Kodi i Sjelljes i TAP-it
Një infrastrukturë gazi e përmasave të Gazsjellësit Trans Adriatik është e ndërlikuar dhe plot sfida. Ne rrekemi të minimizojmë rreziqet përkatëse përmes menaxhimit profesional dhe sjelljes së përgjegjshme.
Për ne është kritike që TAP-i të ruajë reputacion të padiskutueshëm dhe që të konsiderohet gjithmonë një partner profesionist dhe i besueshëm nga klientët e vet dhe palët e interesit.
Për këtë arsye TAP-i zbaton një Kod gjithëpërfshirës Sjelljeje dhe një Program rigoroz Etike dhe Përputhshmërie. TAP-i siguron përputhshmëri me të gjitha kërkesat ligjore dhe rregullatore, ndërkohë që zbaton praktika më të mira të tregut në çdo moment.
Kodi i Sjelljes i TAP-it është dokument me rëndësi i hartuar me qëllim ruajtjen e integritetit dhe reputacionit të vet, si dhe për të ndihmuar punonjësit e tij dhe të tjerët që punojnë me TAP-in të sillen në mënyrën e duhur gjatë punës.
Kodi i Sjelljes i TAP-it
Si i arrijmë rezultatet është po aq e rëndësishme sa dhe vetë rezultatet
Angazhimet tona
TAP-i angazhohet jo vetëm të zbatojë me përpikëri rregullat e përcaktuara në Kodin e Sjelljes, por edhe të marrë në konsideratë kuptimin më të gjerë të dokumentit dhe rëndësinë e zbatimit edhe të ‘frymës së kodit’. Është përgjegjësia jonë të tregojmë gjykim të mirë dhe mbajmë përgjegjësi për veprimet tona.
TAP-i angazhohet të veprojë në mënyrë etike dhe të përgjegjshme shoqërore dhe në përputhje me ligjet, zakonet dhe traditat e vendeve ku veprojmë.
TAP-i ka ambicien të shmangë ndikimet negative mjedisore, të përforcojë efektet pozitive dhe të japë kontribut për zhvillimin e qendrueshëm.
Kodi ynë i Sjelljes mbështet vlerat e TAP-it:
- Ekselenca – Punojmë së bashku për të qenë më të mirët
- Njerëzit – Kemi respekt dhe jemi mendjehapur
- Përgjegjësia – Veprojmë me siguri dhe kujdesemi për të ardhmen
- Integriteti – Bëjmë atë që themi dhe themi atë që bëjmë
Ne besojmë se mënyra se si arrihen rezultatet është po aq e rëndësishme sa edhe vetë rezultatet.
Programi i TAP "Model 231"
TAP ka zbatuar programin “Model 231” në përputhje me Dekretin Legjislativ Italian 231/2001 për të forcuar etikën e sjelljes së biznesit, parandalimin e rrezikut dhe pajtueshmërinë. Programi “Model 231” i TAP -it përcakton parimet, përgjegjësitë dhe masat e kontrollit të dizajnuara për të parandaluar shkeljet sipas Dekretit Legjislativ Italian 231/2001. Modeli është pjesë e kuadrit më të gjerë të qeverisjes dhe Etikës & Pajtueshmërisë së TAP -it, synohet të lexohet së bashku me Kodin e Sjelljes së TAP -it dhe mbikëqyret nga një Bord Mbikëqyrës 231 me kompetenca autonome për iniciativa dhe kontroll.