Spring naar inhoud
Urgjencë

Panorama e Përgjithshme

Si pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik është mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike për Evropën dhe është thelbësor për ofrimin e aksesit të besueshëm në një burim të ri të gazit natyror, ndërsa mbështet objektivat e BE-së për tranzicionin e energjisë.

Rritja e kërkesës për energji

Burimet e gazit natyror në rajonin kaspik konsiderohen si një mundësi e jashtëzakonshme për Evropën për trajtimin e sfidave të saj energjetike. Gazi natyror pritet të luajë rol mjaft të rëndësishëm në përbërjen energjetike evropiane për dhjetëvjeçarët në vijim. Ai paraqet një alternativë të aksesueshme, të përballueshme dhe në sasi të ulëta karboni krahasuar me lëndët djegëse tradicionale si qymyri dhe nafta. Besueshmëria dhe fleksibiliteti që e karakterizon e kthejnë gazin natyror në partnerin ideal të burimeve të energjisë së rinovueshme.

Siguria e furnizimit

Si pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, TAP paraqet burimin e ri të gazit natyror, aq të domosdoshëm për Evropën. Gazsjellësi i ndihmon bizneset dhe konsumatorët të plotësojnë nevojat e tyre, duke iu ofruar mundësi zgjedhjeje dhe furnizim të sigurt.

TAP gjithashtu ndihmon edhe në promovimin e sektorëve të gazit në vendet pritëse.

Të përkushtuar për tranzicion energjetik

Tranzicioni energjetik i Evropës kërkon një sistem energjetik të sigurt, të besueshëm dhe me qëndrueshmëri të lartë. Krahas kontributit në sigurinë energjetike dhe diversifikimin e furnizimit, TAP po përgatitet infrastrukturën e tubacionit për kërkesat e energjisë në të ardhmen, duke përfshirë transportin e mundshëm të gazrave me emetim të ulët të karbonit, siç janë hidrogjeni dhe biometani.

TAP po punon gjithashtu për të zvogëluar impaktin mjedisor të operimeve përmes një programi të strukturuar me nisma të dekarbonizimit. Kjo përfshin uljen e emetimeve të gazrave serrë, përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe forcimin e monitorimit dhe raportimit të emetimeve.

Deri në vitin 2025, TAP kishte reduktuar emetimet totale të gazrave serrë me më shumë se 25% krahasuar me nivelet e parashikuara, emetimet e metanit me mbi 50% dhe emetimet e lira me më shumë se 85% krahasuar me nivelin bazë referimi. Duke u bazuar në këto rezultate, Kompania ka lançuar një Plan të ri për Menaxhimin e Karbonit për vitet 2026–2030, i fokusuar në reduktime të mëtejshme të emetimeve dhe përmirësime të efikasitetit operativ.

Përfitimet e vendeve pritëse

TAP ka sjellë përfitime strategjike dhe ekonomike për tre vendet pritëse përmes të cilave kalon gazsjellësi: Greqinë, Shqipërinë dhe Italinë.

Pozitat e këtyre vendeve pritëse në hartën energjetike evropiane janë forcuar tashmë, duke u kthyer në porta hyrëse dhe nyje energjetike. Gazsjellësi ofron një infrastrukturë të re afatgjatë dhe të qëndrueshme gazi për këto vende, duke ofruar kështu një nivel të paprecedent sigurie lidhur me furnizimin e energjisë dhe stimulin kaq të domosdoshëm për zhvillim ekonomik.

Për më tepër, ndërtimi i gazsjellësit ka nxitur investime të konsiderueshme të huaja për vendet pritëse, që pritet të vijojnë gjatë gjithë jetëgjatësisë së gazsjellësit e më tej.

TAP ka sjellë edhe shumë përfitime të tjera ekonomike për vendet pritëse, përfshi:

  • kontributin e drejtpërdrejtë në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) përmes taksave
  • mundësitë e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të punësimit
  • prokurimin e mallrave dhe shërbimeve përmes zinxhirit të furnizimit
  • investimet sociale dhe mjedisore përmes programeve komunitare.

Mundësitë rajonale

Gazsjellësi krijon mundësi për transportin e gazit drejt tregjeve në rajonin më të gjerë përmes infrastrukturës ekzistuese dhe infrastrukturës së mundshme në të ardhmen.

TAP është i lidhur me Interkonektorin Greqi-Bullgari (IGB), i cila ka filluar operacionet tregtare në vitin 2022, duke mundësuar transportimin e gazit nga baseni Kaspik në Bullgari.