Marrëveshja Kontraktuale me Transportuesit
Marrëveshja e Transportit të Gazit (MTG) është kontrata midis Gazsjellësit Trans Adriatik AG dhe një transportuesi për transportin e gazit të një apo më shumë produkteve të kapacitetit.
1. Kodi i Rrjetit i TAP-it (KRT)
Kodi i Rrjetit i TAP-it rregullon marrëdhëniet midis TAP-it dhe palëve të regjistruara dhe është një pjesë thelbësore e çdo marrëveshje për transportin e gazit (MTG).
Kodi përcakton rregulla dhe procedurat për funksionimin e sistemit të transportit të TAP-it. Ai përfshin kërkesat për kapacitetin e prenotimit dhe detajet për të drejtat dhe detyrimet e TAP-it, palëve të regjistruara dhe transportuesve lidhur me prenotimin dhe përdorimin e produkteve të kapacitetit.
Kodi i Rrjetit i TAP-it siguron përputhshmërinë e TAP-it me kuadrin rregullator përkatës të BE-së për transportin e gazit.
Arkiva e dokumentave të mëparshme të Kodit të Rrjetit TAP
- Emri i skedarit
- Madhësia e skedarit
- Ndryshimi i fundit
- Shkarko Shënim i Rishikimit të Kodit të Rrjetit 25 Shtator 2025 pdf 220 kB
- Shkarko Kodi i Rjetit të TAP 2 Janar 2025 pdf 1,1 MB
- Shkarko Shënim i Rishikimit të Kodit të Rrjetit 2 janar 2025 pdf 254 kB
- Shkarko Kodi i Rjetit të TAP 1 prill 2023 pdf 1,1 MB
- Shkarko Shënim i Rishikimit të Kodit të Rrjetit 1 prill 2023 pdf 138 kB
- Shkarko Kodi i Rrjetit të TAP 12 prill 2022 pdf 2 MB
- Shkarko Shënim i Rishikimit të Kodit të Rrjetit 12 prill 2022 pdf 254 kB
- Shkarko Kodi i Rjetit të TAP 2020 pdf 1 MB
2. Termat dhe Kushtet Përgjithshme (TKP-të)
Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të TAP-it përmbajnë terma dhe kushte tregtare për transportin e gazit që janë të zbatueshme për MTG-në e lidhur me një transportues. TKP-të përfshijnë një sërë shtesash me terma dhe kushte të posaçme që zbatohen për produkte të ndryshme kapaciteti dhe një shtesë me dispozitat përkatëse të Kodit të Tarifave të TAP-it.
3. Konfirmimi i transportit
Konfirmimi i transportit përcakton detajet e veçanta të prenotimit të kapacitetit të rezervuar të një transportuesi.
Informacione të tjera
- Emri i skedarit
- Madhësia e skedarit
- Ndryshimi i fundit