Spring naar inhoud
Urgjencë

Përmirësimi i jetesës

Gazsjellësi Trans Adriatik shpreh përkushtimin e tij ndaj kthimit në gjendjen e mëparshme dhe përmirësimit të tokës dhe jetesës, të prekura nga aktivitetet tona.

Ne jemi angazhuar dhe do të angazhohemi në mënyrë të hapur dhe pro-aktive, duke treguar gjithnjë respekt për të gjitha komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

TAP ka kthyer në gjendjen e mëparshme tokat e prekura nga ndërtimi, duke ia kthyer pronarëve përkatës dhe mbështetur kthimin në gjendjen e mëparshme dhe përmirësimin e prodhimit dhe të jetesës.

Projektet tona të investimeve sociale dhe mjedisore (ISM) përbëjnë gurin e themelit të angazhimit tonë në të ardhmen e komuniteteve të prekura. Përmes nismave ISM, ne jemi angazhuar të investojmë mbi 55 milionë euro në këto komunitete.

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore

Gazsjellësi Trans Adriatik përshkon tre vende me histori dhe kulturë të pasur. TAP respekton trashëgiminë kulturore të vendeve pritëse dhe për këtë qëllim, ka punuar me ekspertët për mbrojtjen e siteve arkeologjike dhe artefakteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit.
Lexo më shumë

Hierarkia e zbutjes

Sistemi i menaxhimit të çështjeve mjedisore, sociale dhe trashëgimisë kulturore (SM MSTK) fokusohet te procesi dinamik i vlerësimit, planifikimi i aktiviteteve, menaxhimi, zbutja dhe monitorimi lidhur me jetesën e vendasve përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Ai përbëhet nga katër hapa kyçë:

  1. Shmangia
  2. Minimizimi dhe zbutja
  3. Rehabilitimi
  4. Kompensimi

Biodiversiteti

Gazsjellësi Trans Adriatik është i përkushtuar të konservojë biodiversitetin. Objektivi jonë është të rikthejmë dhe në të gjitha rastet e mundshme të përmirësojmë biodiversitetin përgjatë gjurmës së gazsjellësit.
Lexo më shumë

Marrja në dorëzim dhe kthimi i tokës në gjendjen e mëparshme

Në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe ligjet e praktikat kombëtare, TAP i ka kompensuar familjet e prekura për tokën, të mbjellat, pasuritë apo kufizimet e përdorimit të tokës gjatë ndërtimit të gazsjellësit.

Procesi i Marrjes në Përdorim dhe në Dorëzim të Tokës nga TAP siguron kompensimin e drejtë dhe transparent të të gjithë familjeve të prekura për përvetësimin e të drejtave të përdorimit të tokës përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Krahas kësaj, TAP ka mbikëqyrur zbatimin e një programi për mbështetjen e kthimit të tokës së kultivuar dhe të pakultivuar përgjatë korridorit të ndërtimit të gazsjellësit në gjendjen e mëparshme. Kjo përfshinte:

  • Rindërtimin e infrastrukturës së kullimit të tokës, rrugëve dhe/ose rrjeteve apo objekteve të tjera që u prekën apo u zhvendosën gjatë ndërtimit
  • Kthimin e tokës në gjendjen e mëparshme
  • Projektimin dhe instalimin e masave inxhinierike për kontrollin e erozionit dhe të kullimit në vendet e rrezikuara nga erozioni
  • Rihedhjen e pjesës së sipërme të dheut (e cila u grumbullua në pirgje gjatë hapjes së të drejtës së kalimit për të ruajtur pjellorinë e saj)
  • Ofrimin e asistencës për programet e rikthimit të bimësisë dhe vlerave ekologjike në tokat e pakultivuara, në bashkëpunim me autoritetet pyjore 
  • Ofrimin e asistencës për programet e rikthimit të vlerave bujqësore dhe të biodiversitetit, për të përshpejtuar prodhimtarinë e tokave të kultivuara dhe rikthimin e vlerave të biodiversitetit, me mbështetjen e agronomëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe specialistëve për kthimin e jetesës në gjendjen e mëparshme dhe të biodiversitetit
  • Monitorimin për konfirmimin e realizimit të kthimit në gjendjen e mëparshme dhe identifikimin e çështjeve që kanë lindur pas kthimit mbrapsht të tokës.

Asistenca për dhe kthimi i jetesës në gjendjen e mëparshme

Ne e kuptojmë rëndësinë ekonomike dhe sociale të tokës për komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Krahas ofrimit të kompensimit financiar për individët e prekur në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm, TAP ka zhvilluar programin e Asistencës për Jetesën dhe Mbështetjen Tranzitore (AJMT), i cili përfshin:

  • Promovimin e kthimit në gjendjen e mëparshme dhe përmirësimit të prodhimtarisë bujqësore të parcelave të tokës të prekura, përfshi monitorimin agronomik, mbështetjen përmes këshillimit dhe ndërhyrjeve, të tilla si ofrimi i afro 300 tonë pleh kimik në Shqipëri dhe 1,467 tonë në Greqi
  • Sigurimin se familjet e prekura nga marrja në përdorim të përhershëm të tokës, të mund t’iu zëvendësohet toka, nëse dëshirojnë
  • Sigurimin se gjendja e kultivuesve të bimëve me rrënjë të thella, të cilët janë prekur vazhdimisht nga kufizimet e përdorimit të tokës, të mos përkeqësohet krahasuar me gjendjen përpara ndërtimit të gazsjellësit, duke përfshirë ofrimin e 82.000 fidanëve në Shqipëri dhe 41.865 në Greqi
  • Identifikimin, monitorimin dhe, kur shihet e përshtatshme, ofrimin e mbështetjes për familjet në vështirësi
  • Promovimin e diversifikimit të jetesës përmes bujqësisë duke mbështetur novacionin, sipërmarrjet dhe programet e lidhjes me tregun
  • Monitorimin dhe promovimin e asistencës për bizneset e peshkimit dhe turizmit në Shqipëri dhe Itali

Kujdesi për komunitetet tona

Përkushtimi i TAP ndaj transparencës, llogaridhënies dhe dialogut me palët e interesit përcaktohet në politikën e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (PSK).

Ne angazhohemi në mënyrë të hapur, pro-aktive me palët tona të interesit, duke treguar gjithnjë respekt për ta dhe duke i përfshirë pikëpamjet e tyre në aktivitetet tona.

Parimet e PSK-së pasqyrohen jo vetëm në aktivitet tona, por edhe në ato të kontraktorëve dhe furnitorëve tanë të cilët monitorohen nga afër për të siguruar pajtueshmëri.

Procedura jonë e ankimimit i lejon vendasit që të shprehin shqetësimet ose kundërshtimet e tyre, të cilat TAP i shqyrton dhe përpiqet t’i japë zgjidhje.

Raportet ESG

TAP ka publikuar Raportet vjetore Mjedisore, Sociale & Mirëqeversje (ESG) prej vitit 2021. Raportet shpalosin angazhimet e Kompanisë në tematikat Mjedisore, Sociale & Mirëqeversje (ESG).
Lexo më shumë