Spring naar inhoud
Urgjencë

Përgjigja ndaj ankesave

Gazsjellësi Trans Adriatik i trajton ankesat mjaft seriozisht dhe ka një proces të posaçëm për shqyrtimin e tyre. Nëse mendoni se TAP ju ka trajtuar në mënyrë të padrejtë, ju lutemi të na kontaktoni në mënyrë që të kryejmë hetimet përkatëse për çështjen.

TAP shpreh përkushtimin e tij për dialog të hapur dhe krijimin e marrëdhënieve afatgjata të mbështetura në mirëbesim me komunitetet që jetojnë përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Mekanizmi ynë i ankimimit na ndihmon t’i hetojmë, t’i përgjigjemi si duhet, si dhe t’i kuptojmë e t’i trajtojmë më mirë shqetësimet e njerëzve të prekur nga gazsjellësi. Ai na ndihmon të shmangim çështje të ngjashme që mund të përsëriten në të ardhmen.

Përgjegjëse për marrjen dhe përpunimin e këtyre ankesave janë ekipet e posaçme për menaxhimin e ankesave në secilin prej vendeve ku TAP operon. Këto ekipe mbikëqyrin hetimin e ankesave dhe garantojnë informimin e njerëzve të prekur rreth progresit.

Të kuptojmë procesin e ankimimit

Çdo ankesë regjistrohet, pranohet, hetohet dhe i kthehet përgjigje në varësi të seriozitetit dhe kompleksitetit të çështjes.

Kur TAP merr një ankesë, vlerësohet fillimisht natyra dhe shkalla e seriozitetit, e më pas departamentit përkatës i kërkohet ta hetojë. Ankuesit i dërgohet shkresa e pranimit, ku i shpjegohet edhe procesi i zgjidhjes së ankesës.

Pas hetimit, nëse shihet e përshtatshme, TAP propozon veprimet e duhura për zgjidhjen e ankesës.

Kur është e nevojshme, ankesat mund të referohen për shqyrtim të jashtëm, i cili do të vlerësojë procesin e zgjidhjes dhe nëse shihet e arsyeshme, rekomandon masa shtesë.  

Kushdo që nuk bie dakord me zgjidhjen e propozuar të TAP, ka të drejtë të kërkojë zgjidhje alternative përtej TAP.

Një raport përmbledhës të orientimit të ankesave ndaj TAP në vitin 2017, 2018, 2019 dhe në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2020 mund t'a gjeni këtu.

Dorëzimi i një ankese

Palët e interesit mund t’i dorëzojnë ankesat e tyre në shqip, greqisht, anglisht apo italisht. Mekanizmi i ankimimit i TAP është i hapur për të gjithë palët e interesit, përfshi individët, grupet, shoqëritë dhe grupet e interesit të përbashkët.

Të gjitha ankesat janë konfidenciale. Ankesat mund të dorëzohen edhe anonim. Çdo e dhënë personale në kuadër të procedurës përpunohet në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave dhe me kujdes maksimal. Informacioni përkatës mund të gjendet te dokumenti i privatësisë.

Për të dorëzuar një ankesë, ju mund të zgjidhni të:

  • Telefononi linjën e këshillimit të TAP (shihni më poshtë)
  • Telefononi ose dërgoni një SMS Koordinatorit të Ankesave të TAP në vendin tuaj (shihni më poshtë)
  • Shkarkoni, plotësoni ose dorëzoni online një Formular Ankese (shihni më poshtë)
  • Postoni një Formular Ankese të plotësuar në kutitë e ankesave që ndodhen në zyrat rajonale të TAP
  • Dërgoni një e-mail, letër apo faks zyrës përkatëse të TAP (shihni më poshtë)

Ngarkimi i ankesës online (Anglisht)

Ju duhet të përditësoni ankesën?

Nëse dëshironi të shtoni informacione mund ta përditësoni fare lehtë ankesën tuaj përmes këtij formulari:

Përditëso ankesën aktuale (Anglisht)

Kontaktet për vendin

Email: grievancegreece@tap-ag.com  
Adresa postare: 5, Rruga “Agiou Georgiou”, 
P.O. Box 8006 - P.C. 57001 Thermi, Selanik 
Për vëmendje të: Këshillues ankesash
Telefon: +30 213 010 4500
Faks: +30 213 010 4599 

Email:grievanceitaly@tap-ag.com 

Adresa postare: Ruga Carlo Urbani 3, 72100 Brindisi, Itali
Për vëmendje të: Këshillues ankesash
Telefon: +39 345 4009 029 (Linjë këshillimi)     
+39 0832 24971
SMS: +39 345 4009 029
Faks: +39 0832 2497 44

Email: grievancealbania@tap-ag.com

Adresa postare: Godina Nr.12 (ABA Business Centre), Kati 6, Zyra Nr.606, Rruga “Papa Gjon Pali II”, 1010 Tiranë, Shqipëri
Për vëmendje të: Këshillues ankesash
Telefon: +355 69 609 8188 (Linjë këshillimi) +355 44 30 69 37

SMS: +355 69 609 8188 

Faks: + 355 42 265 685