Toka dhe banorët vendas
Gazsjellësi Trans Adriatik identifikohet nga shenjues të tubacionit, të vendosur mbi tokë. Këto sinjale i japin publikut të gjerë, si dhe autoriteteve të emergjencave informacion të rëndësishëm.
Shënjuesit e verdhë (në foto) përdoren për të lajmëruar praninë e gjurmës së tubacionit të TAP-it dhe përfshijnë informacion si emrin e shoqërisë që administron tubacionin, vendndodhjen gjeografike dhe një numër telefoni që duhet të telefonohet në raste emergjencash.
Nëse planifikoni të kryeni punime pranë ose në afërsi të tubacionit, ju lutemi të kontaktoni me TAP-in.
Shënjuesit e TAP-it janë vendosur përgjatë të gjithë gjurmës së tubacionit:
- Me largësi maksimale nga njëri-tjetri prej 1 km në toka bujqësore, me qëllim që shënjuesi i radhës të jetë i dukshëm nëse qëndroni pranë njërit prej tyre.
- Në të gjitha kryqëzimet madhore dhe të veçanta (rrugë, hekurudhë, etj.) ku vendosen shënjues në secilin krah të kryqëzimit.
- Në vendndodhjet ku tubacion përshkon rrugë pyjore dhe zona të tjera të ndjeshme.
Ndërgjegjësimi publik
TAP-i është i angazhuar të sigurojë zbatimin e një programi gjithëpërfshirës komunikimi për banorët në afërsi të gjurmës së tubacionit, me qëllim parandalimin e çdo incidenti.
TAP-i përdor nismat e ndërgjegjësimit publik për të informuar komunitetet dhe autoritetet vendore, si dhe shoqëritë dhe individët që punojnë në afërsi të tubacionit lidhur me rreziqet e mundshme dhe hapat që duhet të ndërmerren për sigurinë publike në afërsi të tubacionit.
Ne po bashkëpunojmë me palët vendore të interesit për arritjen e synimit të përbashkët të operacioneve të sigurta, të besueshme dhe të përgjegjshme nga pikëpamja mjedisore.