Testimet e tregut
Gazsjellësi Trans Adriatik ofron kapacitet afatgjatë të sigurt në drejtim përpara (kapacitet në rritje), përmes një procesi të hapur, transparent dhe jo diskriminues për testimin e tregut.
Testimet e tregut kryhen të paktën njëherë në dy vjet, pas fillimit të funksionimit të TAP-it. Testimet e Tregut janë strukturuar në dy faza:
- faza e parë - Jo Detyruese
- faza e dytë - Detyruese
Hapet Testimi i Tregut 2025 për TAP
Sot më 7 korrik 2025, TAP, SRG dhe DESFA hapin një proces kapaciteti me rritje graduale, në përputhje me CAM NC dhe me Udhëzimet për Testimin e Tregut 2025 të TAP AG. Të gjithë palët e interesuara janë të ftuar të paraqesin indikacionin e kërkesës së tyre Jo-Detyruese brenda datës 1 shtator.
Ju lutemi vini re se ky proces i ri i rritjes graduale është i ndarë nga Faza Detyruese e Testimit të Tregut 2023, të cilën TAP, SRG dhe DESFA synojnë ta kryejnë në tremujorin e katërt të vitit 2025, pas miratimit të Projekt Propozimit nga Entet Rregullatore Kombëtare italiane, greke dhe shqiptare.1
Palëve të interesuara do t'u jepet mundësia të rishikojnë indikacionet e kërkesës jo-detyruese të dorëzuara në TAP, SRG dhe DESFA pas publikimit të rezultateve të ndarjes së kapaciteteve për fazën detyruese të Testimit të Tregut 2023.
Ju lutemi vini re se Raporti i Vlerësimit të Kërkesës për procesin e rritjes graduale të vitit 2025 synohet të publikohet pas përfundimit të Fazës Detyruese të Testimit të Tregut 2023.
TAP, në koordinim me SRG dhe DESFA, do të vazhdojë të përditësojë të gjitha informacionet relevante në faqet e tyre të internetit në muajt e ardhshëm.
I gjithë informacioni përkatës për dorëzim, përfshirë dokumentacionin mbështetës, mund të gjendet në faqet e internetit të OST-ve përkatëse.
1 Ky projekt-propozim është planifikuar të dorëzohet pranë Enteve Rregullatore Kombëtare për miratim në korrik 2025, me qëllim hapjen e fazës së detyrueshme të ofertimit në dhjetor 2025.
Njoftimi i përbashkët TAP, SRG dhe DESFA mbi Konsultimin Publik në lidhje me Procesin e Rritjes Graduale të Kapacitetit 2023
Më 17 qershor 2024, TAP, Snam Rete Gas dhe DESFA hapën një proces konsultimi me publikun në lidhje me Draft Propozimin për Testimin e Tregut 2023, në përputhje me kriteret e Artikullit 27 të Rregullores së Komisionit (EU) 2017/459. Draft Projekt Propozimi për testimin e tregut 2023 është i disponueshëm më poshtë.
OST-të ftuan të gjithë palët e interesuara të dërgonin komentet e tyre me shkrim, duke përdorur Formularin e Përbashkët të Përgjigjeve, sipas instruksioneve të përfshira në to, si edhe në adresat e postës elektronike që vijojnë:
- për TAP (market.test@tap-ag.com)
- për Snam Rete Gas (ipa@pec.snam.it)
- për DESFA (market-test@desfa.gr)
Konsultimi Publik i Përbashkët mbi draftin e Projekt Propozimit zgjati deri në 15 gusht 2024 (23:59 CET).
Njoftimi dhe përditësimet e përbashkëta TAP, SRG dhe DESFA mbi Testimet e Tregut 2021 dhe 2023
Baar, 18 janar 2024
Në përputhje me seksionin D.1 të Projekt Propozimit të TAP, SRG dhe DESFA për fazën e dytë detyruese të testimit të tregut 2021, të miratuar nga Entet Rregullatore Kombëtare Italiane, Greke dhe Shqiptare dhe të publikuar në tetor 2023, OST-të njoftojnë bashkërisht tregun që Testimit i Tregut 2021 është i mbyllur.
OST-të konfirmojnë se ato po vijojnë me projektet përkatëse qe kerkohen për te vendosur në dispozicion të tregut kapacitetin ne rritje prej 1.2 bcm/vit, në përputhje me Fazën e parë Detyruese të Testimir të Tregut 2021, dhe në përputhje me angazhimet e marra.
Ky hap i parë i zgjerimit përforcon rëndësinë e Korridorit Jugor të Gazit për sigurinë e furnizimit me energji të BE-së dhe hap rrugën për zgjerime të mëtejshme, i cili mund të arrihet përmes pjesëmarrjes në Testimet e ardhshme të Tregut.
Për më tepër, TAP, SRG dhe DESFA kanë nisur Testimin e Tregut 2023 në korrik 2023, në përputhje me afatin kohor të CAM NC. Testimi i Tregut 2023 është ende në proces e siper. Ndaj, edhe OST-të hapin një dritare kohore për rishikimin e mundshëm për fazën jodetyruese të testimit të tregut 2023 midis 19 janarit dhe 2 shkurtit 2024 për të lejuar të gjitha palët e interesuara të paraqesin Indikacione të reja të Kërkesës Jodetyruese dhe/apo të rishikojnë ato të paraqitura tashmë në periudhën korrik-gusht 2023 gjatë fazës së vlerësimit të kërkesës së testimit të tregut 2023.
Rishikimi i Indikatorëve të Kërkesës Jo Detyruese duhet të kryhet nëpërmjet dorëzimit të një Formulari individual të Rishikimit tek OST-ja përkatëse në adresën e email-it të specifikuar, si më poshtë:
- Formulari për Rishikim DESFA i dërgohet market-test@desfa.gr
- Formulari për Rishikim SRG i dërgohet ipa@pec.snam.it
- Formulari për Rishikim TAP i dërgohet market.test@tap-ag.com
Dorëzimi i një Indikacioni të ri të Kërkesës Jo Detyruese tek OST-të përkatëse duhet të bëhet sipas detajeve procedurale të specifikuara në faqet e internetit të secilës OST, si më poshtë:
Rishikimet e mësipërme dhe/ose propozimet e reja të Indikacioneve të Kërkesës Jodetyruese do të përfshihen nga OST-të në Raportin e përbashkët të Vlerësimit të Kërkesës për Procesin e Rritjes së Kapacitetit 2023 në publikimin vijues.