Reduktimi i emetimeve
Me përkushtmin për një të ardhme të qëndrueshme të sektorit të energjisë dhe për , Gazjellësi Trans Adriatik ka ndërmarrë udhën drejt dekarbonizimit, e cila u jep përparësi nismave me ndikimin më të lartë në reduktimin e emetimeve të gazeve me efekt serë dhe metanit, rritjes së masave për efiҫiencë energjetike, si dhe përforcimit të qëndrueshmërisë afatgjatë të infrastrukturës së gazsjellësit TAP.
Në TAP, kemi për synim të garantojmë që rruga drejt një ekonomie me emetime të ulëta të karbonit të bëhet në mënyrë të qëndrueshme.
Gjatë fazave të planifikimit, projektimit dhe ndërtimit të gazsjellësit, kemi përzgjedhur me kujdes pajisjet, filozofinë operuese dhe praktikat për reduktimin e emetimeve, me qëllim arritjen e pragut kritik të cilësisë së ajrit dhe zbatimin e parimit të teknikave më të mira të disponueshme (BAT). Shembull i tillë është edhe përzgjedhja e turbinave të gazit me efikasitet të lartë me teknologji suplementare për reduktimin e emetimeve të oksid të azotit, monoksidit të karbonit dhe gazit të pa djegur, kontrollin optimal dhe planifikimin e testimit për të minimizuar emetimet e lidhura.
Si infrasktrukturë energjie tërësisht operacionale, TAP është përqëndruar në reduktimin e impaktit mjedisor të operacioneve të gazsjellësit dhe po çon më tej hapat e ndërmarra drejt dekarbonizimit përmes iniciativave që synojnë reduktimin e emetimeve dhe rritjen e eficiencës energjetike.
Plani i Menaxhimit të Karbonit 2022-2025
Plani i Menaxhimit të Karbonit (CMP) 2022-2025 përbën pjesë kyçe të kësaj qasjeje, me një formulim që identifikon burimet kryesore të emetimeve, vendos objektiva për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe përcakton iniciativat për arritjen e këtyre objektivave.
Ky plan u realizua me sukses me më shumë se 50 iniciativa të zbatuara në të gjitha veprimtaritë operacionale të TAP. Objektivat fillestarë u tejkaluan ndjeshëm, emetimet totale të gazrave serrë u reduktuan me 25.2%, emetimet e metanit u reduktuan me 50.8% dhe emetimet e lira u reduktuan me 85.4% deri në fund të periudhës së zbatimit.
Ndërtojmë mbi ecurinë tonë: 2026–2030
Nisur nga kjo ecuri, TAP ka hartuar një Plan të ri për Menaxhimin e Karbonit për vitet 2026–2030. Plani ofron një qasje strategjike për matjen, reduktimin dhe raportimin e emetimeve të gazrave serrë në të gjithë aktivitetet e TAP në Greqi, Shqipëri, Itali dhe Zvicër.
Plani i ri për Menaxhimin e Karbonit mbështet objektivat afatgjata të tranzicionit energjetik të TAP, duke integruar menaxhimin e emetimeve, masat e efikasitetit të energjisë, faktorët e rrezikut klimatik dhe monitorimin e strukturuar të performancës. Ai mbështetet nga një portofol iniciativash teknike dhe operacionale që do të rishikohen dhe përditësohen sipas ecurisë së nevojave operacionale, kërkesave rregullatore, evoluimit të teknologjisë dhe të të dhënave e disponueshme.
Menaxhimi i Emetimeve të Metanit
Menaxhimi i emetimeve të metanit mbetet një element i rëndësishëm i programit të reduktimit të emetimeve të TAP-it. TAP aplikon procedura për zbulimin dhe riparimin e rrjedhjeve, kryen matje në nivel burimi, monitorim dhe raportim operacional për të përmirësuar identifikimin, përcaktimin sasior dhe menaxhimin e emetimeve të metanit.
TAP merr pjesë në Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, Oil & Gas Methane Partnership (OGMP 2.0), i cili ofron një strukturë për raportimin dhe mitigimin e emetimeve të metanit, e cila bazohet në matje. TAP vazhdon të përparojë me zbatimin e raportimit të bazuar në matje, në përputhje me strukturën OGMP 2.0.
Aktivitetet e menaxhimit të metanit të TAP-it mbështesin gjithashtu pajtueshmërinë me kërkesat përkatëse sipas Rregullores së BE-së për Metanin, duke përfshirë kërkesat që lidhen me matjen e metanit, zbulimin dhe riparimin e rrjedhjeve, ventilimin dhe flakërimin, dhe raportimin e emetimeve.
Matja dhe raportimi i performancës sonë
TAP mat dhe raporton performancën e vet mjedisore përmes mekanizmave të raportimit të brendshëm dhe të jashtëm që aplikon. Ne shqyrtojmë vazhdimisht burimet e emetimeve, mundësitë për reduktim dhe të dhënat e performancës, dhe përdorim rezultatet e gjeneruara për të përcaktuar prioritetet e nismave të ardhshme, si dhe për të përmirësuar performancën tonë mjedisore.
TAP është gjithashtu i regjistruar në Regjistrin Evropian të Lëshimit dhe Transferimit të Ndotësve (E-PRTR), i cili ofron qasje publike në informacionin mjedisor nga objektet industriale në të gjithë Evropën.