Mbrojtja mjedisore
Në thelb të gjithçkaje që ne bëjmë qëndron angazhimi i Gazsjellësit Trans Adriatik për të mbrojtur sitet mjedisore, nga politika në praktikë.
TAP është angazhuar plotësisht në mbrojtjen e mjedisit. Ne kemi mbledhur të dhëna të bollshme për të kuptuar ndjeshmëritë mjedisore dhe sociale përgjatë gjurmës, për të ndihmuar në kryerjen e operacioneve dhe zbutjen e risqeve. Këto na mundësojnë t’i menaxhojmë risqet dhe mundësitë mjedisore, sociale dhe të trashëgimisë kulturore (MSTK) me efikasitet.
Qasja jonë kundrejt mbrojtjes mjedisore
Shmangia dhe minimizimi i ndikimeve mjedisore dhe sociale, si dhe zbatimi i proceseve të zbutjes, menaxhimit dhe rehabilitimit janë thelbësore për parimet e TAP. Këto parime janë në themel të operacioneve tona dhe të sistemit të MSTK-së së TAP, çka do të thotë se qëndrueshmëria është plotësisht e integruar në proceset tona të punës.
Gjurma e gazsjellësit dhe vendndodhjet e objekteve mbi sipërfaqe janë zgjedhur në mënyrë të tillë që të shmangen ndjeshmëritë MSTK kur është e mundur. Objektet tona operojnë në përputhje me kërkesat vendore të tre vendeve tona pritëse, direktivat përkatëse të BE-së dhe kërkesat e qeverisjes së TAP.
Sistemi ynë i menaxhimit MSTK, i certifikuar nga ISO 14001, është përafruar me standardet përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare, kushtet e lejes dhe politikat e institucioneve të financave të projektit. Ai paraqet një kuadër gjithëpërfshirës të kontrolleve dhe monitorimit të performancës, për të integruar standardet e MSTK-së në operacionet tona.
Menaxhimi i performancës së MSTK-së bazohet në procesin dinamik të vlerësimit, planifikimin e aktiviteteve, menaxhim, zbutje dhe monitorim, duke përdorur kuadrin e sistemit të menaxhimit të ISO 14001, i cili përbëhet nga:
- Planifikimi
- Zbatimi
- Kontrolli i veprimeve korrigjuese
Rishikimi i menaxhimit
Monitorimi
Monitorimit i performancës sociale dhe mjedisore nga vetë TAP mbështetet nga monitorimi i ndërmarrë nga:
- Autoritetet kompetente të tre vendeve pritëse
- Institucionet financiare të projektit dhe konsulentët e tyre të pavarur mjedisorë dhe socialë
- Grupi i pavarur i monitorimit mjedisor dhe social, anëtarët e të cilit përfshijnë edhe specialistë vendas
-
Një prurje, dy arritje: 60 bcm të transportuara drejt Evropës, 50 bcm në Itali
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka transportuar mbi 60 miliardë metra kub (bcm) gaz natyror drejt Evropës që nga fillimi i operacioneve tregtare, përfshirë 50 bcm në Itali, duke shënuar dy arritje kyçe, me rëndësi për kontributin e vazhdueshëm të TAP-it në qëndrueshmërinë energjetike të...
Më shumë informacione rreth Një prurje, dy arritje: 60 bcm të transportuara drejt Evropës, 50 bcm në Itali