Projektet SEI në Itali
Gazsjellësi Trans Adriatik mbështet një një sërë projektesh të posaçme për investime sociale dhe mjedisore në Itali.
TAP-i ruan një dialog të vazhdueshëm me komunitetet lokale për të zhvilluar projekte të reja, të miratuara bashkarisht për Investime Sociale dhe Mjedisore (SEI), që mbështesin prioritetet e zhvillimit të komuniteteve.
Fushat prioritare të investimeve përfshijnë:
- Jetesën: me vëmendje të veçantë tek turizmi, bujqësia dhe peshkimi.
- Menaxhimi mjedisor: bujqësia dhe mjedisi detar;
- Cilësia e jetës së komunitetit: shërbimet dhe infrastruktura.
Projekte të Rëndësishme që u zbatuan në Itali:
Një sërë projektesh që kontribuojnë në kauza sociale dhe mjedisore janë zbatuar në Itali nëpërmjet programit SEI të TAP, duke përfshirë:
- përfitimi i peshkatarëve vendas përmes projektit 'Në të njëjtën varkë', në saj të të cilit peshkimi në San Foca u be më i sigurt dhe më i qëndrueshëm
- financimi i 35 bursave për diplomë Master në kualifikimet e Menaxhimit të Mikpritjes
- programi TAP Start, i cili ofron grante të vogla për organizatat jofitimprurëse që zbatojnë projekte në fushën e sportit, kulturës, mjedisit dhe çështjeve sociale.
- programi MENA për të trajnuar pronarët dhe menaxherët e restoranteve në menaxhimin e restoranteve, teknikat e gatimit dhe transformimin e produkteve ushqimore vendase
- një program për mbetjet detare për të vlerësuar praninë e mbeturinave detare në një shtrirje të vijës bregdetare të Adriatikut rreth 30 kilometra (Vernole, Lecce dhe Melendugno)
- TAP-i ofroi financim për Mbikëqyrjen Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore Nënujore në Itali, për restaurimin e artefakteve qeramike me interes të konsiderueshëm arkeologjik, të zbuluara gjatë shtrimit në det të tubacionit në shtratin e detit të Kanalit të Otrantos. Mbështetja e TAP-it i mundësoi gjithashtu këtij institucioni ekspozimin e artefakteve të restauruara në Taranto për një periudhë 18 mujore.
- TAP dhuroi instrumente muzikore për programin muzikor të Shkollës 9-vjeçare të Melendugnos.
- Që nga viti 2024, TAP ka mbështetur "Blu Festival", programi veror i aktiviteteve kulturore dhe argëtuese të organizuar nga Bashkia e Melendugnos.
MENA: Trajnim në menaxhimin e restorantit
Nëpërmjet programit MENA, pronarë dhe menaxherë restorantesh në zonën e Leçes marrin trajnim tremujor të nivelit të lartë në menaxhimin e restorantit, teknikat e gatimit dhe transformimin e produkteve punonjësit e tyre ushqimore për stafin e tyre. Projekti, i bashkon shefat më të vlerësuar të kuzhinës dhe pronarët dhe menaxherët e restoranteve, që mbështesin fuqimisht ekonominë dhe turizmin vendor. Projekti është tashmë në edicionin e tij të dytë.