Të dhënat e balancimit operacional
Gazsjellësi Trans Adriatik bën publike të dhënat e balancimit operacional që lidhen me kushtet e qasjes në rrjetet e transmetimit të gazit natyror, në përputhje me Shtojcën I, Neni 3.3 i Rregullores (KE) 715/2009.
TAP-i publikon sasinë e gazit në sistemin e transmetimit në fillim të çdo dite gazi dhe sasinë e parashikuar të gazit në sistemin e transmetimit në fund të çdo dite gazi.
TAP-i gjithashtu bën publik pozicionin e kombinuar të disbalancës të të gjithë përdoruesve në fillim dhe fund të çdo periudhe balancimi dhe pozicionin e kombinuar të disbalancës së parashikuar për të gjithë përdoruesit në fund të çdo dite gazi.
Ky informacion shpjegohet në më shumë detaje në Nenin 10 të Kodit të Rrjetittë TAP-it.
Në Platformën e të Dhënave Elektronike (EDP), do të mund të gjeni të dhënat e Balancimit Operacional, si edhe shumat e marra ose të paguara nga ana e TAP në lidhje me balancimin, për të garantuar paanësinë e TAP.
-
TAP merr Certifikimin “Gold Standard Reporting” nën nismën OGMP 2.0 të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP)
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka marrë certifikimin “Gold Standard Reporting” sipas Oil & Gas Methane Partnership 2.0 (OGMP 2.0) – kuadër kryesor i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin për raportimin dhe reduktimin e emetimeve të metanit.
Më shumë informacione rreth TAP merr Certifikimin “Gold Standard Reporting” nën nismën OGMP 2.0 të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP)