Vijimësia e punës
TAP-i bën çdo përpjekje për të siguruar sa më pak ndërprerje të operacioneve tona dhe të ofrimit të shërbimit, në të cilin mbështeten klientët tanë.
Ndërprerjet mund të ndodhim në mënyrë të papritur. Për të siguruar transportin e pandërprerë të gazit natyror në Evropë, TAP ka zhvilluar një Program të konsoliduar të Menaxhimit të Vijimësisë së Biznesit (BCMP).
Programi BCMP i TAP-it është një praktikë menaxhimi e mirë-përcaktuar që identifikon kërcënimet e mundshme ndaj proceseve kyҫe të kompanisë, vlerëson ndikimin e mundshëm te tyre në aktivitetin operacional, ndërsa ofron një kuadër për qëndrueshmërinë e aseteve dhe aftësinë për një përgjigje efektive që mbron interesat e palëve kyҫe të interesuara, reputacionin dhe veprimtaritë që gjenerojnë vlera. Procesi krijon një kuadër për ndërtimin e qendrueshmërise së kompanisë, duke bërë të mundur një reagim efektiv për të ruajtur interesat e njerëzve të TAP-it dhe të palëve të interesuara, për të ruajtur asetin dhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit, duke ruajtur reputacionin e Kompanisë.
Produktet e kapacitetit
-
TAP përforcon furnizimin me gaz natyror në Evropë
Baar, Zvicër. Me rastin e takimit të 12-të Ministror të Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor të Gazit, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka kënaqësinë të rikonfirmojë operimin e plotë të nivelit të parë të zgjerimit të kapacitetetit, me 1.2 miliardë metra kub në vit kapacitet afatgjatë në...
Më shumë informacione rreth TAP përforcon furnizimin me gaz natyror në Evropë