Gjurma dhe infrastruktura e gazsjellësit TAP
Gazsjellësi Trans Adriatik transporton gaz natyror nga rajoni i Kaspikut drejt Evropës duke u lidhur me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). TAP udhëton nëpër Greqi dhe Shqipëri, nën detin Adriatik, dhe del në breg në Itali.
I gjithë tubacioni është vendosur të paktën një metër nën tokë për të mbrojtur mjedisin dhe për të minimizuar ndikimin e tubacionit në komunitetet fqinje. Vetëm objekte të tilla si terminali pritës i tubacionit (PRT), staciont kompresorë dhe stacionet e valvolave bllokimi janë të dukshme mbi tokë.
Greqi
TAP fillon në Kipoi në Greqi, në kufirin me Turqinë. 550 kilometra gazsjellës, me një stacion kompresori pranë Kipoit dhe 23 stacione valvolash bllokimi, shtrihen përmes vendit, për të dalë në kufirin me Shqipërinë, në jug-perëndim të Ieropigji-së.
Shqipëri
Gjurma e gazsjellësit përshkon bashkinë e Devollit, në qarkun e Korçës, rreth 214 kilometra përmes territoreve, përpara se të hyjë në detin Adriatik. TAP ka një stacion matës në Bilisht, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, me tetë stacione valvola bllokimi dhe një stacioni i valvules së pikës së hyrjes në det. Gazsjellësi mbërrin në brigjet e detit Adriatik 17 kilometra në veri-perëndim të Fierit. TAP ka një stacion kompresori 400 metra në brendësi të vijës bregdetare.
Deti Adriatik
Seksioni nënujor i TAP ndodhet në shtratin e detit Adriatik për afërsisht 105 kilometra në ngushticën e Otrantos, deri në një thellësi prej afërsisht 810 metrash. Nën ujë në një thellësi më pak se 300 metra, tubat janë të veshur me beton për stabilitet dhe mbrojtje mekanike.
Itali
TAP mbërrin në brigjet italiane në veri të San Foca përmes një mikro-tuneli 1.5 kilometra, më shumë se 15 metra nën sipërfaqen e plazhit. 8 kilometrat e fundit të tubacionit përfundojnë në një terminal pritës të tubacionit (PRT), ku është vendosur qendra e kontrollit mbikëqyrës për të gjithë funksionimin e tubacionit, në komunën e Melendugno.