Spring naar inhoud
Urgjencë

Sistemi i integruar i menaxhimit të CSHSM-së

Sistemi i integruar i TAP-it për menaxhimin e CSHSM-së (SM CSHSM) mbulon të gjitha veprimtaritë operacionale, të gjitha veprimtaritë e korporatës në selinë tonë qendrore në Zvicër dhe në zyrat e vendndodhjet në Greqi, Shqipëri dhe Itali.

SM CSHSM-ja jonë e çertifikuar përmbush kërkesat e shumicës së standardeve më të përdorura ndërkombëtare të ISO:

SM CSHSM e integruar e TAP-it përmbush pritshmëritë e aksionarëve dhe palëve tona të interesit lidhur me cilësinë e shërbimeve, sigurinë e të gjitha palëve të interesuara dhe mbrojtjen e mjedisit.

Mbrojtja mjedisore

Në thelb të gjithçkaje që ne bëjmë qëndron angazhimi i Gazsjellësit Trans Adriatik për të mbrojtur sitet mjedisore, nga politika në praktikë.
Lexo më shumë

Objektivat kyç të SM CSHSM të integruar të TAP-it janë:

  • të reduktojë rastet e përgjegjësive të mbivendosura
  • të shmangë dyzimin e përpjekjeve dhe të hartojë objektiva dhe plane konsekuente
  • të shpërndajë më mirë burimet në dispozicion
  • të zbatojë metoda e procese të harmonizuara e të reduktojë volumin e dokumentacionit
  • të përmbushë të gjitha standardet ISO dhe kërkesat e aksionarëve dhe palëve të interesit.