Spring naar inhoud
Urgjencë

Linja e Integritetit

Gazsjellësi Trans Adriatic TAP-AG është i përkushtuar ndaj standardeve më të larta etike dhe profesionale dhe punon për të krijuar një mjedis ku të gjithë ndihen komod për t'u shprehur.

Është kritike që TAP-i të ruajë reputacion të padiskutueshëm dhe që të konsiderohet vazhdimisht si partner profesional dhe i besueshëm nga klientët, furnitorët dhe palët e tjera të interesit.

Duke marrë parasysh legjislacionin përkatës për sinjalizimin, TAP po e vendos Linjën e Integritetit - një kanal i pavarur informues- në dispozicion të të gjithëve. Linja e Integritetit i mundëson personelit të TAP-it dhe palëve të treta të raportojnë shkelje (sjellje, veprime ose mosveprime) në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe me Kodin e Sjelljes dhe Programin Model 231 të TAP. Detajet në lidhje me përdorimin dhe funksionimin e linjës së Integritetit, kush mund të raportojë shkeljet, çfarë mund të raportohet, si vlerësohen raportet dhe të drejtat tuaja shpjegohen në dokumentin e Udhëzimeve më poshtë.

Ju mund të raportoni me shkrim ose verbalisht përmes mjeteve të mëposhtme:

Në varësi të ligjit në fuqi, TAP do të ruajë konfidenciale të gjitha raportimet, përfshirë identitetin e raportuesit. Raportimet mund të bëhen në mënyrë anonime, përmes linjës së Integritetit, megjithatë, duhet të jepen detaje të mjaftueshme për sjelljen e pahijshme në mënyrë që të mund të vlerësohet siç duhet. Për më tepër, TAP vendos një fokus të fortë në krijimin e kanaleve të sigurta të raportimit dhe zbatimin e masave për të parandaluar sjelljet haklmarrëse. Kjo do të thotë se ka një tolerancë zero ndaj hakmarrjes në TAP dhe çdo sjellje hakmarrëse ndaj jush ose kujtdo që raporton ose bashkëpunon në një proces zbulimi ose informacioni është shprehimisht e ndaluar.

Numra pa pagesë

+30 800 491 423 829, (gjuhët: greqisht, anglisht)

+35 580 015 22, (gjuhët: shqip, anglisht) 

+39 800 727 428, (gjuhët: italisht, anglisht)

+41 800 894 802, (gjuhët: gjermanisht, frëngjisht, italisht, anglisht)

Contact TAP

Lexo më shumë