Respektimi i të drejtave të njeriut
Gazsjellësi Trans Adriatik promovon dhe advokon për praktikat më të mira të njeriut, si dhe sigurinë dhe sigurimin e palëve të interesit.
Ne e marrim shumë seriozisht sigurinë dhe sigurimin e palëve tona të interesit. Këto palë përfshijnë individë, komunitete, punonjës dhe kontraktorë.
TAP ishte ndër projektet e para të gazsjellësit që ndoqi Parimet Orientuese të Kombeve të Bashkuara për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut. Ne respektojmë edhe standardet ndërkombëtare të menaxhimit të riskut të projektit.
TAP zbaton edhe Parimet Vullnetare për Sigurinë dhe të Drejtat e Njeriut (VPSHR), hartuar për t’i ndihmuar shoqëritë të garantojnë sigurinë dhe sigurimin e operacioneve të tyre brenda një kuadri operacional që nxit respektimin e të drejtave të njeriut.
Duke njohur përgjegjësinë parësore të qeverive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, TAP advokon dhe promovon respektimin e të drejtave të njeriut përmes zbatimit të instrumenteve si VPSHR-ja. Këto shërbejnë edhe si orientime për realizimin e vlerësimeve përkatëse të riskut.
TAP bashkëpunon me organizatën “International Alert” për zbatimin e VPSHR-së në nivel korporate dhe në të tre vendet tona pritëse.