Spring naar inhoud
Urgjencë

Shëndeti dhe siguria

Për TAP-in, siguria është vlera jonë themelore. Ne synojmë të arrijmë performancë të rangut botëror në shëndet dhe siguri dhe kemi si detyrë parësore të shmangim ose lehtësojmë të gjitha çështjet negative të shëndetit dhe sigurisë, që lidhen me funksionimin tonë në komunitetet tona pritëse dhe që ndikojnë forcën tonë punëtore e mjedisin.

Ne jemi të zotuar të ofrojmë kushte të sigurta dhe të shëndetshme pune, si dhe të informojmë, trajnojmë e këshillojmë punonjësit dhe personelin tonë lidhur me çështjet e shëndetit dhe sigurisë.

Ne punojmë sistematikisht për të kuptuar dhe administruar riskun, për të eliminuar rreziqet dhe për të përmirësuar proceset dhe procedurat tona. Pritshmëria jonë është zero incidente.

TAP-i ka hartuar tetë rregulla të arta për sigurinë, në përputhje me praktikën e mirë ndërkombëtare. Ato ndjekin veprimtaritë dhe risqet që zakonisht mund të sjellin dëmtime serioze apo dhe humbje jete, si për shembull puna në lartësi apo në vende të ngushta. Për secilën nga këto tetë veprimtari dhe risqe zbatohet një standard minimal.

Politika jonë e cilësisë, shëndetit, sigurisë dhe mjedisit (CSHSM) përcakton angazhimin tonë për të identifikuar, shmangur, minimizuar dhe lehtësuar të gjitha çështjet negative të CSHSM-së që lidhen me funksionimin tonë. Politika dhe parimet e saj zbatohen për të gjitha veprimtaritë tona dhe për të gjithë personelin dhe palët e treta që punojnë për TAP-in.

Kultura dhe trajnimi

Karakteri jonë ‘siguria e para me asnjë dëmtim’ drejtojnë të gjitha veprimtaritë tona. Ne përpiqemi fort të veprojmë në mënyrë etike dhe të përgjegjshme nga pikëpamja shoqërore, për të shmangur ndikime negative, për të përforcuar ato pozitive dhe për të dhënë kontribut për zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë pikëpamje, një kulturë efikase dhe proaktive SHSM-je është thelbësore dhe e mbështetur nga një program i plotë trajnimi. I gjithë personeli ka kualifikimet dhe trajnimin e nevojshëm për detyrat e tyre, dhe nevojat për trajnim vlerësohen rregullisht.

TAP-i ka një mjedis pune të sigurt dhe tërheqës, të karakterizuar nga respekti, besimi dhe bashkëpunimi. Ne nxisim pjesëmarrjen dhe konsultimin, komunikimin e ndërsjellë efikas, dhe i fuqizojmë të gjithë, në mënyrë që të jenë të përgjegjshëm për veprimet e tyre.

I gjithë personeli ka përgjegjësi të sigurojë që politika jonë CSHSHM të kuptohet dhe të zbatohet në të gjitha nivelet e organizatës.

Vlerat e TAP-it

Në Gazsjellësin Trans Adriatik besojmë se mënyra se si arrihen rezultatet është po aq e rëndësishme sa edhe vetë rezultatet. Kemi krijuar një kulturë korporate ku njerëzit tanë mund të zhvillohen dhe të punojnë së bashku si ekip në mënyrë efikase.
Lexo më shumë

Kultura e të nxënit të vazhdueshëm

Ne kemi krijuar një kulturë të “mësimeve të marra” përmes rrjeteve të shëndetit dhe sigurisë, ku shkëmbehen përvojat e përditshme dhe integrohen në operacionet tona. Individët nxiten të raportojnë të gjitha incidentet dhe thuajse incidentet. Incidentet hetohen për të identifikuar të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e ndodhisë së tyre.

Performanca e kontraktorëve dhe furnitorëve të TAP-it lidhur me shëndetin dhe sigurinë, monitorohet nga afër në çdo moment për të siguruar përmbushjen e detyrimeve tona.

I përmbahemi angazhimeve tona

Kultura jonë e "siguria e para" ndihmon në ndërgjegjësimin më të madh për sigurinë në mbarë organizatën. Kjo mendësi përqendrohet në administrimin e rreziqeve ndaj sigurisë që lidhen me funksionimin e një sistemi gazi me trysni të lartë.

Kultura "siguria e para" vë në dukje standardet e sigurisë sonë teknike dhe masat e përcaktuara për të menaxhuar riskun ndaj njerëzve, komuniteteve, mjedisit, si dhe detyrimet e TAP-it dhe reputacionin e shoqërisë.

Historiku jonë i shëndetit dhe sigurisë vërtetohet nga statistikat e mëposhtme:

  • më shumë se 6.000 vetë janë përfshirë në ndërtimin e gazsjellësit gjatë veprimtarive me ngarkesën më të madhe
  • janë kryer 50 orë pune dhe janë përshkuar më shumë se 136 milionë kilometra pa asnjë aksident madhor
  • frekuenca jonë e kohës së humbur për vitin 2019 ishte 0,21 (0,42 që prej fillimit), që e tejkalon pikësynimin tonë prej ≤ 0,60
  • frekuenca jonë e incidenteve të regjistruara gjithsej për vitin 2019 ishte 0,64 (1,43 që prej fillimit), që e tejkalon pikësynimin tonë prej ≤ 2,65