Si të bëhesh një transportues i TAP-it
Hapi i parë për t’u bërë transportues i Gazsjellësit Trans Adriatik është duke aplikuar për t’u bërë palë e regjistruar.
Vetëm palët e regjistruara mund të prenotojnë kapacitet nga TAP-i.
Të bëhesh transportues i TAP-it
Për t’u regjistruar pranë TAP-it, aplikuesi duhet që nëpërmjet Portalit të Regjistrimit:
- të dorëzojë një formular regjistrimi dhe dokumentacionin mbështetës përkatës dhe, duke përfshirë, por pa u kufizuar në një marrëveshje të ruajtjes së konfidencialitetit, një formular paraprak të pjesëmarrjes dhe dëshminë e vlerësimit të qëndrueshmërisë financiare dhe
- të kryejë pagesën e tarifës së regjistrimit.
Pasi aplikuesi të ketë përmbushur kërkesat e domosdoshme, përfshirë vlerësimin e qëndrueshmërisë financiare, sipas përcaktimeve në Kodin e Rrjetit të TAP-it, do të kryhet një testim komunikimi dhe TAP-i do të konfirmojë regjistrimin. Pasi aplikuesi të konfirmohet nga TAP si një palë e regjistruar, emërtimi i plotë ligjor i palës së regjistruar do të bëhet i disponueshëm publikisht në regjistrat e përdoruesve të TAP (hyni këtu) sipas kërkesave të ligjeve përkatëse. Nga ky moment, palët e regjistruara lejohen, në rolin e tyre si transportues, të marrin pjesë në ankande për të prenotuar kapacitet transporti dhe për të tregtuar në tregun dytësor. Një palë e regjistruar bëhet transportues, pasi të jetë rezervuar kapaciteti.
Për të prenotuar produkte kapaciteti nga TAP-i, palët e regjistruara duhet të regjistrohen edhe në platformën PRISMA.
Produktet e kapacitetit
Trans Adriatic Pipeline offers available capacity through auctions for a number of capacity products.