Spring naar inhoud
Urgjencë

Si funksionon TAP-i

Gazsjellësi Trans Adriatik vë në funksion 877 kilometra tubacion në përputhje me standardet e performancës të rangut botëror sa i përket përgatitjes dhe llogaridhënies.

Gjithmonë të përgatitur

TAP-i mban dialog të hapur me pronarët dhe përdoruesit vendorë të tokave për të shmangur dëmtimet e mundshme të tubacionit. Fushata jonë ‘Telefono përpara se të gërmosh’ ofron informacion të aksesueshëm dhe një sistem raportimi.

Valvulat e bllokimit të vendosura rreth çdo 30 kilometra bëjnë të mundur izolimin e menjëhershëm nga distanca të tubacionit për mirëmbajtje të planifikuar apo pas një lajmërimi. Me qëllim shmangien e bllokimeve të zgjatura, janë hartuar procese të shqyrtimit nga ekspertët dhe lehtësimit.

Një kulturë sigurie

TAP-i ka në fokus absolut cilësinë, shëndetin, sigurinë dhe mjedisin. Këto vlera janë bërë pjesë përbërëse e çdo veprimtarie që prej fazës së projektimit. Sistemet tona të menaxhimit sigurojnë llogaridhënie të qartë për procedurat afatgjata të kontrollit operacional, sipas praktikës më të mirë të industrisë, kodeve dhe standardeve.

TAP-i ka një qasje pro-aktive sa i përket shmangies së incidenteve, përmes përdorimit të teknologjisë së fjalës së fundit për të mbështetur inspektimin, monitorimin dhe raportimin aktiv. Ne kemi një plan gjithëpërfshirës reagimi ndaj krizave dhe programe trajnimi që secilin kantier në secilin vend.

Monitorim i përhershëm

TAP mbikëqyr funksionimin teknik të përditshëm dhe trajtimin e transportit të gazit, si dhe mirëmbajtjen e sistemeve të tij teknike. Detyrimet e menaxhimit mjedisor dhe përputhshmëria me rregulloret vendase dhe kodet përkatëse teknike vijojnë të jenë angazhime të vazhdueshme.

Qendra jonë e kontrollit në Itali monitoron të gjithë sistemin e transportit për treguesit përkatës, si trysnia, furnizimi me energji, temperatura dhe rrjedha e gazit, duke përdorur sistemin SCADA, që komunikon përmes fibrës optike në çdo moment gjatë 365 ditëve të vitit.

Besueshmëria:

Në përputhje me rregulloret e BE-së për transparencën, TAP-i publikon informacion lidhur me mirëmbajtjen e planifikuar dhe të paplanifikuar si dhe sasitë e matura të disponueshme në çdo pikë interkonjeksioni. Caktimet merren dhe përpunohen me qëllim garantimin që sasitë e caktuara të mund të merren në pikat e hyrjes dhe të dorëzohen në pikat e daljes përmes sistemit të transportit.

Standarde performance dhe certifikime të rangut botëror

Shoqata Ndërkombëtare e Kontraktorëve të Gazsjellësve dhe Instalimeve Detare (IPLOCA) raporton, indekson dhe krahason tregues kyçë performance për sigurinë, duke përdorur ‘kohën e humbur për një milionë orë’ dhe ‘udhëtim me mjet për miliona kilometra’. 

Prej fillimit të aktivitetit tonë operacional, kompania jonë nuk ka patur asnjë incident madhor. TAP-i vijon të mbledhë dhe të regjistrojë të dhëna mjedisore për mbetjet dhe për shkarkimet, me qëllim ruajtjen e parametrave të rënë dakord ndërkombëtarisht dhe për të zbatuar rregulloret vendase. Standardet ndërkombëtare të arritura nga TAP-i deri më sot përfshijnë ISO 14001 për mjedisin, ISO 9001 për cilësinë, dhe ISO 45001 për shëndetin dhe sigurinë.

Zgjerimi në të ardhmen

Kapaciteti aktual i funksionimit i TAP-it është 10 miliard metra kub në vit (bcm/v) Megjithatë, me shtimin e dy stacioneve kompresorësh dhe modifikimin e stacioneve ekzistuese të kompresorëve, kapaciteti aktual i gazsjellësit mund të rritet deri në 20 bcm/v.