Spring naar inhoud
Urgjencë

Gjurma e Gazsjellësit Trans Adriatik

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) nis në afërsi të Kipoit, në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP).

Nga kjo pikë, TAP-i vazhdon në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas vazhdon nga lindja drejt perëndimit, përmes Shqipërisë, deri në bregdetin e Adriatikut.

Seksioni detar i gazsjellësit nis në afërsi të qytetit shqiptar të Fierit dhe kalon nëpër detin Adriatik, për t’u lidhur me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë e Jugut.

TAP-i është afërsisht 878 km i gjatë (Greqi rreth 550 km; Shqipëri 215 km; Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km). Pika më e lartë është afërsisht 2,100 metra mbi nivelin e detit në malet shqiptare, ndërsa më e ulëta është 810 metra në thellësi të ujërave në Adriatik.

Ju lutem, përdorni hartën dinamike interaktive më poshtë për të parë gjurmën e TAP-it.

EMËRTIMET E PËRDORURA:

Përkufizimi dhe përdorimi i kufijve, emrave gjeografikë dhe të dhënave përkatëse të paraqitura në hartë nuk garantohen që të mos përmbajnë gabime dhe as nuk nënkuptojnë miratimin ose pranimin zyrtar nga TAP AG.

Udhëtimet personale

Ne vazhdimisht po angazhohemi me komunitetet lokale përgjatë gjurmës së gazsjellësit. Këtu janë disa nga takimet tona me njerëzit që kemi takuar gjatë rrugës.
Lexo më shumë

Panorama e Përgjithshme

Si pjesë kyçe e Korridorit Jugor të Gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik është mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike për Evropën dhe është thelbësor për ofrimin e aksesit të besueshëm në një burim të ri të gazit natyror, ndërsa mbështet objektivat e BE-së për tranzicionin e energjisë.
Lexo më shumë