Investimet sociale dhe mjedisore në Greqi
Gazsjellësi Trans Adriatik mbështet një sërë projektesh investimi social dhe mjedisor të përshtatur për Greqinë.
TAP-i vijon të zhvillojë dialog të vazhdueshëm me komunitetet vendore, si dhe autoritetet qendrore, rajonale dhe bashkiake në Greqi, për të hartuar Projekte të Investimeve Sociale dhe Mjedisore (SEI) për të cilat është rënë dakord midis palëve dhe që mbështesin përparësitë e zhvillimit të të tre rajoneve që përshkon tubacioni: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore dhe Maqedonia Lindore - Traka.
Programi SEI i TAP-it në Greqi arrin në vlerën e 32 milionë Eurove.
Fushat me përparësi për investime përfshijnë:
- Adresimin e nevojave sociale: kontribute në natyrë për të trajtuar problemet socio-ekonomike.
- Infrastrukturën: mbështetje për rajonet dhe bashkitë për zbatimin e nismave që lidhen me infrastrukturën dhe që synojnë të përmirësojnë cilësinë vendore të jetës.
- Ngritjen e kapaciteteve: nisma afatmesme dhe afatgjata në fusha si prodhimi bujqësor dhe energjia.
Disa nga këto projekte zbatohen në bashkëpunim me partnerët tanë të zbatimit në Greqi.
Projekte të rëndësishme
Në Greqi janë zbatuar një sërë projektesh sociale dhe mjedisore përmes programit SEI të TAP-it, përfshirë:
- Projekti DESTINACION, SIGURI, në lidhje me dhurimin e mjeteve të shërbimit. Deri më sot, TAP i ka dorëzuar autoriteteve të institucioneve përgjegjëse në nivel rajonal dhe në nivel bashkie në zonat pergjatë gjurmës së tubacionit 104 mjete të tilla: 32 ishin ambulanca dhe 1 ambulancë bariatrike, 17 kamionë për mbetje dhe makina fshirëse për rrugët, 19 automjete pyjore, 15 borëpastruese dhe 20 automjete me shume perrdorime.
- Projekti TOKË E BEGATË, një nismë që ndërthur mbështetjen e projekteve arsimore dhe bioteknologjike, me qëllim përmirësimin e rritjes, tregtimit dhe shitjes së produkteve bujqësore të prodhuara në vend.
- Projekti VEPRA QË FRYMEZOJNËnë lidhje me ndërtimin, rikonstruksionin ose përmirësimin e infrastrukturës lokale, si rikonstruksionii i këndeve të lojërave në bashkitë Komotini dhe Prosotsani (Trako- Maqedonia Lindore), Halkidona, Skydra dhe Pella (Maqedonia Qendrore), Kastoria dhe Eordaia (Maqedonia Perëndimore); riparimi i një pjese të rrjetit të ujitjes në zonën e Peplos-it në Aleksandrupolis (Trako- Maqedonia Lindore); rinovimi i rrugës Dorilaiou në sheshin qëndror të Serres dhe asfaltimi i rrugëve rurale në bashkinë Serres.
- Nismat e TAP-it në fushën e edukimit në Greqi, për mbështetjen e ofruar për dy programe Master në fushën e energjisë të zhvilluar nga Universiteti i Maqedonisë Perëndimore; një program trajnimi për zhvillimin e kapaciteteve lidhur me gazin natyror i zhvilluar nga Universiteti Ndërkombëtar Helen; si dhe seminare për sigurinë rrugore të ofruara për studentët.
- Nismat e TAP-it në fushën e çështjeve sociale në Greqi, në lidhje me kontributin dhe donacionet materiale për shërbimet bashkiake, OJQ-të dhe shoqatat që mbështesin grupet vulnerabël, në bashkëpunim me partnerin zbatues të TAP-it në Greqi, “Rrjeti i Solidaritetit dhe Asistencës Sociale”.
- Nismat mjedisore të TAP-it në Greqi, duke përfshirë financimin e Studimeve të Menaxhimit të Pyjeve në dobi të tre bashkive në Maqedoninë Perëndimore (5 për Nestorio, 4 për Kastoria dhe 1 për Argos Orestiko); dhurimi i koshave të plehrave për bashkitë përgjatë gjurmës së gazsjellësit; si dhe dhurimi i pajisjeve për shoqatat mjedisore vendase. TAP gjithashtu financoi plotësisht ndërtimin e pesë parqeve fotovoltaike (PV) në Bashkinë e Kastorias (Maqedonia Perëndimore, Greqi).
- Mbështetja e TAP-it nëpërmjet dhurimeve të pajisjeve për shërbimet e Shëndetësisë, të Emergjencave dhe të Shpëtimit në Greqinë Veriore.
Programi Bujqësor “Tokë e Begatë”
Nisma bujqësore “Tokë e Begatë / Mbështetje për Edukimin Agro-Ushqimor ” përqendrohet në tre Prefekturat e Greqisë së Veriut të Përshkuara nga TAP-i. Investimi arrin në rreth 1 milion Euro për veprimtari edukative dhe bio-teknologjike me synim mbështetjen e kultivimit, tregtimit, dhe shitjes së produkteve agro-ushqimore të veçanta të prodhuara në zonë. Këto produkte përfshijnë mjaltin dhe produktet nga bletët, ullinjtë dhe vajin e ullirit, bimët medicinale dhe aromatike, bathët, frutat, petimezin (melasë kallam sheqeri), specin, produktet blegtorale.
TAP-i kujdeset për grupet e cenueshme, siç është edhe rasti i fëmijëve të shtruar në Spitalin Sismanogleio në Komotini. TAP-i financoi kostot për rinovimin e Klinikës Pediatrike të spitalit dhe dhuroi pajisjet mjekësore, si dhe shtretërit, karriget, divanet, bibliotekat, dollapët, pajisjet e kuzhinës, etj. Për fëmijët. Klinika Pediatrike është tashmë një vend i bukur dhe miqësor për fëmijët dhe personelin që punon në kushte të përmirësuara. Dhurimi u krye në bashkëpunim me Rrjetin e Solidaritetit Shoqëror (NSS).
Në verën e vitit 2017, TAP-i ndihmoi në ndërtimin e një rampe, për të lehtësuar aksesin në plazh për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK) dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për banorët e qytetit të Avdirës. Për më tepër, TAP-i ofroi pajisje për pastrimin e bregut të detit përreth dhe përmirësimin e menaxhimit mjedisor të zonës. Investimi u zbatua nëpërmjet partnerit të TAP-it, Rrjeti i Solidaritetit Shoqëror, dhe arriti vlerën e më shumë se 100,000€.
Gjatë periudhës maj 2016-mars 2017, TAP-i mbështeti një program për Seminaret mbi Sigurinë Rrugore, ku morën pjesë mbi 25,000 nxënës të shollave nëntëvjeçare dhe të mesme nga të gjitha rajonet e Greqisë Veriore ku kalon gazsjellësi: Maqedonia Perëndimore, Maqedonia Qendrore dhe Maqedonia Lindore-Trakë. Siguria është përparësia numër 1 e TAP-it dhe duke mbështetur këtë projekt, TAP-i nxit praktikën jetike të sigurisë rrugore që në moshë të hershme.