Programi i TAP-it për përputhshmëri me ligjin
Programi jonë i Përputhshmërisë me Ligjin (RCP) përcakton masat për të siguruar se operacionet tregtare të Gazsjellësit Trans Adriatik kryhen në mënyrë të pavarur dhe jo diskriminuese.
Struktura e korporatës në TAP siguron që veprimtaritë e përditshme, si operator i sistemit të transmetimit, të ndërmerren pavarësisht veprimtarive të lidhura me prodhimin dhe furnizimin dhe interesat e palëve të veta të interesit.
TAP-i ka përditësuar Programin e vet të Përputhshmërisë me Ligjin (Nëntor 2020) pas certifikimit si operator i pavarur i sistemit të transmetimit (OPST) dhe përpara fillimit të veprimtarive tregtare. Kjo RCP është miratuar nga autoritetet rregullatore kombëtare në vendet pritëse të TAP-it (ARERA në Itali, RAE në Greqi dhe ERE në Shqipëri, të referuara së bashku si ERK-të).
RCP-ja përcakton një kuadër të brendshëm detyrues, për të siguruar që në cilësinë e OPST-së së certifikuar, TAP-i dhe punonjësit, anëtarët e bordit, aksionarët, përfaqësuesit, të komanduarit dhe konsulentët e tij të zbatojnë kërkesat e përcaktuara në kuadrin rregullator të TAP-it. Kuadri rregullator përfshin Direktivën e Gazit, pikat 4.5.1 dhe 4.5.2 të Opinionit të Përbashkët Përfundimtar për aplikimin e TAP-it për përjashtim, Vendimin e Certifikimit si OPST dhe dokumentacionin e qeverisjes së korporatës së TAP-it.
RCP-ja synon:
- të sigurojë që operacionet e TAP-it të zbatohen në mënyrë të pavarur.
- të parandalojë të gjitha ndikimet nga aksionarët e TAP-it që janë aktivë në furnizimin dhe prodhimin e gazit natyror.
- të sigurojë parandalimin e sjelljeve diskriminuese ndaj palëve të treta
- të kufizojë komunikimin e informacionit me ndjeshmëri tregtare në drejtim të aksionarëve të TAP-it.
Në veçanti, RCP-ja përcakton:
- të drejtat dhe detyrimet e Oficerit të Përputhshmërisë me Rregulloret (RCO, përfaqësuesi përgjegjës për monitorimin e zbatimit të RCP-së dhe për raportimin tek autoritetet), sipas kërkesave të Nenit 21 të Direktivës së Tretë të Gazit të BE-së 73/2009 (Direktiva e Gazit) dhe legjislacionit përkatës kombëtar, për aq sa është i transpozuar në certifikimin e OPST-të. RCO-ja e TAP-it është miratuar nga ERK-të.
- rregullat e pavarësisë të përcaktuara në Direktivën e Gazit, të cilën TAP-i e zbaton si OPST, përfshirë pavarësinë operacionale dhe organizative.
- udhëzimet e brendshme për parandalimin e bërjes publike të informacionit me ndjeshmëri tregtare dhe detyrat e të drejtat e punonjësve, anëtarëve të bordit të TAP-it, përfaqësuesve të aksionarëve, të të komanduarve dhe konsulentëve për qëllimet e përmbushjes së RCP-së.