Produktet e kapacitetit
Gazsjellësi Trans Adriatik ofron produktet e mëposhtme të kapacitetit: kapacitet të sigurt me drejtim përpara, kapacitet të ndërprerë me drejtim përpara dhe kapacitet tregtar me drejtim të kundërt.
Kapaciteti i sigurt me drejtim përpara
Kapaciteti afatgjatë i sigurt me drejtim përpara do të vihet në dispozicion vetëm përmes testeve të tregut të TAP-it.
Nëse ka kapacitet të disponueshëm të mjaftueshëm, palët e regjistruara mund të blejnë produktet e kapacitetit afatshkurtër të sigurt me drejtim përpara, të përkufizuar në përputhje me nenin 2 të Kodit të Rrjetit të TAP-it:
- kapacitet i sigurt vjetor me drejtim përpara
- kapacitet i sigurt tremujor me drejtim përpara
- kapacitet i sigurt mujor me drejtim përpara
- kapacitet i sigurt ditor me drejtim përpara
- Kapacitet i sigurt brenda ditës me drejtim përpara
Kapaciteti i sigurt me drejtim përpara ofrohet në mënyrë të pavarur, në çdo pikë të interkonjeksionit. Kështu, palët e regjistruara mund të prenotojnë kapacitet të sigurt me drejtim përpara veçmas në pikën e kërkuar të hyrjes dhe/ose daljes.
Kapacitetime drejtim përpara që mund të ndërpritet
TAP-i ofron kapacitet me drejtim përpara që mund të ndërpritet, të ditës në avancë në një pikë interkonjeksioni vetëm kur nuk ka kapacitet të sigurt me drejtim përpara në atë pikë interkonjeksioni.
Për pikën e interkonjeksionit me një drejtim në Komotini, ofrohet kapacitet që mund të ndërpritet për drejtimin e kundërt.
Kapaciteti me drejtim përpara që mund të ndërpritet ofrohet në mënyrë të pavarur, në secilën pikë të interkonjeksionit. Kështu, palët e regjistruara mund të prenotojnë kapacitet me drejtim përpara që mund të ndërpritet veçmas në pikën/pikat e kërkuar/a të hyrjes dhe/ose të daljes.
Kapaciteti tregtar i rrjedhës së kundërt
TAP-i ofron kapacitet tregtar të rrjedhës së kundërt që rezulton në një rrjedhje (virtuale) me drejtim lindje, në përputhje me çdo segment tregtar me rrjedhje të kundërt të përcaktuar në tabelën B të Shtojcës 2 të Kodit të Rrjetit të TAP-it.
Palët e regjistruara mund të blejnë produktet e mëposhtme të kapacitetit tregtar të rrjedhës së kundërt:
- kapacitet tregtar vjetor të rrjedhës së kundërt
- kapacitet tregtar tremujor të rrjedhës së kundërt
- kapacitet tregtar mujor të rrjedhës së kundërt
- kapacitet tregtar ditor të rrjedhës së kundërt.
Kapaciteti tregtar i rrjedhës së kundërt duhet të prenotohet përmes një ankandi të vetëm, si kombinim i sasive të barabarta të kapacitetit në rrjedhë të kundërt në një pikë hyrje dhe në një pikë dalje.
Rrjedha e Kundërt Fizike
TAP-i nuk ofron rrjedhë të kundërt fizike si produkt tregtar. Kjo do të sigurohet vetëm për operacione emergjence në përputhje me kuadrin rregullator të TAP-it.