Një prurje, dy arritje: 60 bcm të transportuara drejt Evropës, 50 bcm në Itali
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka transportuar mbi 60 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror drejt Evropës që nga fillimi i operacioneve tregtare, përfshirë 50 bcm në Itali, duke shënuar dy arritje kyçe, me rëndësi për kontributin e vazhdueshëm të TAP-it në qëndrueshmërinë energjetike të kontinentit.
Si pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, TAP ka transportuar gaz natyror nga Kaspiku drejt tregjeve në Greqi, Bullgari dhe Itali për më shumë se pesë vite, duke kontribuar në diversifikimin e rrugëve dhe burimeve të energjisë dhe njëkohësisht duke mbështetur sigurinë energjetike në të gjithë rajonin.
60 bcm të transportuara drejt Evropës deri më sot, ekuivalente me konsumin vjetor të gazit natyror nga 45-60 milionë familje evropiane, ilustrojnë kontributin domethënës të TAP-it për të mbuluar nevojat rajonale për energji. Ndërsa dinamikat botërore vijojnë të ndryshojnë , diversifikimi i burimeve dhe rrugëve te furnizimit, së bashku me qëndrueshmërinë dhe elasticitetin ndaj kushteve të tregut në ndryshim të vazhdueshëm, po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm.
Duke u bazuar në këtë histori suksesi, TAP ka përfunduar fazën e parë të zgjerimit, duke rritur kapacitetin afatgjatë të tubacionit me 1.2 bcm në vit, që nga fillimi i këtij viti. Paralelisht, TAP vazhdon t'i përgjigjet nevojave të tregut përmes ofertës së vëllimeve shtesë dhe fleksibilitetit më të madh, duke përfshirë karakteristika të tilla si shërbim me “rrjedhë në kah të kundërt” dhe shërbimet e dërgesës “brenda ditës”.
Duke komentuar arritjen historike, Luca Schieppati, Drejtor Menaxhues i TAP-it, tha: "Kombinimi i këtyre dy arritjeve, më shumë se 60 bcm të transportuara përmes TAP-it në përgjithësi dhe 50 bcm të transportuara në Itali në mënyrë specifike, dëshmon magnitudën e operacioneve tona dhe rolin e rëndësishëm që ky aset vazhdon të luajë në mbështetjen e sigurisë energjetike të Evropës. Këto arritje janë rrjedhojë e përpjekjeve të vazhdueshme të ekipeve tona në të gjitha shtetet, për të ofruar rezultate që n’a bëjnë krenarë. Ato gjithashtu nënvizojnë angazhimin tonë të fortë për sigurinë dhe përsosmërinë operacionale, të cilat mbeten në thelb të gjithçkaje që bëjmë.
Jemi po aq mirënjohës për besimin e vazhdueshëm të aksionerëve tanë, sa edhe për bashkëpunimin e ngushtë me qeveritë pritëse, partnerët dhe komunitetet lokale. Prioriteti ynë mbetet transporti i sigurt dhe i pandërprerë i gazit, duke kontribuar në sigurinë energjetike të Evropës dhe diversifikimin e burimeve të energjisë."