Spring naar inhoud
Urgjencë

Etapat e projektit TAP

Konceptimi, zhvillimi dhe realizimi i projekteve gazsjellëse ambicioze, si TAP-i përbëjnë një proces kompleks dhe të detajuar. Ky proces, ndër të tjera, përfshin një vizion frymëzues, vëmendje tejet të hollë për detajet, ekspertizë të rangut botëror, krijimin e partneriteteve të frytshme dhe këshillim të kujdesshëm me palët e interesit.

Nuk ka dyshim që TAP-i tashmë ka bërë shumë progres. Por ama disa prej sfidave të tij më të mëdha nuk janë përballuar akoma. Ndërsa aktivitetet e ndërtimit të një prej projekteve infrastrukturore energjetike më të rëndësishme për Evropën gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, vazhdojnë, më poshtë po ju paraqesim shkurtimisht piketat e deri tanishme të projektit nga konceptimi deri në përfundimin e planifikuar.

  • Fizibiliteti dhe krijimi i TAP (2003 - 2007)
    01 janar 2003

    Kryhet studimi i pararealizueshmërisë për TAP.

    01 janar 2006

    Studimi i realizueshmërisë ndërmarrë nga EGL

    Studimi i realizueshmërisë ndërmarrë nga EGL e Zvicrës (tani pjesë e Axpo) konfirmon realizueshmërinë teknike, ekonomike dhe mjedisore të projektit.

    01 mars 2007

    Përmbyllet studimi i zgjeruar inxhinierik bazë, duke përfshirë studimin e shtratit të detit dhe anketimet paraprake të vlerësimit të ndikimit

    13 mars 2007

    TAP AG regjistrohet si kompani

  • Faza e para-ndërtimit dhe e kontraktimit (2008 - 2014)
    01 janar 2008

    TAP nis fazën e Projektimit Inxhinierik të Detajuar Fillestar(FEED)

    01 shkurt 2012

    TAP përzgjidhet nga Konsorciumi i Shah Deniz si rrugë me përparësi për në Itali

    gusht 2012

    Arrihet Marrëveshja e Financimit dhe Mundësive me partnerët e Shah Deniz-it për të financuar një pjesë të TAP-it dhe për të patur mundësinë e marrjes së një pjese aksionare prej 50% në projekt.

    nëntor 2012

    Aksionarët e TAP-it dhe partnerët e Shah Deniz-it, SOCAR, BP dhe Total

    Aksionarët e TAP-it dhe partnerët e Shah Deniz-it, SOCAR, BP dhe Total arrijnë Marrëveshjen e Aksionarëve për përcaktimin e mënyrës së qeverisjes së Ndërmarrjes së Përbashkët TAP me anëtarët e Konsorciumit, nëse TAP do të përzgjidhej nga Shah Deniz-i në vitin 2013.

    shkurt 2013

    Qeveritë e Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë nënshkruajnë marrëveshjen ndërqeveritare (IGA) për projektin TAP.

    mars 2013

    TAP përfundon Projektimin Inxhinierik Fillestar(FEED)

    prill 2013

    Qeveria Shqiptare ratifikon Marrëveshjen me Vendin Pritës me Projektin TAP

    prill 2013

    TAP merr lejen mjedisore në Shqipëri

    28 qershor 2013

    Konsorciumi Shah Deniz merr Vendimin Përfundimtar të Investimit për Fazën 2 të projektit

    nëntor 2013

    Aksionarët e TAP-it ndërmarrin Vendimin për të Ndërtuar

    dhjetor 2013

    Qeveria Greke ratifikon Marrëveshjen me Qeverinë Pritëse me TAP-in

    dhjetor 2013

    Konsorciumi Shah Deniz përzgjedh TAP-in si rrugën e parapëlqyer për transportimin e gazit Kaspik për në Evropë.

    2014

    TAP ri-nis procesin e prokurimit pas rishqyrtimit të strategjisë dhe afateve

  • Fillimi i ndërtimit (2015 - 2016)
    korrik 2015

    Nisin punimet e para ndërtimore për rrugët dhe urat dytësore në Shqipëri për të mundësuar transportin në sheshet e ardhshme të ndërtimit

    shkurt 2016

    Janë shpallur kontratat e mëdha të prokurimeve

    prill 2016

    Tubat e parë mbërrijnë në Shqipëri

    Dërgesat e tubave të çelikut, pajisjeve dhe makinerive  fillojnë të mbërrijnë në portin e Durrësit.

    maj 2016

    Ceremonia e Nisjes së Ndërtimit të TAP, organizuar në Selanik, Greqi

    maj 2016

    Tubat e parë mbërrijnë në Greqi

    Dërgesat e para të gypave të çelikut dhe bendet për seksionin grek të TAP mbërrijnë në portet e Selanikut dhe Kavallës.

    30 shtator 2016

    TAP shënon fillimin e ndërtimit në Shqipëri

    Ceremonia e inaugurimit pranë qytetit të Fierit u ndoq nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

    25 nëntor 2016

    Kryeministri grek viziton kantierin e TAP në Aleksandropoli

    Gjashtë muaj pas ceremonisë së inaugurimit të TAP, kryeministri grek Alexis Tsipras vizitoi punimet e projektit në Aleksandropoli.

    dhjetor 2016

    TAP përfundon fazën e parë të rehabilitimit të rrugëve hyrëse dhe urave në Shqipëri

    U përmirësuan përafërsisht 58 km rrugë hyrëse, u ndërtuan 2 ura të reja dhe u rinovuan 40 ura të tjera.

  • Përparimi i projektit dhe përfundimi i ndërtimit (2017 - 2019)
    maj 2017

    TAP feston vitin e parë të ndërtimit

    Kontraktorët e TAP-it kanë pastruar dhe sistemuar afërsisht 49% të gjurmës së projektit në Greqi dhe Shqipëri (371 km nga 765 km). Gjithashtu, 22.6% e tubave të salduara janë futur tashmë në tokë dhe janë mbuluar.

    qershor 2017

    TAP përfundon transportin detar të tubave në Shqipëri

    Përafërsisht 13,000 tuba, brryla, pajisje të ndryshme dhe makineri që peshojnë më shumë se 200,000 ton janë dërguar në Durrës që nga prilli 2016.

    tetor 2017

    Përfundojnë dërgesat e tubave në Shqipëri, Greqi dhe Itali

    Dërgesa e fundit e tubave të çelikut për ndërtimin e TAP mbërriti në Selanik. Transporti i 55,000 tubave dhe brrylave TAP u përfundua në thuajse një vit e gjysmë.

    shkurt 2018

    Përfundojnë 2/3 e Gazsjellësit Trans Adriatik

    Gjatë punimeve të Komitetit Këshillues të Korridorit Jugor të Gazit (KJG) në Baku, Azerbajxhan, Drejtori Menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati, tha se kjo përfshin të gjithë veprimtaritë e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit.

    korrik 2018

    Konsorciumi Shah Deniz fillon shitjet e para të gazit

    Konsorciumi Shah Deniz fillon shitjet e para të gazit në Turqi. Furnizimi i parë për Evropën nëpërmjet TAP-it do të vijojë në vitin 2020.

    nëntor 2018

    TAP dhe TANAP përfundojnë lidhjen e gazsjellësit

    TAP dhe Gazsjellësi Trans Anatolian (TANAP) përfunduan me sukses bashkimin e tyre përfundimtar me "saldimin e artë, i cili i lidhi fizikisht dy gazsjellësit.

    dhjetor 2018

    TAP përmbyll financimin prej 3.9 miliard Euro të projektit

    Financimi është mundësuar nga një grup prej 17 bankash komerciale, ku bëjnë pjesë BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve (BEI). Një pjesë e financimit është mbuluar nga agjencitë e kreditimit për jashtë vendit (AKJV) - bpifrance, Euler Hermes dhe Sace.

    mars 2019

    Instalimet në det të hapur

    TAP fillon shtrirjen e tubave të çelikut në seksionin prej 105 km në det të hapur, përgjatë Detit Adriatik. Pika më e thellë e tubacionit nën nivelin e detit do të jetë më shumë se 810 metra.

  • Faza operacionale (2020 - e në vijim)
    15 nëntor 2020

    TAP fillon operimin tregtar

    Katër vjet e gjysmë pas përurimit të nisjes së ndërtimit, sistemi i transportimit të gazit prej 878 km i gjatë, i cili kalon nëpër Greqi, Shqipëri, detin Adriatik dhe Itali, fillon operimin tregtar.

    31 dhjetor 2020

    TAP fillon transportin e sasisë së parë të gazit

    Sasi gazi nga Azerbaixhani mbërrijnë në Greqi dhe Bullgari, përmes pikës së interkonjeksionit të Nea Mesimvrias me DESFA-n, si edhe në Itali, përmes pikës së interkonjeksionit të Melendunjos me SNAM Rete Gas (SRG).

    mars 2021

    TAP transporton sasinë e parë të gazit natyror prej 1bcm në Evropë

    Sasia e parë prej 1 miliard metër kub (bcm) gaz natyror nga Azerbajxhani hyn nëpërmjet pikës së interkonjeksionit në Kipoi, Greqi, aty ku TAP bashkohet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP).

    mars 2022

    TAP transporton sasinë e parë prej 10 bcm gaz natyror në Evropë

    10 bcm gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë në Evropë nëpërmjet gazsjellësit TAP

    mars 2022

    TAP lidhet me Interkonektorin Greqi-Bullgari (IGB)

    IGB filloi aktivitetin operacional në 1 tetor

    gusht 2022

    TAP arrin etapën e transportit të 15 bcm gaz natyror

    Prej datës 31 dhjetor 2020, TAP transportoi mbi 15 bcm gaz natyror për në Evropë. Tubacioni filloi të kontribuojë në sigurinë energjetike të Evropës.

    janar 2023

    TAP ndërmerr nivelin e parë të zgjerimit të kapacitetit

    Në vijim të mbylljes së fazës së tenderit të ofertave detyruese për Testimin e Tregut për vitin 2021, TAP ndërmori nivelin e parë të zgjerimit të kapacitetit duke alokuar 1.2 miliardë metër kub (bcm) kapacitet shtesë në vit (në terma afatgjatë), duke filluar nga viti 2026.

    gusht 2025

    50 bcm e para u transportuan me sukses

    50 bcm gaz natyror nga Azerbajxhani ka hyrë në Evropë nëpërmjet TAP.