Telefononi përpara se të gërmoni!
Punimet e paautorizuara të kryera në zonën e pronësisë së kufizuar të Gazsjellësit Trans Adriatik ose në afërsi të objekteve të tij mund të cenojnë sigurinë e operacioneve të gazsjellësit. Mos anashkaloni asnjë incident. Ju lutemi raportoni në kohë.
Përpara se të gërmoni ose përpara se të filloni aktivitetet tuaja në zonën e pronësisë së kufizuar së TAP-it, e cila përkufizohet si një zonë prej 4 metrash në secilën anë të gazsjellësit (4 + 4, 8m në total), telefononi:
- +30 213 010 4500 për Greqinë
- +355 69 609 8188 për Shqipërinë
- 800 484 484 për Italinë
Për marrjen e miratimit, duhet të kontaktoni TAP-in të paktën katër javë përpara se të ndërmerrni çfarëdo lloj punimi në afërsi të gazsjellësit apo objekteve të tij.
Ne do të vijmë të kontrollojmë nëse gazsjellësi kalon nëpër pronën tuaj apo nëpër zonën ku planifikohen të kryhen punimet.
Ju duhet të na thoni:
- natyrën e punimeve që synoni të kryeni
- koordinatat hartografike, vendndodhjen gjeografike ose numrin e kadastrës së parcelës së prekur
- planin e vendndodhjes së punimeve të synuara
- datën që mendohet të fillojnë punimet
- të dhënat tuaja të kontaktit
Mund të nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes së kalimit për disa punime të planifikuara specifike që bien në zonën e pronësisë së kufizuar të gazsjellësit. Kjo vlen për projektet infrastrukturore që kalojnë nëpër gazsjellës si p.sh rrugë, autostrada, hekurudha, gazsjellës apo projekte të tjera infrastrukturore.
Të gjitha palët e treta duhet ta kontaktojnë TAP-in të paktën dy javë përpara fillimit të punimit për të kërkuar mbështetjen e një gjurmuesi tubacionesh. TAP-i do të sigurohet që objektet të jenë identifikuar dhe shënjuar si duhet, për të mbrojtur jo vetëm objektet dhe punonjësit e shoqërisë, por edhe publikun e mjedisin. Shënjimi i linjës së tubacionit mund të kryhet nga çdo person kompetent dhe i trajnuar.
Nëse konstatoni dëmtime apo se sinjalistika është hequr, ju lutemi telefononi në numrat e mësipërm (me tarifa standarde) nga e Hëna në të Premte, nga ora 09:00 deri në orën 17:00.