Spring naar inhoud
Urgjencë

Investimet sociale dhe mjedisore

Gazsjellësi Trans Adriatik shpreh angazhimin për zbatimin e projekteve të investimit social dhe mjedisor, për të ndihmuar në përmirësimin e mënyrës dhe standardit të jetesës së komuniteteve vendase përgjatë gjurmës së TAP.

Programi i TAP i Investimeve Sociale dhe Mjedisore është zhvilluar me qëllim promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, në konsultim dhe bashkëpunim me komunitetet e prekura.

Në komunitetet përgjatë Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë pritet të investohen mbi 58 milion euro.

Objektivat dhe parimet

Programet e Investimeve Social Mjedisore bazohen në parimet e gjithëpërfshirjes, pjesëmarrjes, ngritjes së kapaciteteve, përmirësimit të pasurive vendase dhe qëndrueshmërisë.

Objektivat parësore të programit të Investimeve Sociale Mjedisore janë:

  • të përmirësojë jetesën e komuniteteve
  • të mbështesë përmirësimin e standardit të jetesës së komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit
  • të mundësojë përmirësimin e aftësive dhe shprehive përmes mbështetjes së nismave trajnuese dhe edukuese
  • të përmirësojë menaxhimin mjedisor
  • të krijojë marrëdhënie të mbështetura në mirëbesim dhe vullnet të mirë.

Vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social

Përpara ndërtimit të gazsjellësit, TAP kreu Vlerësimet e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) për secilën prej tre vendeve pritëse.

Kjo gjë kërkoi dialog të hapur dhe transparent me të gjithë palët e interesit për hartëzimin e ndikimeve të mundshme mjedisore, kulturore dhe socio-ekonomike të gazsjellësit dhe identifikimin e masave për shmangien e tyre. 

VNMS-të u kryen në përputhje me Kërkesat e Performancës së Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si dhe ligjet e tjera të zbatueshme, rregulloret dhe standardet e vendeve, dhe më pas u miratuan nga autoritetet përkatëse kompetente kombëtare. 

Termat e VNMS-ve, së bashku me studimet e tjera të vlerësimit të nevojave të komuniteteve sollën identifikimin e fushave për zhvillim të projekteve të ISM-ve.

Qasje e personalizuar kundrejt financimit

Financimi i projektit fokusohet në tre tema të ISM-ve: mënyrën dhe standardin e jetesës së komunitetit, mjedis, si dhe edukim e trajnim.

Temat janë të nivelit të lartë me qëllim mbështetjen e prioriteteve të ndryshme për zhvillim të secilës prej tre vendeve pritëse:

  • Në Greqi, fushat prioritare përfshijnë nevojat sociale, infrastrukturën dhe ngritjen e kapaciteteve
  • Në Shqipëri, fokusi është te infrastruktura për komunitetet, bujqësia, edukimi e trajnimi, si dhe siguria e komunitetit
  • Në Itali, fokusi është jetesa (veçanërisht turizmi, bujqësia dhe peshkimi), menaxhimi mjedisor e shërbimet, si dhe infrastruktura komunitare

Gjatë jetëgjatësisë së gazsjellësit, TAP është zotuar të investojë 32 milion euro në Greqi, 14 milion euro në Shqipëri dhe 12 milion euro në Itali përmes projekteve të ISM-ve.

Kriteret e investimit

Për t’u marrë në konsideratë për financim, projektet duhet të përmbushin kriteret dhe parimet e TAP, si dhe politikën e ISM-ve.

Nismat ISM nuk duhet të bien ndesh me angazhimet rregullatore, licensuese ose statutore, interesin ekonomik ose reputacionin e TAP. TAP fokusohet kryesisht te financimi i nismave që synojnë mbështetjen e komuniteteve të prekura drejtpërdrejt nga ndërtimi i TAP.

Ne i japim prioritet projekteve që përafrohen me drejtimin strategjik të ISM-ve të TAP, nevojat e komunitetit dhe ndikimin.

TAP nuk ofron financim për:  

  • Donacione politike; 
  • Kërkesa tregtare - përfshi financimin e shoqërive private ose publike; 
  • Anëtarësime organizative; 
  • Ekipet me logon e TAP (p.sh ekipe sportive) 
  • Kërkesat e përgjithshme për financim; 
  • Aktivitete fetare; 
  • Aktivitete të tërthorta financimi si p.sh ditët e bamirësisë së golfit, darka, reklamime në revista etj. 
  • Konferenca;  
  • Aktivitete që kërkojnë fonde të vazhdueshme ose që krijojnë varësi financimi nga TAP.

TAP financon vetëm ato nisma që synojnë ofrimin e përfitimeve për komunitetet e prekura drejtpërdrejt nga ndërtimi dhe operacionet e TAP.