Testimet e tregut 2023
Testimet e tregut 2023
-
Faza Jo Detyruese
Njoftimi i përbashkët TAP, SRG dhe DESFA mbi Konsultimin Publik në lidhje me Procesin e Rritjes graduale të Kapacitetit 2023
Më 17 qershor 2024, TAP, Snam Rete Gas dhe DESFA hapën një proces konsultimi me publikun në lidhje me Draft Propozimin për Testimin e Tregut 2023, në përputhje me kriteret e Artikullit 27 të Rregullores së Komisionit (EU) 2017/459. Draft Projekt Propozimi per testimin e tregut 2023 është i disponueshëm më poshtë.
OST-të ftuan të gjithë palët e interesuara të dërgojnë komentet e tyre me shkrim, duke përdorur Formularin e Përbashkët të Përgjigjeve, sipas instruksioneve të përfshira në to, si edhe në adresat e postës elektronike që vijojnë:
- për TAP (market.test@tap-ag.com)
- për Snam Rete Gas (ipa@pec.snam.it)
- për DESFA (market-test@desfa.gr)
Konsultimi Publik i Përbashkët mbi draftin e Projekt Propozimit zgjati deri në 15 gusht 2024 (23:59 CET).
Njoftimi dhe përditësimet e përbashkëta TAP, SRG dhe DESFA mbi Testimet e Tregut 2021 dhe 2023
Baar, 18 janar 2024
Në përputhje me seksionin D.1 të Projekt Propozimit të TAP, SRG dhe DESFA për fazën e dytë detyruese të testimit të tregut 2021, të miratuar nga Entet Rregullatore Kombëtare Italiane, Greke dhe Shqiptare dhe të publikuar në tetor 2023, OST-të njoftojnë bashkërisht tregun që Testimit i Tregut 2021 është i mbyllur.
OST-të konfirmojnë se ato po vijojnë me projektet përkatëse që kërkohen për të vendosur në dispozicion të tregut kapacitetin ne rritje prej 1.2 bcm/vit, në përputhje me Fazën e parë Detyruese të Testimit të Tregut 2021, dhe në përputhje me angazhimet e marra.
Ky hap i parë i zgjerimit përforcon rëndësinë e Korridorit Jugor të Gazit për sigurinë e furnizimit me energji të BE-së dhe hap rrugën për zgjerime të mëtejshme, i cili mund të arrihet përmes pjesëmarrjes në Testimet e ardhshme të Tregut.
Për më tepër, TAP, SRG dhe DESFA kanë nisur Testimin e Tregut 2023 në korrik 2023, në përputhje me afatin kohor të CAM NC. Testimi i Tregut 2023 është ende në proces e sipër. Ndaj, edhe OST-të hapin një dritare kohore për rishikimin e mundshëm për fazën jodetyruese të testimit të tregut 2023 midis 19 janarit dhe 2 shkurtit 2024 për të lejuar të gjitha palët e interesuara të paraqesin Indikacione të reja të Kërkesës Jodetyruese dhe/apo të rishikojnë ato të paraqitura tashmë në periudhën korrik-gusht 2023 gjatë fazës së vlerësimit të kërkesës së testimit të tregut 2023.
Rishikimi i Indikatorëve të Kërkesës Jo Detyruese duhet të kryhet nëpërmjet dorëzimit të një Formulari individual të Rishikimit tek OST-ja përkatëse në adresën e email-it të specifikuar, si më poshtë:
- Formulari për Rishikim DESFA i dërgohet market-test@desfa.gr
- Formulari për Rishikim SRG i dërgohet ipa@pec.snam.it
- Formulari për Rishikim TAP i dërgohet market.test@tap-ag.com
Dorëzimi i një Indikacioni të ri të Kërkesës Jo Detyruese tek OST-të përkatëse duhet të bëhet sipas detajeve procedurale të specifikuara në faqet e internetit të secilës OST, si më poshtë:
Rishikimet e mësipërme dhe/ose propozimet e reja të Indikacioneve të Kërkesës Jodetyruese do të përfshihen nga OST-të në Raportin e përbashkët të Vlerësimit të Kërkesës për Procesin e Rritjes së Kapacitetit 2023 në publikimin vijues.
Njoftim i përbashkët TAP, SRG dhe DESFA mbi Procesin për Zgjerim Gradual të Kapacitetit 2023
23 tetor 2023
TAP, SRG dhe DESFA kanë hapur Testimin e Tregut 2023 (Procesi i Zgjerimit Gradual të Kapacitetit) në korrik 2023, TAP, në koordinim me afatet kohore të CAM NC.
Cikli i zgjerimit gradual 2023, është i ndarë nga faza e dytë detyruese e Testimit të Tregut 2021, e organizuar nga TAP, SRG dhe DESFA. Për të neutralizuar çdo pasojë të mundshme dhe jo të qëllimshme të dy proceseve të Testimit të Tregut, palëve të interesuara do t'u jepet mundësia të rishikojnë Treguesit e Kërkesës Jodetyruese 2023 që kanë paraqitura tashmë, brenda 2 javëve nga data e publikimit të rezultatit të Fazës së dytë Detyruese të Testimit të Tregut 2023 (Hapësirë për Rishikim), e cila pritet deri më 18 janar 2024.
Më pas, TAP, SRG dhe DESFA do t'u japin mundësinë të gjitha palëve të interesuara të rishikojnë Treguesit e Kërkesës Jodetyruese të paraqitur brenda 2 (dy) javëve nga publikimi i sipërpërmendur. Ky rishikim do të jetë i mundur duke i paraqitur formularët përkatës të Treguesve jo Detyrues të Kërkesës pranë TAP, SRG dhe DESFA.
Aktualisht, Treguesit jo Detyrues të Kërkesës të mbledhur nga OST-të do të çonin në një Raport të Vlerësimit të Kërkesës (DAR) që përfundon me fillimin e projektimit teknik për një projekt të zgjerimit gradual te kapacitetit në fazën projektimit të koordinuar. OST-të do të vijojnë në këto hapa të mëtejshme të Testimit të Tregut 2023, vetëm pas mbylljes së Hapësirës së Rishikimit, ku palët e interesuara kanë mundësinë të rishikojnë Treguesit e tyre të Kërkesës Jo Detyruese.
Në bazë të sa më sipër, OST-të do të prodhojnë një DAR të përbashkët për Procesin e zgjerimit Gradual të Kapacitetit 2023, duke synuar që raporti të jetë i disponueshëm publikisht deri në shkurt 2024.Hapja e Testimit të Tregut 2023 - Faza jo detyruese
Më 3 korrik 2023, TAP, në koordinim me OST- të fqinje, nisi Testimin e Tregut 2023 sipas Udhëzimeve për Testimin e Tregut 2023 të TAP AG, siç është miratuar nga Entet Rregullatore Kombëtare italiane, greke dhe shqiptare.
Ju lutem vini re se ky proces i ri i zgjerimit gradual është i ndarë nga faza e dytë detyruese e Testimit të Tregut 2021, të cilën TAP, SRG dhe DESFA synojnë t'a zhvillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2023, pas miratimit të Projektit Propozimit nga Entet Rregullatore Kombëtare italiane, greke dhe shqiptare.
Sot, TAP fton të gjithë palët e interesuara të marrin pjesë në Fazën Jo-Detyruese të Testimit të Tregut 2023 duke paraqitur Formularin e Regjistrimit, Treguesit e Kërkesës Jo-Detyruese dhe dokumentacionin mbështetëse, të plotësuar sipas kritereve, deri më 28 gusht 2023 në adresën e-mail: market.test@tap-ag.com
TAP fton palët e interesuara të paraqesin pranë TAP treguesit e kërkesës jo-detyruese, duke shprehur interes për kërkesat jo detyruese të Kapaciteteve dhe/ose kërkesat jo detyruese të Interkonjeksionit, sipas Udhëzimeve dhe Njoftimit të Fazës Jo-Detyruese.
Për informacion, lista aktuale e pikave te interkonjesionit, si dhe pikat mbi të cilat aplikohen Kërkesat jo- detyruese të Interkonjeksionit pasqyrohet në hartën më poshtë:
Krahas këtyre pikave, për të cilat palët e interesuara mund të shprehin kërkesa jo detyruese për Kapacitete, TAP pranon gjatë gjithë kohëzgjatjes së Testimit të Tregut, kërkesa për lidhje jo detyruese për pika(t) të(e) reja në Greqi ose Shqipëri.
Për paraqitjen e Treguesve të Kërkesës Jo-Detyruese në pikat e Interkonjeksionit të TAP-it me OST-të fqinje, palët e interesuara inkurajohen të ndjekin edhe proceset e rritjes graduale te kapacitetit të SRG, DESFA dhe ICGB, siç pasqyrohet në faqet e tyre të internetit:
- SRG
- DESFA
- Web page
- E-mail: market-test@desfa.gr
- ICGB
- Web page
- E-mail: incremental.capacity@icgb.eu
Palëve të interesuara do t'u jepet mundësia të rishikojnë Treguesit e tyre të Kërkesës Jo Detyruese brenda 2 (javëve) nga publikimi i rezultateve të caktimit të kapaciteteve të fazës së dytë detyruese të Testimit të Tregut 2021.
Si rrjedhoje, ju lutem vini re se Raporti i Vlerësimit të Kërkesës për procesin e rritjes graduale të vitit 2023 synohet të publikohet pas përfundimit të Fazës së dytë Detyruese të Testimit të Tregut 2021.
Të gjitha detajet e tjera lidhur me Testimin e Tregut 2023 mund t’i gjeni në "Udhëzimet për testimin e tregut 2023" (Guidelines for 2023 Market Test), në "Njoftimin për fazën jo detyruese" (Non-Binding Phase Notice) dhe dokumente të tjera të bashkëlidhura, të publikuara më poshtë.
TAP do të vazhdojë të përditësojë këtë faqe interneti për detaje të mëtejshme mbi afatin kohor, në varësi të zhvillimeve për fazën e dytë detyruese të Testimit të Tregut 2021.
Mirëpresim të na kontaktoni!
-
Faza Detyruese
Hapja e Fazës Detyruese të Testimit të Tregut 2023
Më 2 tetor 2025, TAP ka nisur Fazën Detyruese të Testimit të Tregut 2023 (Procesi i të Rritjes Graduale të Kapaciteteve) në koordinim me SRG dhe DESFA dhe sipas rregullave të Projekt-Propozimit përkatës, siç është miratuar nga Entet Rregullatore Kombëtare Italiane, Greke dhe Shqiptare.
Faza Detyruese fillon me një Fazë Informuese, e ndjekur nga një Fazë Detyruese e Tenderimit që fillon më 2 dhjetor 2025. Për palët e interesuara për të paraqitur oferta, regjistrimet duhet të dorëzohen deri më 13 nëntor 2025. Të gjitha dokumentet dhe informacionet përkatëse janë publikuar më poshtë nën titullin "Faza Detyruese - Shkarkime".