Spring naar inhoud
Urgjencë

Misioni dhe Vizioni i TAP

Misoni dhe Vizioni i Gazsjellësit Trans Adriatik ka të bëjë kryesisht me rolin e tij në hapjen e Korridorit Jugor të Gazit në Evropë, si dhe me kontributin në një të ardhme të qëndrueshme në energjetikë.

TAP ofron një rrugë të sigurtë të transportit të energjisë, me kosto efikase dhe të qëndrueshme, në dobi të komuniteteve vendase dhe të rajonit më gjerë. Ne përpiqemi të ofrojmë siguri dhe diversitet energjetik, si dhe të mbështesim rrugën e Evropës drejt një të ardhme me emetime të ulëta karboni.

Misioni Ynë

Si Operator Evropian i Sistemit të Transmetimit dhe pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, ne kontribuojmë për një ofertë energjetike të qëndrueshme, dhe diversifikim të infrastrukturës energjetike, duke mbështetur aktivisht rrugën drejt tranzicionit, të tregjeve Evropiane të energjetikës.

Ne ofrojmë produkte dhe shërbime tregëtare me vlerë të lartë dhe vazhdimisht sjellim vlerë të shtuar për grupet e interest në saj të infrastrukturës sonë.

Ne menaxhojmë asetet tona në mënyrë të sigurt dhe efiҫiente, duke respektuar plotësisht shoqërinë, ambientin, dhe komunitetet fqinje.

Ne kemi ngritur një kulturë besimi, respekti dhe mbështetje për njëri-tjetrin, teksa vazhdojmë të ndërtojmë një organizatë fleksibël dhe efiҫiente, që i përgjigjet tregut e konsumatorit dhe që bazohet në parimet e diversitetit e përfshirjes, duke mbështetur shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve tanë.

Vizioni Ynë

Ne do të kontribuojmë në një të ardhme të qëndrueshme energjetike duke ofruar shërbime dhe zgjidhje krijuese e konkurruese dhe do të krijojmë mundësi të transportojmë burime energjie pa karbon, duke reduktuar emetimet, në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian për transportin e energjisë.

Siguria në radhë të parë

Siguria është në zemër të githҫka bëjmë. Kemi përgjegjësinë të kujdesemipër shëndetin dhe sigurinë, ndaj komuniteteve ku operojmë, punonjësve, dhe aksionerëve. TAP shpreh angazhimin për respektimin e këtij parimi  përgjatë gjithë jetëgjatësisë së gazsjellësit.

Nxitja e rritjes ekonomike

TAP promovont zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës përgjatë gjurmës së tubacionit. Për më tepër ai shërben si burim mjaft i rëndësishëm i investimeve direkte.

Për rrjedhojë, Greqia, Shqipëria dhe Italia përfitojnë nga kjo pasuri e sigurt, afatgjatë dhe e qëndrueshëm dhe forcojnë pozitat e tyre në hartën energjetike të Evropës. Gjithashtu, zhvillimi i tyre ekonomik do të vijojë të stimulohet nga furnizimet e reja energjetike dhe tregje energjetike më konkurruese.

Mundësojmë zhvillim të qëndrueshëm

Duke përmirësuar prurjet e gazit natyror në Evropë, TAP kontribuon në të ardhmen mjedisore të kontinentit.

Duke qenë forma më e pastër e lëndës djegëse, gazi natyror luan një rol mjaft domethënës në arritjen e angazhimit të Bashkimit Evropian për reduktimin emetimeve karbonit, duke arritur objektivat mjedisore dhe duke kaluar kështu në forma energjie të rinovueshme.

Për më tepër, infrastruktura e gazit në Evropë mund të adaptohet sipas nevojave energjetike të Evropës në të ardhmen.

T’i paraprijmë nevojave të së ardhmes

Projektimi fleksibël i TAP-it, lejon zgjerim të kapacitetit të transportit të gazit. Shtesa suplementare e dy stacioneve te kompresorëve, mundëson prurjen deri në 20 miliardë meter kub në vit (bcm/a), me ardhjen e furnizimeve shtesë nga burime të tjera të largëta.

Përgjatë gjurmës së tij, TAP mund të akomodojë lidhje me tubacione të reja dhe ekzistuese, duke siguruar hapjen e Korridori Jugor i Gazit për tregjet e reja energjetike.

Kjo do të mundësojë transportin e gazit në destinacione në të gjithë Evropën Juglindore, Qëndrore dhe Perëndimore, në dekadat që vijnë.

Zbuloni Udhëtimet Personale

  • Dit verhaal bevat een video

    Diana Gërmau

    Punonjëse e Bibliotekës së Beratit
  • Dit verhaal bevat een video

    Rezarta Alibeaj

    Drejtoresha e Shkollës
  • Dit verhaal bevat een video

    Pellumb Trifka

    Pronar restoranti në bregdetin e Fierit
Shfaq të gjitha udhëtimet personale