e SIEM-it vetëm me autorizimin e veçantë të personelit të TI-së së TAP, për qëllime të hetimit të incidenteve. Personeli i TI-së i TAP do të përpunojë informacionin e mbledhur nga SIEM vetëm për hetimin e ngjarjeve të sigurisë dhe incidenteve të ngjashme kibernetike. Qasja në informacionin e SIEM monitorohet rregullisht nga specialisti i sigurisë kibernetike i TAP-it.

    TAP-i zbaton masat e përshtatshme të sigurisë për të garantuar sigurinë e informacionit të përpunuar përmes zgjidhjes SIEM, në përputhje me politikat e TAP-it dhe legjislacionin në fuqi.

    11.1.Kategoritë e të dhënave të përpunuara

    SIEM mbledh të dhënat e mëposhtme sa herë që ju përdorni rrjetin e TAP-it:

    •Informacion lidhur me përdorimin nga ana juaj të rrjetit të TAP-it përmes firewall-eve.

    •Informacion lidhur me hyrjen tuaj në aplikacionet e TAP-it.

    •Informacion lidhur me përdorimin nga ana juaj të programeve të TAP-it, përfshirë Excel, Word, Outlook, etj.

    •Informacion lidhur me përdorimin e postës elektronike në rrjetin e TAP-it (kufizohet tek marrësi i postës, dërguesi i postës, titulli i postës, dhe emrat e dokumenteve të bashkëngjitur në postë). Përmbajtja e postës elektronike dhe dokumenteve të bashkëngjitur nuk mblidhet.

    •Emrat e dokumenteve të para (vetëm kokat)

    •Emrat e dokumenteve të shkarkuara

    •Informacion lidhur me faqet e internetit që vizitoni tek përdorni rrjetin e TAP-it në pajisjet e TAP-it [përfshirë llojin e programit të shfletuesit të internetit, sistemin operativ, kohën e hyrjes, faqet e vizituara, adresat e klikuara, adresat IP dhe veprimtarinë në shfletues].

    •Informacion lidhur me infektimet me viruse, malware të tjera dhe incidente kibernetike që ndikojnë përdorimin tuaj të rrjetit të TAP-it ose një pajisje të TAP-it.

    SIEM nuk përpunon qëllimisht kategori të veçanta të të dhënave personale.

    11.2.Baza ligjore për përpunimin

    Përpunimi i të dhënave të mbledhura përmes SIEM kryhet bazuar në interesat legjitime të veprimtarisë së TAP-it për të pasur masa dhe mbrojtjet përkatëse, me qëllim mbrojtjen e punës, integritetit, reputacionit dhe aseteve të TAP-it dhe për qëllime ligjore dhe të menaxhimit të riskut, përfshirë përpilimin, ngritjen dhe mbrojtjen nga pretendimet ligjore.

    11.3.Qëllimi i Përpunimit

    Qëllimi i përpunimit të informacionit SIEM është zbulimi dhe trajtimi i incidenteve të sigurisë kibernetike, përfshirë analizimin e incidenteve të sigurisë kibernetike dhe zbatimin e veprimeve zbutëse. Qëllimi nuk është monitorimi i profileve të përdoruesve dhe të dhënat faktike përkatëse, si përmbajtja e postës elektronike, dokumenteve, formularëve, bazave të të dhënave, etj., nuk përpunohen, redaktohen apo regjistrohen.

    11.4.Kohëzgjatja e Përpunimit

    Regjistrat e SIEM-it ruhen për një periudhë 6-mujore me qëllim hetimin e çdo incidenti sigurie të zbuluar gjatë kësaj periudhe kohe në të shkuarën. Pas kësaj periudhe, të dhënat e regjistrave të SIEM fshihen dhe aksesi në to nuk do të jetë më i mundur.

  • 12. Instrumenti i Shërbimeve të Manaxhimit të HSE

    12.1 Kategoritë e perpunimit te te dhënave

    Instrumenti HMS grumbullon, të dhënat personale si në vijim sa herë që përdoret:

    • Emri, numrat telefonik, adresat
    • Të dhëna Identifikimi (Numri ID)
    • Pozicion profesional
    • Email
    • Materiale trajnuese mbështetëse dhe ҫertifikime që kanë të bëjnë me aktivitetin që do të zhvillohet.

    12.2 Baza ligjore e përpunimit

    Përpunimi i të dhënave personale të grumbulluara duke përdorur instrumentin HMS, kryhet në saj të implementimit të QHSE MS të TAP. Kjo QHSE MS e TAP konsiston në një sërë politikash dhe procedurash  ne lidhje me mjedisetdhe aktivitetet e TAP në me qellim perputhjen me kërkesat e ISO 9001:2015, ISO 14001:2015 dhe BS OSHAS 18001. Gjithashtu, TAP QHSE MS është implementuar në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe të projekteve. Për shkak të natyrës së profilit të Kompanisë, siguria është një vlerë thelbësore për TAP, duke siguruar që ekzistojnë masa parandaluese për të zbutur rreziqet e qënësishme të biznesit. Për rrjedhojë, janë zbatuar standarde shumë të larta, për të siguruar që mundësia e një incidenti të jetë shumë e ulët, në nivelin ALARP (Sa më i ulet të jetë Praktikisht e Mundur), siç përshkruhet në politikat dhe procedurat përkatëse të TAP, të tilla si Politika e TAP QHSE dhe Manuali i Sistemit të Menaxhimi i QHSE.Për këtë qëllim, është në interesin legjitim të TAP të aplikojë këtë instrument dhe të regjistrojë dokumentet dhe çertifikatat përkatëse HSE të e njerëzve që hyjnë në sitet e TAP. Kjo do të minimizojë mundësinë e veprimeve të pasigurta ose / dhe kryerjen e aktiviteteve nga njerëz që nuk janë trajnuar si duhet, duke vënë në rrezik shëndetin dhe sigurinë e njerëzve, mjedisin, pasuritë dhe reputacionin e kompanisë.

    12.3 Qëllimi i përpunimit

    Qëllimi i përpunimit të informacionit personal është që të dhënat përkatëse të futen në instrumentin HMS dhe të ruhen për të dokumentuar ҫertifikimet e individëve. Kjo siguron që njerëzit me kompetencat përkatëse të hyjnë në sitet e TAP dhe të kryejnë aktivitete përkatëse, duke minimizuar rreziqet për kushte të pasigurta. Përdorimi i instrumentit HMS synon të promovojë transparencën dhe sigurinë. Qëllimi nuk është të monitorojë apo të profilizojë përdoruesit pasi asnjë vendim apo vlerësim tjetër i përdoruesve nuk bazohet në këtë regjistrim në sistemin Agora. Mjeti HMS thjesht siguron që një individ ka kualifikimin e çertifikuar për të kryer veprimtarinë e përcaktuar ose të regjistruar. Asnjë vendimmarrje e automatizuar nuk bëhet në lidhje me këtë përpunim.

    12.4 Kohezgjatja e përpunimit

    Përpunimi i të dhënave personale do të zgjasë për sa kohë është e vlefshme kontrata e secilës palë me TAP. Kjo për shkak se personelit të kontraktorëve TAP do t'u kërkohet të jenë në terren për aq kohë sa kjo kontratë është e vlefshme. Më pas, të dhënat personale fshihen nga instrumenti HSM.

    12.5 Burimi i të dhënave personale

    Kontraktorët e TAP, punëdhënësit e individëve, të cilët hyjnë në instrumentin HMS dhe futin të dhënat personale në emër të këtyre individëve.

    12.6 Marrësit e të dhënave personale

    Numër i kufizuar i përfaqësuesve të kontraktorëve të TAP, specifikisht:

    • Global Holdings 2000 S.L.
    • DESFA S.A.
    • Snam S.p.A.
    • AGSco
    • Honeywell
    • Siemens A.G.
  • 13. Transferimi tek Palë të Treta

    Përpunimi dhe ruajtja e të dhënave tuaja personale kryhet brenda Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). Ne mund të transferojmë ose të përhapim të dhënat personale që mbledhim ofruesve të shërbimeve tona palë të treta, siç mund të jetë pala e tretë që na ofron shërbimin SIEM. Kur ne transferojmë të dhëna personale, e bëjmë për qëllimet e përshkruara më lart nën pjesën “Qëllimi i përpunimit” në secilin seksion përkatës.

    Është politika e jonë të përdorim vetëm ofrues palë të treta që kanë detyrimin të ruajnë shkallë të përshtatshme sigurisëi dhe konfidencialiteti, të përpunojnë informacionin personal vetëm sipas udhëzimeve tona, dhe t’ia kalojnë këto detyrime edhe nën-përpunuesve të tyre. Pala e tretë që ofron shërbim SIEM për TAP është e mbuluar nën marrëveshjen e nënshkruar për mos ndarjen e të dhënave si edhe për procesimin e të Dhënave.

    Regjistrat dhe informacioni SIEM, gjithahtu mund të shkëputen dhe të ndahen me autoritetet ligjore me kërkesë të autoriteteve.

    Herë pas here, të dhënat tuaja mund të transferohen dhe të përpunohen në vende të treta. Kjo mund të bëhet për shembull në Itali, Greqi dhe në vende që ofrojnë mbrojtje të përshtatshme bazuar në vendimet përkatëse të përshtatshmërisë të Komisionit Evropian, siç është Zvicra. Në të gjitha rastet e tjera, (si në rastin e Shqipërisë), nëse kryhet një transfertë ndërkombëtare, ne përdorim sigurim për të dhënat tuaja personale si klauzola për mbrojtjen e të dhënave në kontratat tona me përpunuesit e të dhënave, për të siguruar që veprimtaritë e përpunimit në vende të treta janë në përputhje me kërkesat strikte të legjislacionit zviceran dhe GDPR-së.

    Informacioni i mbledhur nga SIEM ruhet në zgjidhjen qëndrore SIEM të TAP, nga pala e tretë që ofron shërbimin SIEM, e cila ka seli në Zvicër.

  • 14.Vendimmarrje e Automatizuar

    Nuk aplikohet

  • 15.Të Drejtat Tuaja

    Ju pranoni sa më poshtë:

    Ju jeni informuar që keni të drejtën të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo moment, si dhe pasojat e kësaj tërheqjeje.

    Për më tepër, ju jeni informuar lidhur me të drejtat në vijim, siç janë përcaktuar sipas kushteve të përkufizuara në Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (EU 679/2016) dhe legjislacionin kombëtar në fuqi. Më saktësisht:

    • ju keni të drejtën të aksesoni të dhënat personale të mbledhura, ruajtura dhe përpunuara nga ana jonë.
    • ju keni të drejtën të kërkoni korrigjimin e të dhënave personale të pasakta ose të papërditësuara që lidhen me ju dhe plotësimin e të dhënave të paplota që lidhen me ju.
    • ju keni të drejtën të kërkoni fshirjen e të dhënave personale që lidhen me veten tuaj nga arshiva jonë, nëse përpunimi i tyre nuk është thelbësor për qëllimet për të cilat këto të dhëna janë mbledhur.
    • ju keni të drejtën të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja në rast se aplikohet një nga rastet më  poshtë: (i) nëse kontestoni saktësinë e tyre për një afat duke lejuar Shoqërinë të verifikojë saktësinë e këtyre të dhënave, (ii) të dhënat nuk këkohen nga Shoqëria për përpunim të mëtejshëm, por mund t’ju duhen për ngritjen, ushtimin apo mprojtjen e pretendimeve ligjore, (iii) përpunimi është i jashtëligjshëm dhe ju kundërshtoni fshirjen e të dhënave personale dhe kërkoni në vend të kësaj kufizimin e përdorimit të të dhënave dhe (iv) keni kundërshtuar përpunimin e të dhënave në pritje të verifikimit nëse arsyetimet legjitime të Shoqërisë prevalojnë mbi  tuajat;
    • ju keni të drejtën të merrni të dhëna personale mbi veten tuaj, të cilat na i keni siguruar neve në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht dhe të lexueshëm me makinë.
    • për rastet kur përpunimi i të dhënave tuaja është bazuar në interesit tonë legjitim për kryerjen e një veprimtarie, siç përshkruhet në pjesët përkatëse më lart, ju keni të drejtën të kundërshtoni përpunimin bazuar në rrethanat përkatëse të rastit tuaj.

    Ushtrimi i të drejtave të mësipërme ose për çdo problematikë ose pyetje lidhur me sa më lart, ju mund të na drejtoheni, pa asnjë shpenzim, me shkrim në (Lindenstrasse 2, 6340 Baar, Zvicër), telefon (+41 41 747 3400), faks (+41 41 747 3401), ose postë elektronike DPO@tap-ag.com.

    Në çdo rast ju keni të drejtën të adresoheni në Autoritet përkatëse për Mbrojtjen e të Dhënave.

    Në rast se ushtrohet një nga të drejtat e sipërpërmendura, Shoqëria do të marrë të gjitha masat e mundshme për të hetuar kërkesën dhe trajtuar të drejtën brenda tridhjetë (30) ditëve duke filluar nga marrja e aplikimit përkatës, duke ju njoftuar me shkrim lidhur me përmbushjen e kërkesës suaj, ose arsyeve që parandalojnë ushtrimin e së drejtës. Ju do të njoftoheni edhe në rast se trajtimi i kërkesës suaj kërkon më shumë se afati tridhjetë (30) ditor i përmendur më lart. Ne do të përpunojmë kërkesën tuaj për sa kohë na siguroni verifikim të identitetit tuaj, bashkëngjitur kërkesës suaj.

                                                                                                                                                                                                                                                 Ky Njoftim i Privatësisë është përditësuar në 16 korrik 2024