Kërkesat e huadhënësve
Gazsjellësi Trans Adriatik është angazhuar vullnetarisht në përmbushjen e standardeve mjedisore dhe sociale, të cilat kërkohen nga huadhënësit ndërkombëtarë.
TAP angazhohet në përmbushjen e kërkesave të performancës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankës Evropiane për Investime (BEI) dhe tre agjencive kreditore të eksportit, të përcaktuara në Marrëveshjen e Kushteve të Përgjithshme të Financave të Projektit (MKPFP).
Për të siguruar se projekti zhvillohet dhe operohet në përputhje me MKPFP-në, TAP ka përfunduar procesin për plotësimin e procesit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS).
Edhe Paketa Informuese Shtesë për Huadhënësit (SLIP) dhe sistemi i menaxhimit të Çështjeve Mjedisore, Sociale dhe Trashëgimisë Kulturore (MSTK) u zhvilluan në përputhje me kërkesat e huadhënësve.
Përmbajtja e SLIP-it plotëson materialin që i jepet palëve të interesit përmes programeve të TAP për angazhimin në shkallë të gjerë.
TAP Përmbyll Financimin prej 3.9 Miliard Euro të Projektit
Informacion për financat e projektit
TAP angazhohet në menaxhimin efikas të risqeve dhe mundësive që lidhen me ndikimet mjedisore, sociale dhe të trashëgimisë kulturore (MSTK) në shëndet, siguri e sigurim, dhe ofrimin e përfitimeve për komunitetet vendase. Qasja jonë kundrejt menaxhimit të këtyre risqeve pasqyron shkallën dhe natyrën e aktiviteteve të TAP.
TAP ka kryer VNMS në Greqi, Shqipëri dhe Itali, të cilat u miratuan nga autoritetet përkatëse kompetente të vendeve pritëse në 2013-n dhe 2014-n. U miratuan edhe ndryshimet e VNMS-ve të cilat reflektonin ndryshimet e objektit të projektit. VNMS-të e miratuara të TAP, së bashku me ndryshimet e tyre, gjenden këtu.
TAP angazhohet në përmbushjen e politikave aktuale mjedisore dhe sociale të këtyre institucioneve, përkatësisht të:
- Kërkesave të Performancës së BERZH (KP-të nga 1-shi te 6-a dhe nga 8-a te 10-a) sipas Politikës Mjedisore dhe Sociale të BERZH-it (2014)
- Praktikat dhe Standardet Mjedisore dhe Sociale të BEI-së (2013)
- Standardet e Performancës së IFC-së (SP nga 1-shi te 6-a dhe 8-a) (Janar 2012)
- Udhëzimet e Përgjithshme të IFC-së për MShS-në (2007)
- Udhëzimet e IFC-së Specifike për Industrinë
- Udhëzimet e IFC-së për MShS-në për Zhvillimin e Naftës dhe Gazit në Seksionin Tokësor (2007)
- Udhëzimet e IFC-së për MShS-në për Zhvillimin e Naftës dhe Gazit në Seksionin Detar (2015)
- Parimet e Ekuatorit III (2013)
- Qasjet e Përbashkëta të OECD-së (2012)