Siguria në afërsi të gazsjellësit
Gazsjellësi Trans Adriatik është një gazsjellës me presion të lartë që transporton gaz natyror, i ndërtuar sipas standardeve më të larta të sigurisë si prioritet absolut i TAP-it. TAP-i përdor metoda monitorimi 24/7 dhe kryen patrullime të rregullta të infrastrukturës përgjatë gjurmës së gazsjellësit për të ruajtur integritetin e tij dhe operuar në mënyrë të sigurt.
Partneritet me vendasit
Garantimi i sigurisë së gazsjellësit kërkon kontributin dhe bashkëpunimin e të gjithë personave që kryejnë aktivitete në afërsi të tij. Ka shumë rëndësi që vendasit të punojnë në mënyrë të sigurt rreth gazsjellësit. Nëse po planifikoni të kryeni punime në afërsi të gazsjellësit, do t’ju duhet të telefononi përpara se të gërmoni!
Si e garanton TAP-i sigurinë e operacioneve të gazsjellësit
- Përgjatë gazsjellësit, janë vendosur sinjalistika në intervale një-kilometërshe, që tregojnë distancën në plan horizontal nga boshti i gazsjellësit.
- Kontrollet, inspektimet dhe punimet për mirëmbajtjen mbështeten kryesisht në instrumente të avancuara, në bashkëpunim me kontraktorët e TAP.
- Çdo alarm apo incident që lidhet me operimin e gazsjellësit trajtohet në mënyrën e duhur.
Urgjencë
Kërkesat për pronarët dhe përdoruesit e tokës
Pronarët dhe përdoruesit e tokës duhet të respektojnë sa më poshtë vijon për të siguruar aksesin e pakushtëzuar të TAP në gazsjellës.
Në Zonën e Pronësisë së Kufizuar:
(4 metra në secilën anë të tubacionit të gazsjellësit, 4 + 4m ose 8m në total):
Pronarët dhe përdoruesit e tokave lejohen të:
- kullotin kafshët
- mbjellin dhe plehërojnë sipërfaqen
- kultivojnë bimë me rrënjë jo më të thella se 60 centimetra
- kontrollojnë bimët/bimësinë parazitare
Pronarët dhe përdoruesit e tokave NUK lejohen të:
- ndërtojnë në asnjë lloj mënyre
- kultivojnë bimë me rrënjë më të thella se 60 centimetra
- hapin ose shpojnë kanale dhe/ose puse
- instalojnë tuba nëntokë në thellësi më të madhe se 50 centimetra
- ndryshojnë morfologjinë e tokës në asnjë mënyrë (p.sh plugimi i thellë, gërmimi, hedhja e zhavorrit, krijimi i pellgjeve të ujit)
- ndërtojnë rrugë të reja.
Në Zonën e Ndërtimit të Kufizuar
(20 metra në secilën anë të tubacionit të gazsjellësit; 20 + 20m ose 40m në total)
Pronarët dhe përdoruesit e tokave NUK lejohen të:
- ndërtojnë në asnjë lloj mënyre
- instalojnë sisteme shkarkimi që mund të ndryshojnë morfologjinë e tokës.
Punimet në afërsi të gazsjellësit
Çdo punim i kryer në afërsi të gazsjellësit nga pronarët dhe përdoruesit e tokës, apo kontraktorët dhe organizata të tjera si p.sh ofrues vendas shërbimesh, duhen planifikuar dhe ekzekutuar me kujdes, në përputhje me kërkesat e sigurisë së TAP-it. Kjo vlen edhe për zonën e pronësisë së kufizuar të TAP-it, si dhe për zonën e ndërtimit të kufizuar.
TAP-i duhet të ketë një përfaqësues të tijin në terren për të monitoruar çdo punim përgjatë zonës së pronësisë së kufizuar të gazsjellësit, me qëllim që të sigurohet se të gjitha aktivitetet po ndërmerren në mënyrë të sigurt.
Çdokush që kryen punime në afërsi të gazsjellësit duhet të marrë masat e nevojshme lidhur me punimet, përfshi:
- identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve
- planifikimin efikas të punës
- kontaktimin e TAP-it për të siguruar gjurmimin, identifikimin dhe shënjimin e gazsjellësit
- kryerjen e gërmimeve në mënyrë të sigurt (asnjë gërmim mekanik nuk lejohet brenda zonës së pronësisë së kufizuar të gazsjellësit).
Gardhet
Gardhet mund të kalojnë mbi gazsjellës, por duhet të:
- jenë prej druri
- kenë thellësi ndërtimi më pak se 500 milimetra
- bien vetëm pingul me gardhin.
Gardhet që kalojnë mbi gazsjellës nuk duhet të:
- ndërtohen me beton ose tulla
- mos kenë shtylla gardhi apo shtylla të tjera që bien drejtpërdrejtë në boshtin e gazsjellësit
Gardhet mund të mos jenë paralel me boshtin e gazsjellësit dhe brenda katër metrave të boshtit të gazsjellësit.