Mirëmbajtja
Gazsjellësi Trans Adriatik është ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë, duke përdorur materiale të cilësisë së lartë. Programi jonë i mirëmbajtjes gjatë periudhës së funksionimit përdor një sërë metodash monitorimi për lajmërimin e hershëm të çdo përkeqësimi apo dëmtimi.
Inspektimi dhe mirëmbajtja e gazsjellësit
Stafi i TAP-it mbikëqyr mirëmbajtjen e zakonshme, inspektimin dhe testimin e pajisjeve përgjatë të gjithë tubacionit dhe impianteve të tij. Kultura e TAP-it për sigurinë, besueshmërinë dhe angazhimin për të mbrojtur mjedisin kërkon sisteme të kujdesshme monitorimi, si ato për furnizimin me energji elektrike, sistemet e njoftimit të zjarrit dhe gazit, valvulat e izolimit dhe sistemi i sigurimit, ndër të tjera.
E drejta e kalimit e tubacionit patrullohet më këmbë, me mjete dhe nga ajri. Për më tepër, integriteti i tubacionit inspektohet me teknika ndërhyrëse dhe jo ndërhyrëse për të identifikuar çdo anomali të mundshme.
Bëhen matje të rregullta për të kontrolluar lëvizjet e tokës, ndryshimet gjeometrike dhe trashësinë e tubacionit apo dëmtime të veshjes.
Me qëllim shmangien e dëmtimit të gazsjellësit nga palë të treta, TAP-i organizon një fushatë parandalimi, edukimi dhe raportimi aktiv për pronarët e tokës dhe përdoruesit e tokës përgjatë gjurmës së gazsjellësit.
Riparimet
Në rast se nevojiten riparime, TAP-i ka hartuar një strategji gjithëpërfshirëse riparimesh. Janë krijuar programe përgjigjeje dhe procese të përshtatshme ndërhyrjeje për nivele të ndryshme incidentesh, deri tek ato më seriozët e mundshëm.
TAP-i ka gjithmonë në gatishmëri një ekip me aftësi tejet të zhvilluara, që është i gatshëm të trajtojë çdo incident të mundshëm.