Karrierë në TAP
Gazsjellësi Trans Adriatik ofron mundësi për t’u bërë pjesë e një prej projekteve të infrastrukturës energjetike më strategjike të Evropës. Puna në TAP është një përvojë unike karriere.
Punonjësit tanë janë jetikë për suksesin e TAP-it. Ne ofrojmë mundësinë për t’u bërë pjesë e një ekipi ndërkombëtar të klasit botëror, që funksionon në një mjedis stimulues dhe shumëkulturor.
Ne punësojmë individë me përvojë dhe të përkushtuar, që kërkojnë të luajnë rolin e tyre në një shoqëri dinamike dhe që duan të bëhen pjesë e ekipit tonë për një periudhë afatgjatë. Njerëzit tanë janë krenarë për punën e TAP-it dhe për trashëgiminë që po ndërtojmë.
Kultura jonë
TAP-i është një organizatë shumëkombëshe, që punëson punonjës nga më shumë se 20 kombësi në shumicën e kantiereve në katër vende të ndryshme ku kalon tubacioni.
Diversiteti kulturor është një nga pikat tona më të forta dhe ne ofrojmë mundësi të shumta për të mësuar nga njëri-tjetri. Ne jo vetëm që kujdesemi për punonjësit tanë, por edhe për komunitetet në të cilat punojmë dhe kemi respekt të thellë për kulturën e vendeve pritëse.
Ne besojmë në arritjen e rezultateve ndërkohë që sillemi në një mënyrë etike dhe profesionale. Kështu, mënyra si i bëjmë gjërat, është po aq e rëndësishme sa edhe vetë rezultatet e arritura, dhe cilësia jonë e të nxënit dhe nxitja aktive e zhvillimit të aftësive japin kontribut me rëndësi për suksesin tonë.
Filozofia TAP-it për punën në ekip dhe kulturën e bashkëpunimit janë kritike për përmbushjen e strategjisë së mirëpërcaktuar dhe për përputhjen me vlerat tona.
Siguria është në thelb të çdo gjëje që bëjmë. Si punonjës mund të prisni që ne të mbështetemi tek ju dhe që ju të jepni llogari. Kjo i lejon çdokujt të punojë në nivelin e vet maksimal, teksa përpiqemi të arrijmë synimet tona të përbashkëta.
Një sërë mundësish
TAP-i synon të identifikojë, tërheqë dhe mbajë në punë kandidatët më të mirë dhe t’u ofrojë atyre mundësinë më të mirë të karrierës në jetën e tyre. Trokit në derën tonë dhe shih se si aftësitë dhe pasioni yt për sektorin e energjisë mund të përputhet me mundësitë aktuale.
Ne ofrojmë sfida të reja entuziazmuese për individët që duan të bëhen pjesë e ekipit që punon plot siguri dhe vë në funksion një tubacion gazi të klasit botëror që përshkon tre vende dhe detin.
“TAP-i i shkon shumë për shtat ambicieve të mia për karrierë”
Ne ofrojmë një sërë rolesh teknike dhe mbështetëse në vendet tona pritëse, në Greqi, Shqipëri dhe Itali, si dhe në selinë qendrore në Baar, Zvicër.
Kë po kërkojmë
Kërkojmë profesionistë me pasion, të talentuar dhe të përkushtuar që duan të bëhen pjesë e operacioneve më entuziazmuese strategjike energjetike në Evropë.
“Gjëja më e mirë e punësimit në TAP është shumëllojshmëria e gjërave në të cilat përfshihem çdo ditë”
Punonjësit tanë duhet të jenë të aftë të punojnë së bashku në mënyrë efikase si një ekip dhe duhet t’i përkushtohen ekselencës dhe standardeve më të larta të sigurisë, shëndetit dhe mjedisit.
Pavarësisht pozicionimit në selinë qendrore në Baar, apo në vendet tona pritëse Greqi, Shqipëri dhe Itali, të gjithë punonjësit tanë duhet të jenë të rrjedhshëm në anglisht dhe në varësi të postit mund të kërkohet rrjedhshmëri edhe në greqisht, shqip apo italisht.
“Unë do të rekomandoja punësimin në TAP - është një ekip fantastik që punon në një mjedis entuziazmues dhe sfidues... është me të vërtetë shumë mirë!”