Rreth TAP
Gazsjellësi Trans Adriatik është një infrastrukturë e gazit natyror që shtrihet nga kufiri greko-turk deri në Italinë Jugore, duke i mundësuar palëve të interesuara tregtimin e gazit në disa vende evropiane.
TAP është një rrugë transportimi e drejtpërdrejtë dhe me kosto efikase, pjesë e Korridorit Jugor të Gazit dhe një zinxhir i vlerës së gazit prej 3,500 kilometrash, që shtrihet nga Deti Kaspik deri në Evropë.
Duke punuar sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe të operimit, TAP vepron si Operator i Sistemit të Transportimit (TSO) dhe Operator i Pavarur i Transportimit (ITO), duke i mundësuar tregtarëve të interesuar transportim të sigurt, të besueshëm dhe efikas të gazit.
Gjurma e TAP
Gazsjellësi zë fill në afërsi të zonës së Evros të Kipoit, në kufirin greko-turk, ku lidhet më pas me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Ai përshkon Greqinë Veriore në perëndim të Leropigit, Kostur, në kufirin greko-shqiptar. Duke kaluar përmes Shqipërisë dhe detit Adriatik, gazsjellësi mbërrin në brigjet e Italisë për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit.
Gjurma e TAP-it lehtëson furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore dhe dalja e tij në tokë në Itali ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit kaspik drejt tregjeve evropiane.
Angazhimet e TAP
Së bashku me aksionarët e tij , TAP-i e shikon mbrojtjen mjedisore, përgjegjësinë sociale të korporatës dhe sigurinë në mënyrë mjaft serioze.
Si një prej projekteve energjetike më strategjike në Evropë, TAP shpreh përkushtimin e tij kundrejt respektimit të praktikave më të mira të fushës. Kjo përfshin edhe respektimin e rregulloreve përkatëse ndërkombëtare, evropiane dhe kombëtare.
TAP angazhohet në mbrojtjen e mjedisit, sigurisë dhe komuniteteve përgjatë gjurmës së tij. Ne veprojmë sipas politikës “siguria në radhë të parë, zero dëme”.
Angazhimi ynë për të ardhmen simbolizohet nga roli që TAP po luan në hapjen e Korridorit Jugor të Gazit dhe kontributit të tij mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e vendeve dhe komuniteteve fqinje përgjatë gjurmës së gazsjellësit.
Partneritetet strategjike
Operimi i një gazsjellësi të këtyre përmasave kërkon burime të konsiderueshme, ekspertizë teknike të pashembullt, standardet më të larta mjedisore dhe të sigurisë, financime të shëndosha dhe partneritete të fuqishme.
TAP-i ka krijuar partneritete strategjike të konsoliduar brenda BE-së, me tre vendet e tij pritëse dhe me shoqëritë e transportimit të gazit që veprojnë në këto vende.
BE-ja vlerëson rolin e TAP-it në arritjen e objektivit në politikën urgjente të energjisë lidhur me mundësimin e sigurisë dhe diversitetit të furnizimit energjetik të rajonit. TAP u shpall katër herë si Projekt i Interesit të Përbashkët (PCI) dhe në vitin 2013 u titullua Projekt me Interes për Komunitetin Energjetik (PECI).
Me sytë nga e ardhmja, TAP do të lehtësojë ndërlidhjet me infrastrukturat e tjera të transportimit të gazit përgjatë Evropës Juglindore e më gjerë.
-
TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë
Ky moment historik thekson kontributin strategjik të TAP në sigurinë energjetike dhe tranzicionin e qëndrueshëm të Evropës
Më shumë informacione rreth TAP sjell 50 miliardë metër kub gaz natyror në Evropë