Vlerat e TAP-it
Në Gazsjellësin Trans Adriatik besojmë se mënyra se si arrihen rezultatet është po aq e rëndësishme sa edhe vetë rezultatet. Kemi krijuar një kulturë korporate ku njerëzit tanë mund të zhvillohen dhe të punojnë së bashku si ekip në mënyrë efikase.
Vlerat e TAP-it janë pjesë thelbësore e organizatës sonë. Ato përbëjnë themelet e mënyrës sonë të të punuarit dhe të ndërvepuarit me të gjitha palët e interesit.
Vlerat tona udhëheqin veprimtaritë tona dhe na orientojnë kur marrim vendime. Kur kemi dyshime, ato na ndihmojnë të sfidojmë supozimet dhe vetveten.
Ne jemi zotuar të sigurojmë një mjedis pune të sigurt për të gjithë punonjësit dhe kontraktorët tanë.
Ekselenca: punojmë së bashku për të qenë më të mirët
- Jemi të përkushtuar, të motivuar dhe plot pasion.
- Tejkalojmë sfidat duke punuar së bashku për të arritur zgjidhje të cilësisë së lartë.
- Përpiqemi të përmirësohemi vazhdimisht dhe të krijojmë dije e aftësi.
- Jemi mendjehapur ndaj ndryshimit dhe përshtatemi shpejt.
Njerëzit: kemi respekt dhe jemi mendjehapur
- Trajtojmë këdo me respekt dhe vullnet të mirë.
- Vlerësojmë diversitetin kulturor, gjinor, të moshës dhe personalitetit.
- Përforcojmë marrëdhëniet afatgjata dhe të bazuara në besim me palët kyçe të interesit.
- Arrijmë rezultatet më të mira duke punuar së bashku.
Integriteti: bëjmë atë që themi dhe themi atë që bëjmë
- Ndjekim udhëzimet e shoqërisë, Kodin e Sjelljes e vlerat tona dhe veprojmë bazuar në to.
- Sillemi në mënyrë autentike, të ndershme dhe me vërtetësi.
- Jemi krenar për TAP-in dhe veprimtarinë e tij.
- Thoni atë që mendoni dhe qëndrojini besnik vendimeve tuaja.
Përgjegjësia: veprojmë me siguri dhe kujdes për të ardhmen
- Kujdesemi për individët, shoqërinë, natyrën dhe burimet.
- Zotohemi plotësisht për standardet dhe masat e sigurisë.
- Kujdesemi për njëri-tjetrin dhe kërkojmë tolerancë zero ndaj dëmtimeve.
- Tregojmë përgjegjësi për shoqërinë dhe veprojmë me kujdes.