Spring naar inhoud
Urgjencë

Vlerësimi i qëndrueshmërisë financiare

Me qëllim verifikimin e fuqisë dhe qëndrueshmërisë financiare si transportues, për aq sa kërkohet nga Marrëveshja e Transportit të Gazit të Gazsjellësit Trans Adriatik, organizatat që aplikojnë për t’u bërë palë të regjistruara duhet t’i nënshtrohen një vlerësimi të vlerës së qëndrueshmërisë financiare për të përcaktuar limitin e tyre të kreditit.

Me qëllim kontrollimin e ekspozimit ndaj riskut të kreditimit, TAP-i ka hartuar një qasje për menaxhimin e riskut të kreditit, që përcakton, monitoron dhe përditëson limitet e kreditit të transportuesve. Qasja e TAP-it nuk diskriminon, është transparente dhe proporcionale, dhe synon t’i japë TAP-it besimin e duhur në fuqinë financiare të çdo pale të regjistruar.

Çdo shoqëri që aplikon për t’u bërë palë e regjistruar duhet t’i nënshtrohet vlerësimit të qëndrueshmërisë financiare përpara se të lejohet të prenotojë kapacitet. Kjo kërkon plotësimin e një ose më shumë prej kritereve të mëposhtme, sipas nenit 4 të Kodit të Rrjetit të TAP-it:

  • Vlerësim krediti nga një agjenci

    Vlerësim krediti, nga një agjenci për vlerësimin e kreditit e miratuar, që është ekuivalent ose më i lartë se kufiri minimal i vlerësimit të kreditit.
    Ju lutemi të dorëzoni deklaratat finaciare të tri viteve të fundit, si edhe raportin e fundit të vlerësimit të kreditit (nëse dispononi më shumë se një raport, ju lutemi të dorëzoni të gjithë raportet e vlerësimit).

  • Sigurimi i garancisë nga një entitet i vlerësuar

    Ose sigurim i garancisë së vlerësimit të entitetit financiar nga një kompani e çertifikuar:

    • ju lutemi të dorëzoni tre pasqyrat më të fundit financiare si dhe raportin e fundit të vlerësimit të kreditit (nëse më shumë se një, ju lutemi jtë dorëzoni të gjitha raportet e vlerësimit të kreditit) të kompanisë së çertifikuar.
    • ju lutemi të plotësoni formularin e garancisë së vlerësimit të entitetit për kompaninë e çertifikuar.

    ose sigurim i garancisë së vlerësimit të entitetit financiar nga një institucioni financiar:

    • dëshmi që institucioni financiar ka vlerësim jo më të ulët se vlerësimin minimal i kreditit
    • ju lutemi plotësoni formularin për garancinë e entitetit të vlerësuar nga një institucion financiar
    • në rast se garancia e entitetit të vlerësuar nga një institucion financiar ka një datë skadence, aplikanti duhet të sigurojë konfirmimin e formës së garancisë së entitetit të vlerësuar me një datë skadence
  • Pagesa e të paktën minimumit të limitit të kreditit si kolateral me mjete monetare

    Pagesa e jo më pak se vlera e minimumit të limitit të kreditit si kolateral në mjete monetare.

    Emri i Bankës

    MUFG Bank, Ltd.

    Dega e Bankës

    London Branch

    Emri i Mbajtësit të Llogarisë

    CASH COLLATERAL

    SWIFT BIC

    BOTKGB2L

    IBAN

    GB41BOTK60010900104083

Nëse janë të suksesshme, palëve të regjistruara do t’u caktohet një limit krediti brenda të cilit mund të prenotojnë kapacitete.

Parametrat që aplikohen në llogaritjen e kreditimit mund t'i gjeni më poshtë:

Limiti i Kreditimit- Përqindje

Pala

Minimumi i vlerësimit të kreditit*

>Minimumi i vlerësimit të kreditit

Pala e Regjistruar

5%

10%

Garantori i palës së vlerësuar

1.25%

2.5%

 

Kufiri minimal i kreditimit në Euro**

10,000

Shumëzuesi i kredisë5%

* Minimumi i Vlerësimit të Kreditit i referohet vlerësimit të S&P ose Fitch, BBB, ose vlerësimit të Moody’s Baa3, ose vlerësimit të çdo Agjencie tjetër të Çertifikuar për Vlerësimin e Kreditit, e publikuar kohë pas kohe në faqen zyrtare të TAP.

** Minimumi i Limitit të Kreditimit në Euro është vlera minimale që një palë duhet të depozitojë, në mënyrë që të kryhet procesi i regjistrimit. Qëllimi i procesit të registrimit është të lejojë kompanitë të rezervojnë kapacitete në TAP dhe ky prag kreditimi është vendosur për të lejuar një kufi krediti të vogël, por kuptimplotë, duke përcaktuar se sa kapacitet mund të rezervohet në platformën PRISMA.

Llogaritësi i tarifës

Transportuesit mund të përdorin këtë llogaritës tarife për të nxjerrë një çmim të simuluar për transportin e gazit me sistemin e transportit të Gazsjellësit Trans Adriatik.
Lexo më shumë