TAP merr Certifikimin “Gold Standard Reporting” nën nismën OGMP 2.0 të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP)
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka marrë certifikimin “Gold Standard Reporting” sipas Oil & Gas Methane Partnership 2.0 (OGMP 2.0) – kuadër kryesor i Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin për raportimin dhe reduktimin e emetimeve të metanit.
Ky vlerësim shënon një moment të rëndësishëm në përpjekjet e TAP-it për të përmirësuar cilësinë, transparencën dhe qëndrueshmërinë e raportimit të emetimeve të metanit, duke demonstruar cilësinë e lartë të menaxhimit të metanit në të gjithë shtrirjen e operacioneve të TAP.
Pjesëmarrja e TAP në OGMP 2.0 mbështet gjerësisht përpjekjet e kompanisë për të reduktuar emetimet e metanit dhe për të avancuar dekarbonizimin e operacioneve të saj. OGMP 2.0 ofron një kuadër raportimi gjithëpërfshirëse, të bazuar në matje, të dizajnuar për të forcuar saktësinë dhe transparencën e të dhënave të emetimeve të metanit në industrinë e naftës dhe gazit. Cerifikimi “Gold Standard Reporting” pasqyron performancën e kompanisë në zbatimin e kërkesave OGMP 2.0, duke përfshirë vendosjen e një objektivi performancë për metanin dhe përparimin drejt raportimit të Nivelit 5, niveli më i lartë i raportimit që kombinon të dhënat e Nivelit 4 me matje të lokalizuara në site dhe të bashkërenduara për të gjeneruar vlerësimin më të mirë të kompanisë mbi emetimet e metanit.
Kompania iu bashkua nismës OGMP 2.0 në vitin 2023, duke përforcuar angazhimin e saj për të reduktuar emetimet e metanit. Në vitin 2025, TAP ruajti Certifikimin “Gold Standard Pathway”, përpara se të arrinte Certifikimin “Gold Standard Reporting” në vitin 2026, duke shënuar hapin më të fundit në progresin e kompanisë nën kuadrin e kësaj nisme.
Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: "Arritja e Certifikimit “Gold Standard Reporting” pasqyron përpjekjet e vazhdueshme të TAP-it për të përmirësuar mënyrën se si matim, kuptojmë dhe menaxhojmë emetimet e metanit në të gjithë shtrirjen e operacioneve të TAP. Puna jonë nuk ndalet këtu. Ndërsa vështrojmë drejt një horizonti afatmesëm dhe afatgjatë, fokusi i kompanisë do të mbetet të garantojmë që TAP-i të mbetet rezistent, i besueshëm dhe i gatshëm për t'iu përshtatur një peizazhi energjetik në ndryshim të vazhdueshëm. Matjet me saktësi të lartë dhe raportimi transparent do të jenë një pjesë e rëndësishme e këtij qasjeje."