Kjo faqe interneti përdor cookies për të siguruar funksionalitetin e sajtit (cookies funksionale). Për më tepër, për sa kohë që ju jepni pëlqimin tuaj këtu, kjo faqe interneti do të përdorë gjithashtu cookie që:
të personalizojmë përmbajtjen dhe reklamat;
të ofrojmë veçori të mediave sociale dhe të analizojmë trafikun tonë (cookies për marketing);
të ndjamë informacionin se si e përdorni faqen tonë me analitikën e faqes sonë të internetit dhe partnerët e mediave sociale, të cilët mund t'a kombinojnë këtë me informacione të tjera që ju i keni dhënë atyre ose që ata kanë mbledhur nga përdorimi juaj i shërbimit (cookies analitike).
Duke klikuar mbi "Menaxho preferencat" ju mund të shihni opsionet dhe të menaxhoni preferencat tuaja dhe duke klikuar "Ruaj preferencat" ju ruani preferencat e cookies.
Duke klikuar mbi "Lejo të gjitha cookies", të gjithë cookies do të pranohen. Duke klikuar mbi "Refuzo cookies analitike dhe për marketing", vetëm cookies funksionale do të aprovohen. Politika jonë e privatësisë së cookies mund të shihet
{këtu} Njoftimi ynë për privatësinë e cookies mund të shihet këtu
Me miratimin e të gjithë cookies ju gjithashtu jepni pëlqimin tuaj për të lejuar cookies analitike dhe për marketing
Duke refuzuar këto cookies, vizita juaj nuk do të matet në statistikat tona. Gjithashtu, ju nuk do të mund të luani video ne Vimeo dhe YouTube.
Gazsjellësi Trans Adriatik është i përkushtuar të konservojë biodiversitetin. Objektivi jonë është të rikthejmë dhe në të gjitha rastet e mundshme të përmirësojmë biodiversitetin përgjatë gjurmës së gazsjellësit.
Përpara ndërtimit të gazsjellësit, TAP-i krijoi dhe zbatoi një kuadër rigoroz për menaxhimin e biodiversitetit, me qëllim nxitjen e shmangies së ndikimeve në biodiversitet. Sistemi jonë i menaxhimit të biodiversitetit identifikon tiparet e ndjeshme të biodiversitetit dhe hartoi kërkesa për lehtësimin dhe monitorimin për secilin tipar, bazuar në një hierarki të përgjithshme lehtësimi.
Në ato raste kur shmangia nuk është e mundur, ne kemi zbatuar masa shtesë për të pakësuar, lehtësuar apo kundërpeshuar ndikimet negative.
TAP-i angazhoi ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë për kryerjen e anketimeve mjedisore dhe sociale bazë në mbështetje të Vlerësimeve të Ndikimit Social dhe Mjedisor (VNMS-të) e ndërmarra në tre vendet pritëse. Pas miratimit të VNMS-ve, TAP-i kreu anketime të tjera shtesë për të qenë në përputhje me kushtet e miratimit dhe qeverisjen e TAP-it.
Speciet të cilat TAP ka mbrojtur gjatë fazës së ndërtimit.
Studimet e detajuara
Ekipet tona kryen studime për të përmbushur angazhimet e ndërmarra në VNMS-të dhe nga qeverisja e TAP-it, si anketime për të konfirmuar speciet endemike të peshqve në rrjedhat ujore përgjatë gjurmës së tubacionit. Anketimet në pjesën detare në ujërat italiane dhe shqiptare siguruan informacion të mëtejshëm për habitatet detare.
Studime të tjera u ndërmorën për të siguruar të dhëna shtesë me qëllim përditësimin dhe pasurimin e të dhënave të VNMS-ve ose për të plotësuar boshllëqet e identifikuara në bazën fillestare ekzistuese. Për shembull, ne kryem anketime në momentin e duhur të vitit për të konfirmuar ndjeshmëritë sezonale apo hapësinore.
Në ato raste kur u identifikuan ndjeshmëri shtesë, TAP-i vuri në zbatim masa lehtësuese shtesë të propozuara nga ekspertët e specieve që po kryenin studimet. Masat përfshinin përshtatjen e teknikave dhe afateve të ndërtimit për të minimizuar ndikimin mbi speciet e ndjeshme.
Hierarkia e lehtësimit për biodiversitetin e TAP-it
TAP-i ka zbatuar një proces rigoroz për të përzgjedhur gjurmën e tubacionit me qëllim sigurimin e shmangies së zonave me ndjeshmëri biodiversiteti në të gjitha rastet e mundshme.
Ekipet e ndërtimit e arritën këtë duke devijuar gjurmën përreth zonave me vlerë të lartë biodiversiteti ose duke krijuar tunele nën tiparet e ndjeshme, si lumenjtë apo ligatinat.
Për shembull:
Në Shqipëri, u kryen kryqëzime pa kanale në dhjetë rrjedha ujore, për të shmangur ndikimin mbi popullatën evropiane të vidrës në Lumin Osum. Suksesi i kësaj strategjie shmangieje vërtetohet nga prania e vazhdueshme e vidrës në të gjitha kryqëzimet.
Korridori breglumor i Lumit Aliakmonas në Greqi është identifikuar si habitat me rëndësi për mishngrënësit e mëdhenj, speciet ujore dhe habitatet e ndjeshme të brigjeve. Ndërtimi duke përdorur teknikën pa kanale, mundësoi shmangien e të gjitha ndikimeve mbi habitatet natyrore. Pas ndërtimit, ka ende prani të mishngrënësve të mëdhenj përgjatë gjithë lumit, çka thekson suksesin e kësaj strategjie shmangieje.
Në Itali, ekipet tona hapën një tunel nën habitate të rëndësishme si ligatina dhe pyje lisi për të shmangur ndikimet.
TAP-i do të vijojë të monitorojë këto zona gjatë të gjithë jetëgjatësisë së tubacionit.
Në ato raste kur një pjesë e ndikimeve nuk mund të shmangeshin, u bënë përpjekje për t’i minimizuar ato përmes strategjive të lehtësimit. Këto kanë përfshirë zbatimin e kufizimeve sezonale të punës për të reduktuar ndikimin në ciklin e jetës të specieve të veçanta të faunës, reduktimin e gjerësisë së punimeve në masën madhe të mundshme përgjatë habitateve natyrore të identifikuara ose zhvendosjen apo monitorimin e florës së ndjeshme për të siguruar që veprimtaritë e punës të mos ndikojnë negativisht te to.
Për shembull:
Në Shqipëri u zbatuan kufizime sezonale punimesh gjatë periudhës së shumimit të çakallit. Anketimet pas ndërtimit tregojnë se popullata vijon të ketë ecuri shumë të mirë në ato zona.
Përpara ndërtimit, zambaku shqiptar i rrallë u identifikua në një zonë në afërsi të punimeve të planifikuara. Këto bimë u monitoruan gjatë gjithë fazës së ndërtimit për të siguruar që nuk kishte ndikim të drejtpërdrejtë.
TAP-i zbatoi kufizime sezonale pune në një sërë zonash në Greqi gjatë sezoneve të shumimit të ujkut dhe ariut të murrmë. Anketimet pas ndërtimit tregojnë se popullatat e këtyre mishngrënësve të mëdhenj vijojnë të ketë ecuri shumë të mirë në ato zona.
Në Greqi u morën fara nga tre specie bimësh endemike dhe u ruajtën në kushte laboratorike. Ato do të përdoret për të rikthyer popullatën në kushtet para ndërtimit, nëse gjatë jetëgjatësisë së gazsjellësit vihen re ndikime të tjera.
TAP-i është i angazhuar të rikthejë në gjendje fillestare bimësinë përgjatë të drejtës së kalimit të gazsjellësit sa më shpejt dhe sa më shumë të jetë e mundur në nivelin e kushteve origjinale, përbërjes dhe dendësisë fillestare. I vetmi përjashtim nga kjo, bëhet përgjatë korridorit me gjerësi 8 metra të mbrojtjes së tubacionit, ku për arsye sigurie dhe funksionimi nuk mund të mbillen pemë me rrënjë të thella.
Ripyllëzimi do të kryhet për pyjet që ekzistonin në të drejtën e kalimit të tubacionit përpara ndërtimit. TAP-i është i angazhuar të zëvendësojë me sukses çdo pemë të prerë gjatë ndërtimit. Megjithatë, jo të gjitha pemët do të rivendosen në vendin nga ku janë hequr, për shkak të kufizimeve në korridorin mbrojtës të tubacionit.
Të gjitha proceset e rivendosjes së bimësisë monitorohen rregullisht dhe progresi vlerësohet bazuar në një sërë synimesh të rëna dakord më parë. Këto përfshijnë prova të prekshme që angazhimet mjedisore dhe sociale të TAP-it dhe masat e tij lehtësuese po përmbushen. Do të monitorohet gjithashtu rikthimi në gjendje fillestare i bimësisë me një dendësi dhe diversitet të ngjashëm me atë para ndërtimit.
Të gjitha punimet e ripyllëzimit kanë gjetur dakordësinë dhe po monitorohen nga autoritetet përkatëse pyjore. Programi afatgjatë i restaurimit biologjik i TAP-it do të ketë të njëjtin sukses si veprimet tona gjatë periudhës së funksionimit të gazsjellësit, për t’u siguruar që nuk ka humbje neto në biodiversitet.
Për shembull:
Në Shqipëri do të rimbillen më shumë se 250.000 pemë në vendndodhjet e rikthyera në gjendjen fillestare të tubacionit dhe në ato jashtë kantiereve për të siguruar që nuk ka pakësim të sipërfaqeve të pyllëzuara. Fidanët e pishës së zezë janë rritur nga fara vendase dhe kontraktorë specializuar të punësuar për veprimtaritë e ripyllëzimit.
Më shumë se 700.000 pemë dhe bimë do të rimbillen në vendndodhje të ndryshme në Greqi për të siguruar që të mos ketë pakësim të zonave të pyllëzuara. Në pyllin e Loutros janë mbjellë me kujdes fidanë pishash nga kontraktorë të specializuar duke përdorur procedura të caktuara.
Falë zbatimit të suksesshëm të hierarkisë së lehtësimit, në Itali nuk janë ndikuar habitate natyrore pyjore, si rezultat edhe i përdorimit të teknikës së punimeve pa kanale.
Në disa raste, ndikimet kanë qenë të pashmangshme. Në këto raste, TAP-i po përdor kundërpeshimin e biodiversitetit për të kompensuar humbjen në vlerat e biodiversitetit.
Është hartuar një strategji kundërpeshimi për të trajtuar të gjitha ndikimet e mbetura mbi biodiversitetin, duke u përqendruar tek speciet dhe habitatet që janë identifikuar si habitate me tipare biodiversiteti me përparësi apo habitate kritike. Kundërpeshimi i biodiversitetit do të zbatohet gjatë viteve në vijim dhe do të monitorohet gjatë gjithë funksionimit, për të siguruar që TAP-i të përmbushë angazhimin e vet për asnjë humbje në biodiversitet.