Spring naar inhoud
Urgjencë

Testimet e tregut 2021

Testimet e tregut 2021

  • Faza e parë - jo detyruese

    Më 12 korrik 2021, TAP ftoi grupet e interesit dhe palët e interesuara të marrin pjesë në fazën jodetyruese të testimit të tregut 2021, duke kërkuar dokumentacion specifik sipas afateve kohore të përcaktuara. Lidhje me këto informacione, si dhe kodi i rrjetit për mekanizmat e shpërndarjes së kapacitetit, dhe procedurat për kapacitetet në rritje për Snam Rete Gas dhe DESFA, janë të disponueshme më poshtë.

    Kontakte të tjera të vlefshme:

    TAP pranoi indikacionet për kërkesë jodeyruese deri më 6 shtator 2021.

    Faza e vlerësimit të kërkesës së Testimit të Tregut 2021 përfundoi më 25 Tetor 2021 me publikimin e Raportit të Vlerësimit të Kërkesës, të përgatitur bashkërisht nga TAP, SRG dhe DESFA.

    Raporti është i disponueshëm më poshtë.

    Më 18 janar 2022, TAP, SRG dhe DESFA hapën një konsultim publik mbi projekt-propozimin, në përputhje me dispozitat e nenit 27 të Rregullores së Komisionit (EU) 2017/459 (Kodi i Rrjetit CAM) dhe duke iu përmbajtur udhëzimeve për Testimin e Tregut të TAP 2021. Konsultimi i përbashkët publik përfundoi në 18 mars 2022. Draft-propozimi i projektit për Testimin e Tregut 2021 është i disponueshëm më poshtë (kliko Faza e parë- Shkarkime).

    Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP AG), Snam Rete Gas (SRG) dhe DESFA, kanë paraqitur pranë Autoriteteve Kombëtare Rregullatore të Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, një Projekt Propozimi për një projekt për zgjerim të kapacitetit, në përputhje me Rregulloren (BE) 2017/459 (Kodi i Rrjetit CAM) – mund të gjeni dokumentin më poshtë nën kategorinë Faza e Parë- shkarkime.

  • Faza e parë - detyruese

    Deklaratë e përbashkët e TAP, SRG dhe DESFA për procesin e rritjes së kapaciteteve 2021

    Në vijim të interesit të shprehur gjatë konsultimit publik dhe të zhvillimeve të fundit në tregun e gazit, TAP, SRG dhe DESFA synojnë të propozojnë një Fazë të Parë Detyruese në Nëntor 2022 dhe, përfundimisht, një Fazë të Dytë Detyruese në2023, në mënyrë që të përfundojë shpërndarjen e të gjithë niveleve të ofertës. Detajet e mëtejshme do të publikohen në një kohë të dytë.

    Më 14 nëntor 2022, TAP, së bashku me SRG dhe DESFA, kanë hapur Fazën e parë Detyruese të Testit të Tregut 2021. Kjo filloi me Fazën e Informimit, të nisur më 14 nëntor, dhe vazhdoi në një hapësirë kohore për paraqitjen e Ofertave të Detyrueshme në Janar 2023. Ju lutem shikoni detajet mbi afatet kohore dhe procedurën për pjesëmarrjen në dokumentet e publikuara nën "Faza e dytë - shkarkime".

    Sqarim në lidhje me Projekt Propozimin e publikuar më 14 Nëntor 2022 (Project Proposal)

    Në vijim të pyetjeve të adresuara, TAP dëshiron të sqarojë se, në përputhje me parimet për Mekanizmat Alternativë të Alokimit sipas CAM NC, një Pjesëmarrës do të lejohet të kërkojë në ofertën e tij që e njëjta ofertë të jetë si parakusht që një Pjesëmarrësi tjetër t'i caktohet një sasi e barabartë e kapacitetit në një pikë tjetër hyrëse/dalëse.

    Në këtë rast, nëse dhe deri në masën që TAP-i zvogëlon kapacitetin e Pjesëmarrësit tjetër në përputhje me rregullat e alokimit në Propozimin e Projektit, TAP-i gjithashtu do të zvogëlojë kapacitetin e Pjesëmarrësit para-rendës.

    Për të shmangur dyshimin, ju lutemi vini re se TAP-i nuk do të marrë parasysh NPV-në e të dyja ofertave (më sipër) gjatë renditjes së ofertave gjatë vlerësimit të EVT-së, e cila, sipas Projekt Propozimit, është e mundur vetëm për një "Ofertë të lidhur" si specifikohet në Propozimin e Projektit, i cili kërkon që Ofertat e Lidhura të bëhen nga i njëjti Pjesëmarrës.

    Në vijim të pyetjeve të adresuara, TAP dëshiron të sqarojë se personat juridikë që i përkasin shoqërive të të njëjtit grup dhe rrjedhimisht mund të konsiderohen si pjesë e së njëjtës sipërmarrje biznesi për qëllimin e Projekt Propozimit (siç i është konfirmuar TAP-it nga vetë këto subjekte), mund të konsiderohen si i njëjti pjesëmarrës për qëllimin e dorëzimit të ofertave të lidhura siç parashikohet në Projekt Propozimin, me kusht që të dy këto subjekte të tregojnë në formularët e tyre të ofertës detyruese se dëshirojnë që ofertat e tyre të jenë oferta të lidhura me ofertën e subjektit tjetër.

    Në vijim të pyetjeve të adresuara, TAP dëshiron gjithashtu të sqarojë se kopjet fizike të Formularit Detyrues të Ofertës dhe të dokumentacionit shoqërues (siç renditen në dokumentacionin e testimit të tregut) mund t'i dërgohen TAP-it me postë ose korrier menjëherë pas përfundimit të dritares së paraqitjes së ofertës, por jo më vonë se data 25 janar 2023 (fundi i periudhës së vlerësimit të ofertave), me kusht që dorëzimi elektronik të jetë bërë brenda rregullave dhe në kohë. TAP-i rezervon të drejtën të refuzojë ofertat, nëse kopjet fizike të dorëzuara nuk janë në përputhje me ato elektronike.

    Rezultati i Fazës së Parë detyruese për procesin e rritjes së kapacitetit për TAP, SRG dhe DESFA.

    TAP, SRG dhe DESFA dëshirojnë të konfirmojnë se faza e parë detyruese e Testimit të Tregut per vitin 2021 ka përfunduar. Ofertat detyruese të dorëzuara gjatë hapësirës kohore për paraqitjen e ofertave kanë kaluar testet e qëndrueshmërisë ekonomike të TAP, SRG dhe DESFA.

    Bazuar në këtë, TAP do të vijojë me nivelin e parë të Zgjerimit, sipas Projekt Propozimit për Procesin e Rritjes së Kapacitetit 2021.

    Kapaciteti ndahet siç tregohet në tabelën e mëposhtme:

    Një fazë e dytë detyruese pritet të zhvillohet gjatë vitit 2023, për të mundësuar dorëzimin e ofertave detyruese deri në një Zgjerim të Plotë.

  • Faza e dytë - detyruese

    Njoftimi dhe përditësimet e përbashkëta TAP, SRG dhe DESFA mbi Testimet e Tregut 2021 dhe 2023

    Baar, 18 janar 2024

    Në përputhje me seksionin D.1 të Projekt Propozimit të TAP, SRG dhe DESFA për fazën e dytë detyruese të testimit të tregut 2021, të miratuar nga Entet Rregullatore Kombëtare Italiane, Greke dhe Shqiptare dhe të publikuar në tetor 2023, OST-të njoftojnë bashkërisht tregun që Testimit i Tregut 2021 është i mbyllur.

    OST-të konfirmojnë se ato po vijojnë me projektet përkatëse qe kerkohen për te vendosur në dispozicion të tregut kapacitetin ne rritje prej 1.2 bcm/vit, në përputhje me Fazën e parë Detyruese të Testimir të Tregut 2021, dhe në përputhje me angazhimet e marra.

    Ky hap i parë i zgjerimit përforcon rëndësinë e Korridorit Jugor të Gazit për sigurinë e furnizimit me energji të BE-së dhe hap rrugën për zgjerime të mëtejshme, i cili mund të arrihet përmes pjesëmarrjes në Testimet e ardhshme të Tregut.

    Për më tepër, TAP, SRG dhe DESFA kanë nisur Testimin e Tregut 2023 në korrik 2023, në përputhje me afatin kohor të CAM NC. Testimi i Tregut 2023 është ende në proces e siper. Ndaj, edhe OST-të hapin një dritare kohore për rishikimin e mundshëm për fazën jodetyruese të testimit të tregut 2023 midis 19 janarit dhe 2 shkurtit 2024 për të lejuar të gjitha palët e interesuara të paraqesin Indikacione të reja të Kërkesës Jodetyruese dhe/apo të rishikojnë ato të paraqitura tashmë në periudhën korrik-gusht 2023 gjatë fazës së vlerësimit të kërkesës së testimit të tregut 2023.

    Rishikimi i Indikatorëve të Kërkesës Jo Detyruese duhet të kryhet nëpërmjet dorëzimit të një Formulari individual të Rishikimit tek OST-ja përkatëse në adresën e email-it të specifikuar, si më poshtë:

    Dorëzimi i një Indikacioni të ri të Kërkesës Jo Detyruese tek OST-të përkatëse duhet të bëhet sipas detajeve procedurale të specifikuara në faqet e internetit të secilës OST, si më poshtë:

    Rishikimet e mësipërme dhe/ose propozimet e reja të Indikacioneve të Kërkesës Jodetyruese do të përfshihen nga OST-të në Raportin e përbashkët të Vlerësimit të Kërkesës për Procesin e Rritjes së Kapacitetit 2023 në publikimin vijues.

    Njoftim i përbashkët TAP, SRG dhe DESFA – 20 tetor 2023

    Sot, TAP, SRG dhe DESFA hapin Fazën e Dytë Detyruese të Testimit të Tregut 2021 (Procesi për rritjen graduale të kapacitetit) në përputhje me rregulloren e Projekt Propozimit përkatës, të miratuar nga Entet Rregullatore Kombëtare të Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

    Kjo Fazë Detyruese fillon me një Fazë Informuese (20 tetor- 15 dhjetor 2023) dhe vijon me një Fazë Ofertuese Detyruese (16 dhjetor 2023- 31 janar 2024).

    I gjithë dokumentacioni dhe informacioni i nevojshëm janë publikuar më poshtë në kategorinë “Faza e Dytë Deyruese- Shkarkime”.

Informacioni dhe raportet e testimit të tregut 2021

Projekt Propozim i TAP, SRG dhe DESFA- aplikim për aprovim nga NRA

Shkarko PDF

Projekt- Propozim për Procesin e Kapacitetit në Rritje 2021

Shkarko PDF

Raport Vlerësimi i Kërkesës për Testimin e Tregut 2021

Shkarko PDF

Udhëzime mbi Testimin e Tregut 2021

Shkarko PDF

Njoftim mbi fazën jo detyruese dhe dokumentacioni mbështetës

Shkarko PDF

Marrëveshje për Transportin e Gazit Natyror për Testimin e Tregut 2021

Shkarko PDF

Përshkrim Teknik i Sistemit të Transportit të TAP për Testimin e Tregut 2021

Shkarko

Harta e Përgjithshme e TAP për Testimin e Tregut 2021

Shkarko PDF

Pasqyra e kapacitetit të TAP për Testimin e Tregut 2021

Shkarko PDF

Opinioni i Përbashkët Përfundimtar

Shkarko PDF

Programi i Përputhshmërisë Ligjore

Shkarko PDF

Kodi i Tarifave i TAP-it

Shkarko PDF

Projekt Propozimi i miratuar nga Autoritetet Rregullatorë Kombëtarë

Shkarko PDF

Njoftim i Përbashkët i TAP, SRG dhe DESFA

Shkarko PDF

Njoftimi i TAP mbi Fazën Detyruese

Shkarko PDF

Aneksi I - Formular i Regjistrimit për Fazën Detyruese

Shkarko PDF

Ankesi II - Marrëveshje Konfidencialiteti

Shkarko PDF

Aneksi III - Formulari i Ofertimit Detyrues

Shkarko PDF

Aneksi IV - Formati i Garancisë së Ofertës

Shkarko PDF

Ankesi V - Formati i Garancisë Post Ofertimit

Shkarko PDF

Aneksi VI - Formulari i Ofertave Margjnale të barazvlefshme

Shkarko PDF

Aneksi VII - Konfirmimi i Transportit

Shkarko PDF

Aneksi VII - Rregullat dhe Kushtet e Përgjithshme

Shkarko PDF

Project Proposal of TAP, SRG and DESFA for the 2021 Incremental Capacity Process 2nd Binding Phase - submitted to NRAs

Shkarko PDF

Joint Notice of TAP SRG and DESFA for the second Binding Phase of the 2021 Market Test

Shkarko PDF

TAP’s Binding Phase Notice for the second Binding Phase of the 2021 Market Test

Shkarko PDF

Annex I Registration Form to the second Binding Phase of the 2021 Market Test

Shkarko PDF

Annex II Confidentiality Agreement

Shkarko PDF

Annex III Binding Bid Form

Shkarko PDF

Annex IV Bid Guarantee template

Shkarko PDF

Annex V Post-Bid Guarantee template

Shkarko PDF

Annex VI Equal Marginal Bids Binding Bid Form

Shkarko PDF

Annex VII Transportation Confirmation for the second Binding Phase of the 2021 Market Test

Shkarko PDF

Annex VII General Terms and Conditions for the 2021 Market Test

Shkarko PDF