Spring naar inhoud
Urgjencë

Mbrojtja e trashëgimisë kulturore

Gazsjellësi Trans Adriatik përshkon tre vende me histori dhe kulturë të pasur. TAP respekton trashëgiminë kulturore të vendeve pritëse dhe për këtë qëllim, ka punuar me ekspertët për mbrojtjen e siteve arkeologjike dhe artefakteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

Përpara fillimit të ndërtimit, u realizuan studimet dhe planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, si pjesë e Vlerësimeve të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS). Kjo bëri të mundur shmangien e siteve të njohura arkeologjike nga ana e TAP. Gjatë fazës së ndërtimit, në projektin e TAP, që shtrihej në tre vende, kanë punuar mbi 600 arkeologë. 

Në nëntor të 2016-s, TAP fitoi një grant prej 14,018,347 eurosh nga Instrumenti i BE-së për Lehtësimin e Ndërlidhjes së Evropës. Granti i dhënë në shkurt të 2017-s, u përdor për të financuar testimet e tokës përmes hapjes së kanaleve provë dhe gërmimeve të shpëtimit përgjatë gazsjellësit që shtrihej midis Kavalës dhe Kosturit në Greqi.

Qasje e personalizuar

Për të respektuar ligjet e vendeve pritëse dhe standardet e TAP, të gjitha aktivitetet e gërmimit gjatë ndërtimit u vendosën nën monitorim për të siguruar mbrojtjen ose shpëtimin e të gjithë artefakteve apo zbulimeve rastësore. TAP ka punuar me këto autoritete:

  • Ministritë e Kulturës dhe autoritetet arkeologjike rajonale të vendeve pritëse
  • Ministrinë Greke të Kulturës dhe Sporteve, si dhe Drejtoritë Rajonale të Objekteve Antike
  • Agjencinë Shqiptare të Shërbimit Arkeologjik dhe Institutin e Arkeologjisë
  • Autoritetin Italian të Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit (SABAP) 
  • Universitetin e Tiranës
Vazo e zbuluar në Pella, Greqi, Shtator 2017
Punime për qëndrueshmërinë në Murin Bizantin të Anastasiopolis, Rodopi, Greqi, Mars 2018
Operacionet e shpëtimit të vendbanimeve të zbuluara në Korçë, Shqipëri, maj 2017
Mbetjet e bazilikës së hershme bizantine me tre anije, Potamos, Evros, Greqi, Mars 2018
Pamje nga droni në kompleksin e ndërtesave antike, Fushe-Peshtan, Shqipëri, nëntor 2017
Punimet arkeologjike në Paralimni, Pella, Greqi, Mars 2018
Ndërtesa dhe varre (shek. IV-5 pas Krishtit) Arsakeio, Rodopi, Greqi, Mars 2018

Gjetjet arkeologjike

Sa herë që janë hasur gjetje rastësore, puna ndërtimore është ndërprerë menjëherë dhe është thirrur një ekspert i trashëgimisë kulturore (arkeolog) për të vlerësuar sitin. Kur ka qenë e nevojshme, projekti i ka “kapërcyer” ato seksione për të cilat arkeologët kanë kërkuar më tepër kohë për t’i vlerësuar apo gërmuar. Përpara rifillimit të punës ndërtimore, janë marrë masat e nevojshme për shmangien, ruajtjen, regjistrimin dhe mbrojtjen e gjetjeve.

Gjetjet arkeologjike rastësore përfshinin:

  • Një kishë të periudhës pas-bizantine të zbuluar në zonën e Potamosit të Evrosit, Greqi. Gazsjellësi e ndryshoi gjurmën për të kaluar poshtë sitit, në mënyrë që të shmangte dëmtimin e sitit
  • Kapiteli i një kolone mermeri, monument fetar, që i përket shekullit të 6-të Pas Krishtit gjatë punimeve për ndërtimin e një rruge dytësore në Shqipëri
  • Furrë qeramike 29-tonëshe e periudhës romake të vonë/bizantine të hershme transferuar në Muzeun Arkeologjik të Komotinit
  • Mur i lashtë justinian në seksionin lindor të gazsjellësit në Greqi, i cili kërkoi përdorimin e pajisjeve speciale shpuese për të rrethuar sitin dhe shmangur shqetësimin e gjetjes

Panoramë Mjedisore, Sociale dhe e Trashëgimisë Kulturore

Lexo më shumë