Kontraktor i TAP-it
Duke qenë një projekt kyç për infrastrukturën energjetike në Evropë, Gazsjellësi Trans Adriatik ofron një sërë mundësish për furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve në rang ndërkombëtar, kombëtar dhe vendas.
Gjatë fazës së ndërtimit, TAP-i luajti rol të rëndësishëm në nxitjen e hapjes së vendeve të reja të punës në vendet e veta pritëse, si në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu edhe të tërthortë, përmes efekteve ekonomike “si rrjedhojë”. TAP-i ka organizuar një sërë aktivitetesh për të lehtësuar bashkëpunimin midis kontraktorëve kryesorë të TAP-it dhe nënkontraktorëve të mundshëm në Greqi, Shqipëri dhe Itali.
Mundësitë e kontraktimit
Herë pas here, TAP-i angazhon shoqëri si kontraktorë. Këta kontraktorë punojnë ngushtë me shoqëri të specializuara vendore dhe ndërkombëtare, duke i përfshirë ato si nënkontraktorë për fusha të veçanta të punës dhe sipas nevojës.
Kur punojmë me kontraktorët tanë, ne përpiqemi të sigurojmë:
- trajtim të barabartë për të gjithë ofertuesit
- tenderim konkurrues
- objektivitet, transparencë dhe besueshmëri në proceset e tenderimit.
Ju lutemi vizitoni faqen tonë të prokurimeve për mundësitë aktuale të kontraktimit.
Nënkontraktorët e ardhshëm
TAP-i nuk lidh drejtpërsëdrejti kontrata me nënkontraktorët. Janë kontraktorët tanë ata që janë përgjegjës për punësimin e nënkontraktorëve sipas nevojave. Megjithatë, ne ofrojmë mbikëqyrje me qëllim që procesi të kryhet në mënyrë të qëndrueshme dhe transparente.
Kontraktorët e TAP-it zbatojnë proceset e tyre të përzgjedhjes dhe vlerësimit sa i përket nënkontraktorëve. Kontraktorët janë përgjegjës edhe për rekrutimin e personelit të tyre dhe për vlerësimin e furnitorëve.
Çdo shoqëri e interesuar që dëshiron të bëhet nënkontraktor apo furnitor duhet t’ia tregtojë shërbimet e veta kontraktorëve të TAP-it.