Kalendari i mirëmbajtjes dhe ndodhitë e jashtëzakonshme
Gazsjellësi Trans Adriatik kryen rregullisht mirëmbajtje të planifikuar, sipas kalendarit të mirëmbajtjes së planifikuar më poshtë.
Për vitin 2025-2026, TAP parashikon të mos ketë ndonjë mirëmbajtje të planifikuar që ndikon në reduktimin e kapacitetit të Transportuesit për të ofruar Shërbime Transporti.
Në rast të mirëmbajtjes së paplanifikuar dhe/ose ndodhive të jashtëzakonshme, TAP-i do të njoftojë tregun përmes publikimit të Mesazheve Urgjente të Tregut (UMM)
Mirëmbajtja
Gazsjellësi Trans Adriatik është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë, duke përdorur materiale të cilësisë së lartë. Programi jonë i mirëmbajtjes gjatë periudhës së funksionimit përdor një sërë metodash monitorimi për lajmërimin e hershëm të çdo përkeqësimi apo dëmtimi.