Spring naar inhoud
Urgjencë

Ekipi ynë menaxhues

Luca Schieppati

Luca Schieppati

Drejtor Menaxhues dhe Drejtor për Vendin, Itali

Luca iu bashkua TAP-it si Drejtor Menaxhues në qershor të vitit 2017. Luca ka më shumë se 25 vite përvojë në zhvillimin dhe menaxhimin e tubacioneve, ndërtimin e impianteve dhe funksionimin dhe mirëmbajtjen në shoqëritë e transmetimit dhe shpërndarjes në Itali dhe Evropë.  Gjatë karrierës së tij, Luca ka mbajtur një sërë pozicionesh në drejtimin ekzekutiv, përfshirë atë të Drejtorit Ekzekutiv të Italgas.  Pozicionet e tij më të fundit kanë qenë ai i Drejtorit të Aseteve Industriale i Snam, si dhe Drejtor Menaxhues i Snam Rete Gas S.p.A. Luca është diplomuar për Inxhinieri Bërthamore në Universitetin Politeknik të Milanos.

Jonathan Collingwood

Jonathan Collingwood

Drejtor i Shërbimeve të Korporatës

Jonathan iu bashkua TAP-it në postin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në janar të vitit 2016.  Jonathan  ka punuar më parë për BP Group, ku ka mbajtur postin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore për Evropën, Azinë Qendrore dhe Afrikën, Lindjen e Mesme dhe Rajonet e Azisë. Gjithashtu, ka qenë përgjegjës për Burimet Njerëzore për Global Finance. Më parë, Jonathan ka mbajtur një sërë pozicionesh të larta strategjike dhe operacionale lidhur me burimet njerëzore në sektorë dhe industri të shumëllojshme, përfshirë edhe ato të shërbimeve financiare, hoteleri-turizmit, shitjeve me pakicë, media dhe energji. Jonathan ka më shumë se 25 vjet përvojë si profesionist i burimeve njerëzore. Ai është i diplomuar për Studime Biznesi dhe është anëtar i Institutit të Zhvillimit të Personelit.

Pierluca Ferrari

Pierluca Ferrari

Drejtor i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit

Pierluca u emërua Drejtor i TIK-ut në janar të 2018-ës. Pierluca ka punuar më parë për Snam, ku ka mbajtur pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Informacionit. Postet e tij të mëparshme të drejtimit të lartë përfshijnë ato të Kryetarit të Zonës së Zbatimit për Snam SpA, Drejtorit të Kërkesës dhe Ofertës TIK dhe Rafinimit dhe Marketingut për Eni S.p.A, Drejtorit të Shërbimeve të Aplikacioneve TIK për Eni S.p.A dhe Drejtorit të TIK-ut të Njësisë së Biznesit, Gazit dhe Shërbimeve për EniData SpA. Pierluca ka më shumë se 25 vjet përvojë në sektorin e TIK-ut, ku ka qenë përgjegjës për sistemet e TI-së për menaxhimin e veprimtarive operacionale dhe tregtare, si dhe mbështetëse të biznesit në industrinë e gazit. Pierluca është diplomuar për Shkenca Informatike në Universitetin e Milanos.

Anthony Mulgrove

Anthony Mulgrove

Drejtor i Financës

Toni është caktuar Drejtor i Financës së TAP-it në janar të 2021-shit. Një profesionist në fushën e financës, ia ka punuar në industrinë e gazit dhe naftës për 33 vite, në role të ndryshme menaxhuese si shef finance. Toni ka kaluar 27 vite në BG plc, ku ka pasur një sërë rolesh drejtuese në  financë në Rusi, Kazakistan, Egjipt, Itali, Evropën Qëndrore dhe Azinë Juglindore. Që nga 2014 ai ka punuar si shef finance i Ophir Energy plc, ku ka drejtuar të gjitha aktivitetet operacionale dhe korporative të grupit. Toni është një Fellow Chartered Management Açountant (FCMA) dhe ka një diplomë në biznes nga Universiteti i Leiçesterit.

Ricardo Ruiz Nuñez

Ricardo Ruiz Nuñez

Drejtor i Operacioneve

Ricardo iu bashkua TAP-it si Drejtor i Operacioneve në shtator të vitit 2017. Ricardo ka thuajse 20 vjet përvojë në menaxhimin, hartimin dhe zbatimin e strategjive operacionale dhe ka punuar në një sërë sektorësh të Enagás gjatë gjithë karrierës së tij. Ricardo iu bashkua TAP-it nga Compañia Operadora de Gas del Amazonas në Peru, ku ai ishte Drejtor Ekzekutiv i Operacioneve. Ricardo ka punuar edhe  si Menaxher Asetesh për Terminalin e Gazit të Lëngshëm Altamira në Meksikë, dhe ka pasur një sërë pozicionesh të tjera drejtuese në Terminalin e Gazit të Lëngshëm në Barcelonë. Përpara se të punonte si Operator Procesesh në Terminalin e Gazit të Lëngshëm Huelva, Ricardo ka qenë Profesor në Universitetin e Huelvas.

Marija Savova

Marija Savova

Drejtuese e Tregtisë

Marija, Drejtuesja jonë e Tregtisë, iu bashkua TAP-it në vitin 2009. Ajo është inxhiniere me përvojë të gjerë në menaxhim projektesh dhe konsulencë në fushën e gazit natyror.  Përpara se t’i bashkohej TAP-it, Marija punonte si Drejtore e Departamentit për Studime dhe Planifikim në shoqërinë daneze të konsulencës Ramboll Oil & Gas. Marija ka përfunduar studimet pasuniversitare në Universitetin Teknik të Danimarkës dhe është diplomuar për Master Administrim Biznesi (MBA) në Universitetin La Salle.

Vugar Veysalov

Vugar Veysalov

Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë

Vugar u emërua në pozicionin e Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në shtator të 2018-ës. Vugar është një profesionist me përvojë i menaxhimit të riskut jo teknik dhe ka mbajtur një sërë pozicionesh drejtuese në industrinë e naftës dhe gazit. Përvojat e tij të mëparshme përfshijnë punën si Menaxher i Lejeve për Nord Stream AG në Zug, Drejtor për Marrëdhëniet me Median dhe OJF-të për Agip KCO në Kazakistan. Vugar ka një MBA nga Shkolla e Menaxhimit Vlerick Leuven në Gent dhe Bachelor Ekselence nga Unversiteti i Gjuhëve të Huaja i Azerbajxhanit.

Luca Schieppati

Luca Schieppati

Drejtor Menaxhues dhe Drejtor për Vendin, Itali

Luca iu bashkua TAP-it si Drejtor Menaxhues në qershor të vitit 2017. Luca ka më shumë se 25 vite përvojë në zhvillimin dhe menaxhimin e tubacioneve, ndërtimin e impianteve dhe funksionimin dhe mirëmbajtjen në shoqëritë e transmetimit dhe shpërndarjes në Itali dhe Evropë.  Gjatë karrierës së tij, Luca ka mbajtur një sërë pozicionesh në drejtimin ekzekutiv, përfshirë atë të Drejtorit Ekzekutiv të Italgas.  Pozicionet e tij më të fundit kanë qenë ai i Drejtorit të Aseteve Industriale i Snam, si dhe Drejtor Menaxhues i Snam Rete Gas S.p.A. Luca është diplomuar për Inxhinieri Bërthamore në Universitetin Politeknik të Milanos.

Malfor Nuri

Malfor Nuri

Drejtor për Vendin dhe Menaxher i OM-së në Shqipëri

Malfori iu bashkua TAP-it në shtator të vitit 2018. Ai mban pozicionin e Drejtorit të TAP-it në Shqipëri dhe Menaxher i OM-së. Ai ka më shumë se 25 vite përvojë drejtuese në sektorin e naftës dhe gazit dhe iu bashkua TAP-it nga Shell Upstream Albania BV. Malfori ka mbajtur një sërë pozicionesh të larta drejtimi gjatë gjithë karrierës së tij. Këto përfshijnë pozicione si Menaxher i Përgjithshëm për Petromanas Albania GmbH, Manas Adriatik GmbH dhe DWM Petroleum dhe rolin e Përfaqësuesit Vendor dhe Menaxherit të Përgjithshëm në Detyrë për OMV Exploration GmbH (Shqipëri). Malfori e nisi karrierën në Ministrinë e Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjisë në Shqipëri dhe është diplomuar për Inxhinieri në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Elektrike në Universitetin e Tiranës.