Spring naar inhoud
Urgjencë

Lëvrimi tregtar

Procedurat e lëvrimit tregtar mbulojnë nominimet, rinominimet, njoftimet e tregtisë, përputhjen, balancimin dhe alokimin.

Nominacionet

Transportuesve u kërkohet të dorëzojnë nominime të veçanta për kapacitetin me drejtim përpara dhe kapacitetin tregtar me drejtim të kundërt. 

Nominimet për kapacitetin me drejtim përpara duhet të dërgohen veçmas për secilën pikë hyrje dhe dalje, në të cilat transportuesi ka rezervuar kapacitet.  

Nominimet për kapacitet tregtar në drejtim të kundërt bëhen si sasi të nominuara të barabarta të kombinuara në pikën e hyrjes dhe të daljes për secilin segment tregtar me drejtim të kundërt. 

Çdo nominim duhet të përmbajë: 

  • pikën specifike të hyrjes ose daljes në sistemin e transportit të TAP-it (ose pikën e hyrjes dhe daljes në rastin e segmenteve tregtare me drejtim të kundërt) 
  • kodin e llogarisë së transportuesit
  • kodin e llogarisë së transportuesit homolog
  • ditën e gazit për të cilën vlen nominimi 
  • sasinë e gazit natyror që do të transportohet.

Në varësi të marrëveshjes me operatorët e sistemit të transmetimit (OST-të) fqinjë, TAP-i do të ofrojë nominime të njëanshme në pikat përkatëse të interkonjeksionit. 

Njoftimet e tregtisë

TAP-i lehtëson tregtinë e gazit natyror në pikën virtuale të tregtisë (VTP) ndërmjet transportuesve që kanë produkte kapaciteti me drejtim përpara, sipas Nenit 8 të Kodit të Rrjetit të TAP-it. 

Procedura e TAP-it për nominimet, rinominimet dhe njoftimet e tregtisë

Nominimet dhe njoftimet e tregtisë mund të dorëzohen një vit përpara ditës së caktuar të gazit, por jo më vonë se ora 13:00 UTC (ora e dimrit) ose ora 12:00 UTC (ora e verës) ditën përpara se duhet të kryhet transporti.

Nëse një transportues nuk dorëzon një nominim të vlefshëm për një pikë interkonjeksioni apo një njoftim tregtie të vlefshëm për një ditë të caktuar gazi brenda afatit të nominimit, sasitë e nominuara të transportuesit në atë pikë interkonjeksioni dhe/ose sasitë e tregtuara do të konsiderohen zero.

  • Përputhja dhe rinominimet

    Pas afatit të nominimit, TAP-i dhe secila OST fqinje nisin procesin e përputhjes.  Procesi i përputhjes përfundon me përllogaritjen e sasive të konfirmuara për secilin transportues në pikat përkatëse të interkonjeksionit dhe në pikën virtuale të tregtimit.  

    TAP-i do t’i dërgojë transportuesve një njoftim të sasisë së konfirmuar jo më vonë se ora 15:00 UTC (ora e dimrit) ose 14:00 UTC (ora e verës) ditën përpara transportit.

    Pas afatit të konfirmimit të nominimit fillestar për atë ditë gazi, TAP-i do të organizojë cikle rinominimi çdo orë, për t’u lejuar transportuesve të dorëzojnë rinominimet dhe të përditësojnë njoftimet e tregtisë.  Në fund të çdo cikli nominimi, TAP-i dhe OST-të fqinje kryejnë përsëri procesin e përputhjes.

    Procedurat e nominimit, përputhjes dhe rinominimit përcaktohen në Nenet 8 dhe 9 të Kodit të Rrjetit të TAP-it.  

  • Balancimi dhe alokimi

    Në kuadër të procesit të përputhjes, TAP-i do të balancojë në mënyrë aktive pozicionet e transportuesve dhe do të sigurohet që shuma e sasive në hyrje dhe dalje për secilin transportues të jenë të balancuara, duke marrë parasysh nominimet, rinominimet dhe njoftimet e tregtisë.  

    TAP-i do të lidhë marrëveshje operacionale të balancimit (OBA) me TANAP, ICGB, DESFA dhe Snam Rete Gas. Sasitë e alokuara të secilit transportues në një pikë interkoneksioni do të jenë të barabarta me sasitë e tij të konfirmuara, në mënyrë që transportuesit të mos përballen me detyrime të disbalancimit, përveç rasteve kur OBA-ja midis TAP-it dhe OST-ve fqinje është pezulluar sipas termave dhe kushteve të marrëveshjeve të interkonjeksionit midis TAP-it dhe OST-ve fqinje. Në rast pezullimi të OBA-së, TAP-i do të zbatojë një rregull alokimi proporcional.   

    TAP-i do të përllogarisë disbalancimin në transmetim sipas Nenit 10 të Kodit të Rrjetit të TAP-it dhe do të bëjë publik çmimet përkatëse të disbalancimit për pagesën e disbalancave çdo ditë.

    Procedura që përcakton çmimin referencë që përdoret për caktimin e çmimeve përkatëse të disbalancave mund të gjendet këtu. 

    Informacioni i Marrëveshjes së Neutralitetit lidhur me kostot, shpeshtinë dhe sasinë e veprimeve të balancimit, si dhe të ardhurat e krijuara për balancimin e sistemit mund të gjenden në [Faqen e të dhënave për transparencën]. 

  • Si mund t’i shohin transportuesit të dhënat e tyre?

    Transportuesit e TAP-it mund të dorëzojnë nominime, rinominime dhe të shohin dhe shkarkojnë informacionin përkatës, si sasitë e alokuara dhe faturat në Platformën private të të Dhënave Elektronike (EDP). 

Informacion i mëtejshëm

  • Emri i skedarit
  • Madhësia e skedarit
  • Ndryshimi i fundit